Kreu i Organizatës së Dëshmorëve: Basha një dështak. Veliaj i duhuri. Në Këshill jemi të papërfaqësuar

May 17, 2015 13:38

Kreu i Organizatës së Dëshmorëve: Basha një dështak. Veliaj i duhuri. Në Këshill jemi të papërfaqësuar

Kryetari i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut (OKDA) – dega Tiranë, Ilir Shkëmbi, në këtë intervistë për DITA tregon se si kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mohoi Luftën Antifashiste dhe gjakun e dëshmorëve. Akti i heqjes së emrit të rrugës “4 Shkurti” është një nga aktet më të shëmtuara të Bashës gjatë mandatit të tij, thotë ai. Pse Shkëmbi thotë se Erion Veliaj është zgjedhja më e mirë për Tiranës dhe cilat janë pritshmëritë e familjes së dëshmorëve nga kryebashkiaku i ri i kryeqytetit.

– A jeni të kënaqur me katër vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës me Lulzim Bashën? A i realizoi ai premtimet për ju?

– Ne si Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut (OKDA) – dega Tiranë si pjesëtarë e përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, pavarësisht orientimit tonë të majtë, përcaktuar nga gjaku i dëshmorëve tanë, duke patur parasysh qenien e Shqipërisë anëtare të NATO-s dhe vlerësimin e lartë të shteteve të tjera pjesëmarrës në këtë aleancë për Dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore, për gjakun, sakrificat e vetëmohimin e tyre, prisnim nga kryetari i bashkisë, duke qenë se gjatë fushatës së tij paraqiti tendenca moderne Evropiane, të mbante, së bashku me këshillin bashkiak qëndrime në respekt të Dëshmorëve të LANÇ dhe familjarëve të tyre. Por, me veprimet e tij gjatë këtij mandati jo vetëm na zhgënjeu e nuk na dha ndonjëherë shansin për të biseduar, por nuk përfilli as kundërshtitë tona ndaj veprimeve absurde të heqjes së emrave të heronjve e dëshmorëve shkollave, rrugëve e shesheve e zëvendësimit të tyre me emra tradhtarësh e bashkëpunëtorësh të fashisto-nazistëve. Si qytetar tiranas, them se Lulzim Basha nuk i mbajti premtimet as për kartat e studentëve, as për ndërtimin e linjës së tramit, as për frenimin e ndërtimeve informale e as për zgjidhjen e problemeve të pronave. Pra u bë kampioni i mos mbajtjes së premtimeve për Tiranën.

– Një nga vendimet e Bashkisë së Tiranës ka qenë dhe heqja e emrit “Dëshmorët e 4 Shkurtit” të një prej rrugëve të Tiranës. Si do e vlerësoni këtë akt?

– Akti i heqjes së emrit “Dëshmorët e 4 Shkurtit” asaj rruge të Tiranës nga bashkia e Lulzim Bashës ishte një akt i shëmtuar, ogurzi e i pabesë që tentoi t’i vriste edhe njëherë këta 84 dëshmorë të natës së kobshme të 4 Shkurtit 1944 e duke asgjësuar emrin e kësaj rruge, e cila ishte simboli i masakrës së ideuar dhe realizuar nga bashkëpunimi i ngushtë i komandës naziste gjermane me qeverinë kuislinge ballisto-zogiste tradhtare që hyri si “Nata e Shën Bartolomeut” në memorien e popullit të Tiranës, qëllimi ishte që koha gradualisht ta fshinte këtë simbol të rëndësishëm të rezistencës së Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Tiranës. Ky akt krijoi një indinjatë të thellë në të gjithë familjet e dëshmorëve, veteranët, pasardhësit e invalidët e LANÇ-it e sidomos në familjet e viktimave të 4 Shkurtit, të atyre që iu vranë, iu burgosën, iu torturuan e iu syrgjynosën djemtë e vajzat e tyre në kampet e përqendrimit prej nga shumë pak prej tyre arritën të mbeten gjallë e të kthehen në Shqipëri.
Natën, duke u gdhirë 4 Shkurti 1944, u bastisën 240 shtëpi tiranase, u morën me forcë nga gjiri i familjes rreth 500 të rinj e të reja të skeduar më parë si të rinj antifashistë nga gestapo gjermane me udhërrëfyes spiunët tradhtarë ballisto-zogistë, të cilët i shpunë derë më derë detashmentet kosovare të Xhafer Devës që pushkatuan në vend pa gjyq 84 vetë si më të rrezikshmit. Ky krim makabër i çorri maskën ballisto-zogistëve të asaj kohe në sy të popullit dhe rriti më tej urrejtjen ndaj pushtuesit e bashkëpunëtorëve të tij. Shumë të rinj e të reja nxënës shkollash, studentë, zanatçinj të Tiranës e fshatarë të zonave përreth rrokën armët e dolën partizanë, duke shtuar dukshëm radhët e çetave, batalioneve e brigadave partizane e krijuar kështu kushtet për mësymjen e përgjithshme të pranverës 1944, e cila do të çonte në çlirimin e Tiranës më 17 nëntor 1944 dhe të gjithë Shqipërisë në 29 nëntor 1944. Kjo ishte arsyeja pse ky emër u digjte sytë Lulzim Bashës, bashkisë së tij e pseudohistorianëve të cilët vazhdojnë të hedhin baltë mbi LANÇ-in, e cila ishte lufta më e lavdishme e popullit tonë e mbi udhëheqjen e saj që diti ta çonte Shqipërinë në fitoren e madhe të çlirimit të vendit dhe e rreshtoi Shqipërinë në koalicionin Antifashist fitimtar anglo-sovjeto-amerikan. Si rezultat i LANÇ e i sakrificave të panumërta të shumicës së popullit tonë që u rreshtua në Frontin Antifashist Nacional-Çlirimtar e i gjakut të 28000 dëshmorëve të kësaj lufte sot jemi të lirë, të pavarur, në demokraci e anëtarë në NATO-s.

