Kreu i opozitës greke Micotaqis takon në Athinë Janullatosin

July 29, 2016 19:07

Kreu i opozitës greke Micotaqis takon në Athinë Janullatosin

Lideri i partisë opozitare greke “Demokracie e Re”, Kiriakos Micotaqis është takuar mbrëmjen e së enjtes në zyrat qendrore të partisë së tij në Athinë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas.

Udhëheqësi konservator ka vlerësuar punën shpirtërore dhe humanitare të kreut të Kishes Autoqefale të Shqipërisë, duke e përgëzuar atë jo vetëm për rolin dhe veprën e tij në krye të kësaj Kishe, por edhe për kontributin e tij në përgjithësi për ortodoksinë.

“Jam shumë i kënaqur që ju mirëpresim sot kur mbushen 25 vjet të një pune të mrekullueshme shpirtërore dhe humanitare. Keni kontribuar kaq shumë për Orthodhoksinë. Dhe jo vetëm në Shqipëri. Ju jeni një personalitet që përcjell një respekt universal”, ka thënë Micotaqis në fillim të takimit, duke theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij gëzojnë një mirënjohje të thellë për të.

Nga ana e tij, edhe Kryepeshkopi Anastas ka falenderuar liderin e opozitës greke duke theksuar midis te tjerash: “Ndjehem veçanërisht i kënaqur që ndodhem në një ambient të kërkimit, të krijimit dhe të kujdesit për një ecuri më të drejtë, më krijuese dhe më të ndritur të vendit tonë”.

July 29, 2016 19:07
Komento

1 Koment

  1. Shushica July 29, 21:14

    Ndoshta kryemyftiu duhet të takoje Saudët, kryepeshkopi Renzin, Baba Mondi Ramën, dhe çfarè mbetet nga pavarësia e institucioneve tona fetare ….Akoma nuk e kanë kuptuar Bergolion…i cili jo më shumë se një ditë më parë fshikulloi politikën botëtrore , si të ishte një marksist…luftrat e sotme , pra të gjitha , nuk bëri përjashtim , tha Papa , nuk janë luftra fetare por për interesa ekonomike Një gjë e njohur , por e thënë nga Papa ka një vlerë të veçantë …Ndërsa Janullatosi , ynë , merr këshilla nga , miqtë, tanë që janë akoma në gjëndje lufte me Shqipërinë .Absurdi kuk ka fund….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*