Kreu i Gjykatës Kushtetuese sërish në sitën e Vettingut

September 4, 2018 14:01

Kreu i Gjykatës Kushtetuese sërish në sitën e Vettingut

Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Trupi gjykues do të kryesohet nga Ardian Hajdari.

Relator i çështjes është përzgjedhur Luan Daci, ndërsa si anëtarë janë zgjedhur Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Komisioneri Publik kërkoi më 31 korrik shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, pasi sipas tij nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Ankimimi u bë 6 ditë pasi Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi këtij Komisioneri ankimimin.

Pak ditë më pas, duke komentuar këtë proces, Bashkim Dedja u shpreh: “Të kalosh Vettingun është si të kapërcesh varrin për së gjati!”

s.a/dita

September 4, 2018 14:01
Komento

9 Komente

  1. Donela September 4, 15:56

    Varrin per se gjati,arsyetim idiot,provincial i rendomte

    Reply to this comment
  2. Donela September 4, 15:57

    Pleher

    Reply to this comment
  3. Arber iliri September 4, 16:34

    Dorehiqu or trap .Ti shef I gjykates Kushtetuese, shaka shume e rende.

    Reply to this comment
  4. Arben September 4, 16:52

    Litari litari litari

    Reply to this comment
  5. Astrit shba September 4, 18:38

    Ky gjyqtar eshte i korruptuar ,megjthse kur i sheh profilin duket si babaxhan por nuk eshte ashtu sic ka fytyren.Me ka gjykuar ne apel ne Durres nje ceshtje per detyrim te Bashkise Durres per te paguar qerane e truallit per nje pasuri private qe kisgte perfituar te ardhura prej prones private prej vitit 1995 deri 2007 .Ne kete vendim marrje la ne fuqi vendimin e shkalles pare i cili kishte pranuar kerkesen time.Pas shpalljes vendimit av.ceshtjes me kerkoj ti nepermjet tij te jap 1500 $ por une e kundershtove kete mendim.Pas disa muaj ne vitin 2008 me relator te ceshtjes nje gjyqtar tjeter dhe ky antar i treshes gjykimit moen vendim te me merrnin me vendim te gjykates 690 m2 sip trualli dhe kete tja jepnin ne pronsi 8 personave qe kishin hyre me thyerje te deres se 8 ish kabinave te plazhit

    Reply to this comment
    • Arben September 4, 21:03

      Aman, me.gjej nje gjykates te pakorruptuar??!!

      Dhe me tutje, nje banor ne Shqiperi, qe nuk e ka shkelur

      ligjin, flasim per shkelje serioze, jo tallava.

      Reply to this comment
  6. alphade September 4, 21:17

    Zoti Bashkim, je mekatar,prandaj kalo andej nga “Dera e
    Ferrit” – “Go to hell” ……!

    Reply to this comment
  7. MH September 4, 21:56

    Aman mos e shprehni ma termin”site” Konkretisht si ma siper.po ketu posht qe po e perseris:
    “Kreu i Gjykatës Kushtetuese sërish në sitën e Vettingut”.Sepse ka mundesi qe Sita perseri te dalin shpuar.Ndaj hiqeni e vendosni c’tiu vije ma per mbare.Nese e keni te veshtire merrni eksperience nga emrimi i shtetit Maqedonis.

    Reply to this comment
  8. Adih September 4, 23:00

    Ky eshte strumullari i kesaj baderdie .Ky po te kishte pak tru e mend ,duhet te kishte dhene doreheqje ,prej vettingut ,ashtu si kryepr Llalla..Tani o legen prit e mbidh ate qe mbolle. Pse keshtu do vazhdonte per ju, deti kos ,o te perkedhelurit e partise … .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*