Kreu i antimafias italiane: Mafia shqiptare ka krijuar lidhje me politikën dhe policinë

February 26, 2018 10:09

Kreu i antimafias italiane: Mafia shqiptare ka krijuar lidhje me politikën dhe policinë

Prokurori italian i Antimafias Federico Cafiero De Raho ka bërë deklarata të forta nga Tirana pas takimeve që zhvilloi me ministrin e Brendshëm dhe me Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme.

Duke folur për gazetarët, Prokurori i Antimafias u shpreh se mafia shqiptare është forcuar dhe ka krijuar lidhje me politikën dhe policinë, duke sjellë shembullin e Italisë.

Edhe mafia në Shqipëri ka arritur të penetrojë në nivele të territorit shqiptar që futen ne ekonominë legale dhe kanë lidhje me politikën. Mafia shqiptare mund të ketë pushtuar institucione, përfshirë policinë. Duhet t’i luftojmë këto organizata dhe të gjejmë subjektet e duhura dhe eksperiencën që kemi marrë nga aktiviteti i gjyqësorit”, u shpreh Federico Cafiero De Raho.

Edhe në territorin italian, organizatat kriminale shqiptare po bashkëpunojnë me grupe mafioze italiane në trafikun e drogës, theksoi prokurori italian, duke shtuar se së fundmi është rritur ndjeshëm përfshirja e shqiptarëve në trafikun e kokainës.

Grupet kriminale në Shqipëri po bëjnë aleancë me grupet në Itali. Shqetësohemi së tepërmi për trafikun e kokainës. Grupet kriminale janë të pranishme jo vetëm në bregdetin Jon dhe zonën e Kalabrisë, por edhe në pjesën veriore të Italisë, në detin Adriatik. Sikur e kam thënë, po krijohen aleanca mes grupeve kriminale. Kemi zhvilluar hetime të përbashkëta dhe kemi vlerësuar rezultatet për hetimet e përbashkëta. Kemi bërë hetime domethënëse, që evidentojnë bashkëpunimin që kemi pasur me Shqipërinë”, tha ai.

Prokurori i Antimafias u pyet edhe për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u shpreh: “Bashkëpunojmë me ata që kanë në objekt të punës luftën kundër krimin e organizuar. Ne kemi një rregull, zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar të çdo niveli, pavarësisht nga statusi politik apo shoqëror. Në Itali hetohet kushdo”, u shpreh kreu i antimafias.

Ndësa Ministri i Brendshëm,  një postim në Twitter shprehet se me Prokurorin italian të antimafias është diskutuar për goditjen e krimit dhe grupeve kriminale.

Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia, De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij. Diskutim profesional e i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar.

Me Prokurorin italian Antimafia, De Raho, diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale”, shkruan Xhafaj.

l.h/ dita

February 26, 2018 10:09
Komento

7 Komente

  1. Mulo February 26, 11:05

    Kane filluar te na shikojn si vend bashkepunues dhe jo me vend trafikant. Kjo do te thot qe gjerat kane ndryshuar per Shqiperine.

    Reply to this comment
  2. Mesut February 26, 11:07

    Nuk te ndihmojn kot keta italianet por shikojne qe ti po ben reforma, vendi ka ndryshuar edhe te japin ndihme.

    Reply to this comment
  3. Mane February 26, 11:14

    Ju ndjek nga televizori cdo dite , ktu ne Itali ka ndryshuar komplet klima kur flitet per shqiperine. Bravo Shqiperia.

    Reply to this comment
  4. Adih February 26, 13:33

    Faleminderit prokurorit Italian ,kur deklaron, dhe ne populli i ndershem ,prej kohesh e dinim dhe e perjetonim :: :

    MAFJA SHQIPTARE KA LIDHJE ME SHTETIN DHE ME POLICINE : e thene qarte e sakte .
    E dinim si dreita e diellit prej kohesh e dekadash ,kete realitet te frikshem ,e brutal ,ku cdo dite mafja ,me kujdesin me te madh , ndertohej me kreshento ,por rendesi ka se punet po shkojne mire dhe interesi ,dhe e ardhmja pozitive ,per te miren e popullit te pa perkrahur Shqiptar, tani do filloje , eshte pune javesh .

    Reply to this comment
  5. I pandehuri February 26, 18:07

    Po mafia italiane? A nuk është edhe ajo lidhur me poltikën, dhe segmente te caktuara te shtetit, si sherbimet sekrete apo te tjera? Lidhja e krimit me politikën ekziston ne çdo vend te botës…..problemi është nëse shteti ka vullnetin te luftoje apo të bashkjetojë!

    Reply to this comment
  6. mirel February 26, 18:20

    Ai e thote hapur mafia ja lidhje me shtetin, Xhafa poston takime te suksesshme.
    Keta e shpikin suksesin aty ku gelon krimbi me i madh. Krimi shteteror i organizuar nga Mafia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*