Kreu i KQZ, thirrje Kuvendit: Duhet reformë themelore

April 12, 2018 10:37

Kreu i KQZ, thirrje Kuvendit: Duhet reformë themelore

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku po diskuton një sërë çështjes të rëndësishme. Seanca e kësaj të enjteje pritet të krijojë debate të forta mos mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit ka njoftuar se do të jetë në Kuvend.

Seanca ka nisur me raportin vjetor të KQZ, që po prezantohet nga kreu i KQZ, Klement Zguri. Zguri i ka bërë thirrje Parlamentit të themelojë epokën e administrimit të zgjedhjeve. Nga foltorja e Kuvendit, Zguri deklaroi se ka ardhur koha për një reformë themelore në procesin e zgjedhjeve.

Ekzistenca e zgjedhëse të dyshuar si të dubluar. Ekzistenca e zgjedhësve pa kontest banimi, që kanë emigruar, mospërfshirja në votim e të dënuarve. Shqetësimet që vijnë nga eksperienca e 2017 të na ndihmojnë për në vazhdim. Kuvendi të na ndriçojë rrugën me rezolutën që do të miratojë. Jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë teknike. Propozimi i komisionerëve nga partitë politike, ndërrimi i tyre para apo gjatë procesit të numërimit ka ndikuar direkt në procesin e administrimit. Askush nuk duhet të nda pengojë të bëjmë një administratë të aftë. Administrimit i zgjedhjeve kërkon një reformë të tërë, i takon këtij Parlamenti të themelojë epokën e administrimit”, tha Klement Zguri.

o.j/dita

April 12, 2018 10:37
Komento

1 Koment

  1. Kris 1 April 12, 13:01

    Hiqni votimin per lista krykaresh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*