Kreu i Kuvendit: Europa Qendrore dhe Lindore, thesar kulturor

July 12, 2018 17:47

Kreu i Kuvendit: Europa Qendrore dhe Lindore, thesar kulturor

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi ka vënë në dukje në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve se Evropa Qendrore dhe Lindore  përbën një ndër zonat ekonomike e politike më të rëndësishme të globit dhe  një thesar kulturor të njerëzimit.

Një temë qendrore e Samitit ishte arritja e objektivave të zhvillimit të qendrueshëm.

“Kuvendi i Shqipërisë po punon për inkorporimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në hartimin e ligjeve, buxhetit, funksionet e mbikëqyrjes e përfaqësimit, si edhe dokumentat strategjikë, programet e masat e qeverisë. 

 Gjatë dy viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka udhëhequr zbatimin e reformës në drejtësi, unike në rajon, e cila synon të reformojë sistemin gjyqësor, të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë. Rezultatet e kësaj reforme janë të prekshme dhe mbresëlënëse”, tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit përmendi edhe reformat e rëndësishme të ndërmarra për fuqizimin e mirëqenies dhe kohezionit social.

“Vendi po rritet ekonomikisht me rreth 3-4 përqind në vit, duke rimodeluar zhvillimin ekonomik drejt hapjes së vendeve të punës, reduktimit të varfërisë dhe zgjerimit të shërbimeve publike, sociale e shëndetësore cilësore e të përballueshme. 

Rezultat i reformave është ulja e ndjeshme e papunësisë, e cila, për herë të parë pas vitit 1990, arriti 12.5 përqind; ulja e varfërisë së matur  me fuqinë blerëse, e cila është përgjysmuar gjatë gjashtë viteve të fundit: nga 62.5 në 32.8 përqind; ngushtimi i hendekut gjinor në tregun e punës dhe ecja drejt Mbulimit Shëndetësor Universal.”

Ai nuk ngurroi të falenderonte edhe parlamentet e Polonisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Sllovakisë për mbështetjen që u dhanë qeverive të tyre për qëndrim pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

s.a/dita

 

 

July 12, 2018 17:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*