Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni quan psikopatë ata që e kanë përgjuar

March 31, 2015 20:25

Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni quan psikopatë ata që e kanë përgjuar

Jehona e madhe që ka kapluar skandalin e përgjimeve, sidomos aspekti politik i saj, ka bërë që më së paku, ose fare  të mos diskutohet  për gjendjen shpirtërore të “viktimave”, respektivisht atyre për të cilët u vërtetua se kanë qenë të përgjuar në mënyrë sistematike, ndëra numri i tyre është marramendës.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, (viktimë e përgjimit)  veprimin  e quajti “Akt Psikopatik”, dhe paralajmëroi se drejtësinë do ta kërkojë deri në përmbushje të saj, ndërsa përgjuesit i quan të mjerë, duke cituar ajetin Kuranor  në të cilin mes tjerash thuhet: “Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri tjetrin”

Studiuesit e psikologjisë, thonë se përgjimi do të shkaktojë pasoja të rënda në sjelljet e individëve, pasi me të kuptuar se vëzhgohen apo në rastin konkret përgjohen, njerëzit  ndryshojnë sjelljen dhe komunikimin me qëllim që t`u përshtaten pritjeve të vëzhguesit, ndërsa në jetën politike dëmi mund të jetë edhe shumë më i madh, ku mund të kemi frenim total të përfshirjes publike në përgjithësi.

I pyetur të komentojë fenomenin e përgjimeve dhe pasojat, Psikologu Vesel Memedi, thotë se ky lloj i ndryshimit radikal të sjelljes së individëve, shkakton deindividualizim, që në psikologjinë sociale njihet si humbje të individualitetit, identitetit personal, anonimitetit, vet-informimit, dhe shumë sjellje tjerra:

Vesel Memedi

“Sipas kësaj teorie, ky ndryshim në sjellje do të shkaktojë ndalesa të natyrave të ndryshme të sjelljes normale individuale. Kjo sjellje do ti inkurajoj njerëzit të veprojn në mënyrë agresive, ose devijim të tërrësishëm nga sjelljet e pranueshme shoqërore. Me një fjalë, nga prizmi i psikologjisë sociale këto ndryshime në sjelljen e individëve do të mund të shkaktojn një kaos të vërtetë mental”-shprehet Memedi.

Viktimat e përgjimit,  konfirmojnë konstatimet e mëhershme, ndërsa shprehin mllef dhe zemërim pasi siq thonë ata, shteti ka prekur thellë ndjenjat e tyre:

Meri Jordanovska

“Autenticiteti i bisedave të mija është i pakontestueshëm, prandaj ndjej mllef dhe zemërim nga shteti im. Akoma nuk di se kush e ka bërë, por për një gjë jam e sigurt se ka dëshiruar të ketë nën kontroll secilin segment në shtet. Më herët vetëm supozonim, ndërsa tani u vërtetuan dyshimet se kemi qenë të përgjuar’’– tha për portalin, tesheshi.com- Meri Jordanovska, gazetare e cila kohë më parë mori kopje të të gjith bisedave që kishin qenë cak i përgjimeve.

Nuk ka qenë vetëm ajo, pasi shumë gazetarë tjerë kanë qenë të përgjuar, në mesin e të cilëve edhe Borjan Jovanovski:

Borjan Jovanovski

“Ndjehem sikur t’më është dhunuar intimiteti, që paraqet shkelje të privatësisë, ndërsa çështja tjetër është shkelja e profesionit tim, pasi në bazë të materialit tim të përgjuar, dikush ka tentuar të ketë nën kontroll punën time profesionale e cila ka qenë e natyrës diskrete. Shpresoj në epilog të drejt gjygjësorë, i cili do t’më sjellë s`paku sadisfaksion moral”

Kjo është hera e dytë që Maqedonia tronditet nga afera të përgjimeve, pasi më herët shtatëmbëdhjetë gazetarë në Maqedoni morën 100,000 euro dëmshpërblim duke akuzuar shtetin për përgjime të paligjëhme në vitin 1999 dhe 2000.

Skandali u quajt “Veshi i Madh” ndërsa u zbulua në janar të vitit 2001 nga presidenti i atëhershëm Branko Crvenkovski. /tesheshi.com/

March 31, 2015 20:25
Komento

1 Koment

  1. Adnanovski April 1, 07:44

    I kane pergjuar ambasada turke aty. Qendra e pergjimit gjendet tek Adnan Ismaili qe boton revisten “Shenja”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*