Kreu i Çështjeve Europiane në Bundestag: Shqipëria, larg hapjes së bisedimeve për anëtarësim

October 2, 2015 08:34

Kreu i Çështjeve Europiane në Bundestag: Shqipëria, larg hapjes së bisedimeve për anëtarësim

Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, në një intervistë për Deutsche Welle e sheh dekriminalizimin si çështje kyç për ecjen përpara me procesin e integrimit. Ai thotë se Shqipëria është ende shumë larg bisedimeve për anëtarësim.

“Ne në Komisionin e Bundestagut për Europën do të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë përparimesh janë bërë në drejtim të dekriminalizimit të politikës, reformës në drejtësi, luftimit të korrupsionit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aktualisht Shqipëria, jo vetëm për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit vendore, ndodhet ende shumë larg fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për në BE”, tha ai.

October 2, 2015 08:34
Komento

4 Komente

  1. mali Ramije October 2, 09:58

    Kurre ky vend nuk ka patur perkrahje nga Kurva Europa Plake.
    Le ta vazhdojme. O ta bejme vete ose keshtu le te jene edhe brezat qe vijne.
    .Ata le t’a shkruajne historine per keta qe kemi ne krye.
    Per keta qe mosqofshin se na ncine faqen!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. beho October 2, 11:27

    Fatale nese Shqiperia hyn ne BE. EURO do ta shkaterroje ekonomine e vendit aq keq sa pervec varferise aktuale ,populli do te zhytet ne mjerim gje qe duhet te shmanget sa nuk eshte vone.Cila eshte forca ekonomike qe vendi yne ka per te perballuar vendet e zhvilluara anetare te BE?Apo vetem per fasade politike qe te ndjehen mire politikanet dhe imazhi i Shqiperise te ndryshoje.Ne jemi nder me te vjetrit ne Europe dhe kemi derdhur gjak per te ruajtur identitetin dhe lirine kombetere si edhe kemi kontribuar qe vete vendet fqinje te
    gezonin paqe dhe liri. Kjo ka ndodhur sa here qe eshte kerkuar ndihma e bijve te shqipes.Historia ka fakte per sa thashe.Por ajo qe gjithashtu dihet eshte se vete EUROPA mbylli syte per gjysme shekulli kur populli Shqiptar vuajti nden rregjimin e tmershem komunist te Enver Hoxhes.U kthyem ne nje kopesht zoologjik per perendimoret dhe mos harroni kurre sesi u mohuam sikur te ishim diku larg ne fund te botes dhe jo ne zemer te Europes qe na i ndau kufijte dhe shqyu nga toka meme Kosoven dhe pjeset e tjera te Shqiperise.
    Ju do te thoni kohet kane ndryshuar.Kjo eshte e vertete ,por kujdes se historia perseritet dhe kush paguan pervec popullit?Ne jemi aty ne Europe .Paktet politike shkojne e vijne.

    Reply to this comment
  3. Mark .uk October 2, 11:56

    E kemi bler me euro,e nuk mund te na ndalosh.Ju vetem nigjo cfar do thot gjatoshi.

    Reply to this comment
  4. faro October 2, 14:34

    Keto qe thote ky mund te perkthehen lehtesisht :
    Perfaqesuesi i PD ( Partia Destruktive ) ne Bundeshtagun gjerman tha dhe fol cfare te duash !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim