Kreu i ERRU: Tirana, çmimi që duhet paguar për të pasur Furnizim me Ujë 24 orë/ditë

January 11, 2018 09:35

Kreu i ERRU: Tirana, çmimi që duhet paguar për të pasur Furnizim me Ujë 24 orë/ditë

Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani, tregon arsyet se përse u mor vendimi për tarifën e re të ujit në kryeqytet. Përmes një analize për të përditshmen Panorama, Shani sqaron se objektivi për të furnizuar me ujë qytetin e Tiranës 24 orë/ditë është një objektiv mjaft ambicioz dhe me rëndësi të veçantë. Kreu i ERRU, thekson se arritja e këtij objektivi kërkon investime fizike mjaft të mëdha në sistemin e furnizimit me ujë, ku rreth 30% e të cilave parashikohet të përballohet nga rritja e çmimit të ujit, dhe rreth 70% do të përballohet nga kreditë dhe/ose donacionet që do të merren për këtë qëllim.

Sipas Ndriçim Shanit, në analizën e ERRU rezultoi se UKT ka qenë racionale në llogaritjen e vlerës së investimeve të nevojshme për tubacionet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve të ujërave të ndotura duke përdorur çmimet njësi të pranueshme dhe në përputhje me ato aktuale të tregut. E njëjta gjë, -thekson Shani, vlen edhe për vlerësimin e shtesës së impiantit të Bovillës dhe elementeve të tjerë, si makineri dhe pajisje të ndryshme teknike e logjistike.

Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit nënvizon se në vlerësimin e tarifave të propozuara nga shoqëria është marrë parasysh edhe çështja e përballueshmërisë për pagesën e faturës së ujit nga ana e konsumatorëve. ERRU ka si referencëpërballueshmërie të pagesës së faturës së ujit vlerën prej 5% të të ardhurave mesatare të një familje në Shqipëri, që llogaritet rreth 70,000 lekë/familje, që nënkupton një faturë të ujit e përballueshme deri 3,500 lekë/muaj/familje.

Ndriçim Shani thekson se për Bashkinë e Tiranës, tarifat e propozuara për një familje prej 4 personash rezultojnë në një faturë mujore mesatare prej 1,334 lekë/familje, pra mjaft më e ulët se kufiri i mësipërm dhe se në terma te tjera, rritja e propozuar për konsumatorët familjarë për të pasur ujë pa ndërprerje është vetëm 14 lekë/ditë/familje.

Nga llogaritja që kanë bërë ekspertët e ERRU, është arritur në përfundimin se arritja e objektivit për të furnizuar me ujë 24 orë në ditë, nënkupton për një pjesë të madhe të popullsisë dhe uljen e kostove shtesë që konsumatorët duhet të paguajnë nga përdorimi i pompave individuale për të mbushur depot familjare të tyre.

Ndriçim Shani sqaron se ERRU për konsumatorët privatë dhe ata buxhetorë kanë aprovuar një rritje më të arsyeshme të tarifave duke mos thelluar më tej diferencat mjaft të mëdha që ekzistojnë aktualisht në raportin ndërmjet tyre dhe konsumatorëve tëtjerë. Nga ana tjetër, -thotë Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit, nuk është aprovuar absolutisht rritja e çmimit të ujit për konsumatorët si furrat e bukës dhe ato të shitjes së ujit me shumicë.

January 11, 2018 09:35
Komento

3 Komente

  1. Pensionisti January 11, 16:17

    Prodhusit e bukes dhe tregetaret e ujit te ambalazhuar i gjejne menyrat dhe rruget per te shtuar fitimet , ndersa pensionistet pensionin e kane “fiks”dhe nuk u shtohet , ndersa per tua pakesuar ndihmojne shume faktore duke u perfshire edhe juve .Me keto rritje cmimesh e taksash po na detyroni te behemi “shkeles” rregullash , sepse nuk kemi rruge tjeter , pervec mos pagimit te faturave qe po “fryhen” per muaj e pervit.

    Reply to this comment
  2. Pensionisti January 11, 16:24

    Prodhusit e bukes dhe tregetaret e ujit te ambalazhuar i gjejne menyrat dhe rruget per te shtuar fitimet , ndersa pensionistet pensionin e kane “fiks”dhe nuk u shtohet , ndersa per tua pakesuar ndihmojne shume faktore duke u perfshire edhe juve .Me keto rritje cmimesh e taksash po na detyroni te behemi “shkeles” rregullash , sepse nuk kemi rruge tjeter , pervec mos pagimit te faturave qe po “fryhen” permuaj e pervit.

    Reply to this comment
  3. Che Guevara January 12, 22:39

    Rritini cmimet sa te doni se ju jeni nje shtet fashist!
    Me keto rritje taksash te per vitshme ju po beni qe njerezit e varfer te kerkpjne rruge te tjera per ta vjedhur kete shtet qe e shohin si armikun e tyre!
    Ju na keni vjedhur per 27 vjet duke na faturuar ujin qe na furnizoni per uje te bpijshem kur ai eshte uje i pa pijshem!
    Populli duhet te ngrihet ne protesta te fuqishme kunder kesaj vjedhjeje skandaloze,qe as opozita e shkerdhyer nuk e mbron,por merret me sajine te turpeshme kunder qeverise!
    Kjho ka bere qe populli te mos ta mbeshtete kete opozite kriminale!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*