“Nëpunësi Civil”, opozita përgjigje të unifikuar

Redaksia Online October 13, 2013 10:36

“Nëpunësi Civil”, opozita përgjigje të unifikuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në selinë blu,  aleatët, pas ftesës së hapur të Edi Ramës për takim me opozitën.
Takimi nisi gjatë paradites dhe temë e diskutimit ka qene ligji për statusin e Nëpunësit Civil, ligj për të cilin kreu i mazhorancës ftoi opozitën që ta diskutojnë me qëllim përmirësimin e tij para futjes në zbatim.

Të pranishëm  kanë qenë Mediu i PR, Idrizi i PDIU dhe Dashamir Shehi, mungoi Nard Ndoka.

Në përfundim të takimit me Bashën,  kreu i PR u prononcua për mediat duke  vlerësuar se akti normativ për statusin e Nëpunësit Civil është antikushtetues dhe si i tillë, opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Mediu theksoi se do ketë një përgjigje me shkrim për Ramën dhe se qëndrimi i aleatëve opozitarë do të jetë i unifikuar.

Një ditë më parë Basha iu përgjigj Ramës, në emër të opozitës se nuk do të pranojë të bëjë konsensusa në kurriz të konsensuseve që prishen. Sipas Bashës, opozita është gati për takim me mazhorancën por me kusht që nga Kuvendi të tërhiqet akti normativ dhe të futet në zbatim ligji i Nëpunësit Civil.

Redaksia Online October 13, 2013 10:36
Komento

1 Koment

  1. karolina October 13, 16:49

    Eshte mbledhur ” Mergata e Qyqeve ” nuk e degjoni si bejne..krau…krau…krau………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*