Kreu i FIFA-s, Shqipëria mbështet italianin Infantino

February 13, 2016 18:50

Kreu i FIFA-s, Shqipëria mbështet italianin Infantino

Federata e Futbollit të Shqipërisë së bashku me 12 Federata tjera të Evropës i kanë dhënë sot mbështetjen unanime sekretarit gjeneral të UEFA-s Gianni Infantino për president të FIFA-s.

Reuters raporton se në Beograd janë takuar krerët e 13 Federatave të Futbollit, të cilët i kanë dhënë mbështetje kandidatit për president të FIFA-s, transmeton Koha.net.

“Të unifikuar dhe me mbështetje unanime është përcjellë kandidatura e Gianni Infantinos për president të FIFA-s.  Ekziston një bindje se ai është kandidati më i mirë për të udhëhequr trupin e qeverisë botërore të futbollit”, thuhet në një komunikatë nga Federata e Futbollit të Serbisë që udhëhoqi këtë takim.

Në këtë takim morën pjesë: Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Qipro, Rusia, Rumania dhe Turqia.

Zgjedhjet për president të FIFA-s do të mbahen më 26 shkurt në Zurich.

February 13, 2016 18:50
Komento

3 Komente

  1. gimi February 13, 22:07

    Ha ha nuki është italian. Është zvicerjan dhe komshi me Blatter.

    Reply to this comment
  2. laert February 13, 22:29

    Gianni eshte nga Zvicra…thjesht per sqarim.

    Reply to this comment
  3. lelegu February 14, 09:43

    Prape duke ia futur vetes ne?!!!!!?!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*