Vettingu, kreu i Apelit për Krime të Rënda, probleme me pasurinë

April 2, 2019 13:50

Vettingu, kreu i Apelit për Krime të Rënda, probleme me pasurinë

Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Petku është paraqitur pa avokat mbrojtës në seance ku po gjykohet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Sipas raportit të ILDKPKI, KPK deklaron se Petku ka bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27 milionë lekë. Burimi kryesor i të ardhurave vjen nga paga si gjyqtar me 67%, ndërkohë që të ardhurat nga qiratë zënë 25% të totalit. Familja Petku ka siguruar të ardhura më të vogla nga aktiviteti privat i djalit apo pagat e familjarëve të tjerë.

Gjyqtari Petku deklaron se ka përfituar si trashëgimtar i babait të tij ¼ e një trualli dhe një shtëpie banimi 3-katëshe +papafingo në Tiranë, të ndërtuar në vitet 1994-1995 dhe në proces legalizimi pranë ALUIZNI-t.

Përmes trashëgimisë ai ka përfituar gjithashtu pjesë takuese në 6 mijë m2 truall pranë fshatit SOS në Tiranë si dhe në tre shtëpi banimi 2-katëshe secila, sërish në proces legalizimi si dhe ¼ e 16 mijë metrave katrorë tokë të ndodhur në ish-komunën Vaqarr në Tiranë.

Për gati 10 mijë metra katrorë të tokës së trashëguar, subjekti deklaron se është blerë në vitet 1996-1997, por nuk disponon aktet e shitblerjes së saj. Vlera e pjesshme e deklaruar për pronat e fituara përmes trashëgimisë është rreth 11 milionë lekë.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është blerja përmes kredive financiare e pesë makinave gjatë periudhës 2003-2017. Tre prej makinave janë blerë në emër të gjyqtarit Petku dhe dy të tjera në emër të djalit të tij.

Ndërkohë, Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Petku është një ndër gjyqtarët që shqyrtoi në apel çështjen për Saimir Tahirin.

o.j/dita

April 2, 2019 13:50
Komento

10 Komente

  1. blerja përmes kredive financiare e pesë makinave gjatë periudhës 2003-2017 April 2, 14:11

    Petku është një ndër gjyqtarët që shqyrtoi në apel çështjen për Saimir Tahirin.

    Fije qe duhen Pritur !

    Reply to this comment
  2. H April 2, 14:16

    Hajdut me damkë. Gijotina gati.

    Reply to this comment
  3. Astriti April 2, 14:33

    Sekuestrim i menjehershem i pasurise, ndryshe gjithcka do te jete pordhe me rigon.

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri April 2, 14:43

    Per prokuoret,gjyqtaret edhe policet,veting,per kryehajdutet,politikanet,jo!Ne krye te Qeverise,mafiozi drogaxhi D’Ramë Escobari,qe ka vjedhur 100 here me shume se te gjith te korruptuarit qe se kalojn vetingun marre sebashku,megjithate vazhdon te pellasë ne kongrese per zagaret e tij qe e ndjekin pas!

    Reply to this comment
    • J April 2, 15:20

      Do vijë edhe dita e sali malokut mo u mërzit zoti zigur. Pastaj edhe gjithë tjerët. Nëse Rama ka vjedhur edhe ai në burg. Do shohim. Por që sali maloku erdhi nga shpella me trajse me lëkurë dhie dhe u bë miljarder e di gjithë populli.

      Reply to this comment
  5. Adih April 2, 14:59

    Astriti @… Mos kij merak eshte faza tjeter e sekuestrimeve ,per te gjithe keta bandite pa moral e budallenj se bashku.
    Sa turp eshte edhe kryetar i krimeve te renda kjo monster para historike.

    Reply to this comment
  6. Vetingu April 2, 20:11

    Thjesht fare sikur te vendosesh nje lajmerim qe te gjithe personat qe kane paguar leke nen dore tek epileptiku Petku do ti kthehen. Vendosni oren daten dhe vendin dhe do habiteni se do te shikoni shume njerez sikur po bene proteste Luli me Monen.

    Reply to this comment
  7. mirel April 2, 20:48

    Ky eshte kreu i Apelit te krimeve te renda
    Kriminel vete, merreni me mend cmund te jene te tjeret

    Reply to this comment
  8. Full of shit April 2, 21:35

    Mos mor se eshte burre i ndershem,e kane marre ne qafe hajdutet te shkretin,e ka zemren flori po ja mushe qerren

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim