Kreu i GJKKO, Sandër Simoni para KPK, ILDKP: E justifikon pasurinë

January 14, 2020 19:10

Kreu i GJKKO, Sandër Simoni para KPK, ILDKP: E justifikon pasurinë

Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni është përballur me seancën e parë dëgjimore ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas gjetjeve të ILDKPI Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të saj.

Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Rivlerësimi i Simonit do të bëhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018, që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj. Simoni më parë ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjyqtari u emërua në këtë në krye të Krimeve të Rënda nga KLD-ja që në maji të 2004.

Dy muaj më parë, në tetor të 2019, Sandër Simoni kryesoi trupin gjykues tek Krimet e Rënda, i cili dënoi gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion.

Ndërkaq, në gusht të vitit 2019, Simoni mbylli në burg Gentian Dodën, i ekstraduar nga Anglia dhe i akuzuar për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Simoni ka marrë pjesë edhe në procesin e ndëshkimit të një grupi të akuzuar nga Prokuroria për veprime terroriste, pjesë e Al-Nusra, një organizatë e klasifikuar si terroriste nga ana e OKB-së.

Sa i takon pasurisë, Simoni deklaron vetëm pagën e tij si dhe tëardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë Departamentit të Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe nga aktiviteti si notere publike.

 

l.h/ dita

January 14, 2020 19:10
Komento

1 Koment

  1. Tuti January 15, 00:14

    Si mund te jete ne rregull,kur istitucioni qe ai drejtonte ka deshtuar 100%

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*