Shembull në Universitetin e Firences: Në Parlamentin italian tunden diploma të blera në Shqipëri

November 23, 2015 21:36

Shembull në Universitetin e Firences: Në Parlamentin italian tunden diploma të blera në Shqipëri

Korrupsioni me diplomat universitare në Shqipëri është bërë një shembull i keq për t’u shpjeguar në universitetet italiane.

Kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone duke folur me studentët e Universitetit të Firences ka marrë si shembull Shqipërinë dhe korrupsionin në universitete tona.

Sipas tij, ka politikanë italianë që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë blerë diplomat. Cantone thotë se këta njerëz “duhet të çohen në qeli me forcën e ligjit”.

“Kujtoj gjithmonë – ka shpjeguar Cantone – kur në parlament tundeshin diploma nga njerëz të cilët disa vite më parë kishin shkuar në Shqipëri dhe kishin blerë diploma. Kishte edhe nga ata që hidhnin monedha, por ne e pamë se çfarë fundi kishin”.

November 23, 2015 21:36
Komento

5 Komente

  1. Strazimiri floket me xhele. November 23, 22:00

    Keto “Universitetet” Kioska ato qe mbylli Rama dhe ka edhe te tjera qe kane pune ne shitje diplomash, paskan bere kerdine edhe jashte Shqiperise. Do zoti qe italianet te mos kene marre diploma Ekonomisti se eshte i sigurt debimi i tyre nga BE pas disa vitesh, ku si ekonomi do t’ua kalojme dhe ne. Po te kene marre diploma Juridiku qe shiten me kile nuk ka problem, se sistemi i Drejtesise italiane ka kohe qe ka pjerdhur, per te denuar nje hajdut ordiner gjyqi vazhdon mbi 10 vjet, ata na mesuan edhe Politikanet dhe Shtetaret tane se si te lidhen dhe te bashkepunojne me krimin dhe MAFIAN.

    Reply to this comment
  2. Aqo November 23, 22:30

    Dmth jane “diplomuar” tek Kristali I baltosur prandaj veprojne njlloje me drejte sine tone te Plepave. 3-6 muajore.

    Reply to this comment
  3. Z/Kallami November 24, 01:06

    Kjo asht e drejt nga te drejtat e njeriut te komitetit te Helsinkit.Biznes ec perpara ke te ardhmen.

    Reply to this comment
  4. Fatmir Lohja November 24, 08:24

    Sa shqetesim me sjell ky lajm.

    Reply to this comment
  5. ne emer te popullit November 24, 11:41

    C fare behet ketu ne Shqiperi,vetem lajme gazetash vijne nga e gjuith bota per korupsionin ne arsimin e larte duke dhene diploma fallco edhe shtetasve te huaj palere shqiptaret jane bere te gfjith me diploma duke mos mbaruar as shkollen 8 vjecare.Pse nuk verifikohen te gjith personat qe kane qysh nga viti 1992,te cilet kane punuar dhe jetuar ne emigracin,pa ardhue asnje here ne Shqiperi dhe kane mbaruar unversitetin ketu duke marr diploma sidomos ne ekonomi dhe drejtesi.Psenuk eshtre denuar asnje nga drejtuesit e universiteteve,qe kane leshuar diploma fallco.Fjale,fjale dhe vetem fjale pa fund,pushoni se na nxite jete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*