– A ka dhënë ndonjë ndihmë apo vlerësim Bashkia për familjarët e Dëshmorëve të Atdheut?

– Ne si përfaqësues e pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë përkujdesje nga bashkia Tiranë as si familje dëshmori në veçanti, as si Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ e Dëshmorët e tjerë të Atdheut në përgjithësi bile qëndrimet e tyre ndaj nesh kanë qenë armiqësore. Kjo vihej re në mospërfilljen ndaj ftesave tona për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet tona në mosplotësimin e kërkesave të statusit të dëshmorëve, në mosvlerësimin e familjarëve të dëshmorëve në kërkesat e tyre për punë, arsim, shëndetësi e shërbime të tjera publike që duhet të përfitojnë në bazë të statusit të dëshmorëve, në mosvlerësimin e kërkesave tona të herë pas hershme për mirëmbajtjen e ruajtjen e varrezave të dëshmorëve, lapidarëve e pllakave përkujtimore të heronjve, dëshmorëve e ngjarjeve të LANÇ ndaj të cilave nuk kushtohet kurrfarë kujdesi e jo më të pretendojmë për ndërtimin e lapidarëve të rinj aty ku janë shkatërruar.

Ilir Shkëmbi, kreu i OKDA-së për Tiranën

Ilir Shkëmbi, kreu i OKDA-së për Tiranën

– Ne kishim pak ditë më parë dhe 5 Majin, që njihet si Dita e Dëshmorëve. A u nderuan ata mjaftueshëm nga Bashkia?

– Si gjithmonë, Bashkia e Lulzim Bashës shkoi veç për të bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kjo tregon edhe njëherë se në prag të fushatës elektorale të 21 qershorit, ata janë konsekuentë në qëndrimet e tyre anti-LANÇ, sepse në asnjë rast, qoftë edhe rastësisht, gjatë këtyre katër viteve demokratët e Bashës nuk kanë nderuar së bashku me ne, pra organizatën tonë të familjes së Dëshmorëve, me veteranët dhe pasardhësit e tyre, si dhe invalidët e LANÇ-it. Kjo tregon një ndarje të thellë, dy qëndrime të kundërta ndaj epopesë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që i pari natyrisht nuk i nderon aspak demokratët e Bashës, ashtu sikurse i dyti i grupimit të majtë që vjen dhe i nderon rregullisht në çdo përvjetor dhe përkujtimore. Kjo vihet re sidomos në ditën e çlirimit të Tiranës më 17 nëntor, në të cilën Bashkia duhet të jetë bashkë me ne për të kremtuar këtë fitore historike të çlirimit të kryeqytetit. E, megjithatë, ajo nuk angazhohet as në përgatitjen e sheshit para përmendores së Partizanit të Tiranës dhe as në pjesëmarrjen e tyre në këtë ceremoni. Por, ata zgjedhin të shkojnë dhe të bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, edhe pse kjo nuk është data e çlirimit të Shqipërisë, por data e çlirimit të kryeqytetit që ka si simbol të saj monumentin e Partizanit që qëndron aty pranë Bashkisë dhe ata bëjnë sikur bëjnë sikur nuk e shohin dhe nuk duan ta njohin. Por në ndryshim nga Bashkia e Lulit, Këshilli Bashkiak i ristrukturuar pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, ka një qëndrim shumë korrekt në respekt të Luftës Antifashiste, dëshmorëve dhe familjeve të tyre. Po ashtu dallon në mënyrë të veçantë dhe Prefekti Sadi Vorpsi me institucionin e tij, i cili është i angazhuar për vlerësimin dhe ruajtjen e simboleve të LANC-it i cili dallon në vizitat që bën në ditët përkujtimore në familjet e dëshmorëve.

– Në përgjithësi, votat e veteranëve dhe e familjarëve të dëshmorëve të atdheut kanë qenë majtas. Cila do të jetë vota e komunitetit tuaj në këto zgjedhje?

– Si gjithmonë, anëtarët e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të LANC-it dhe dëshmorëve të tjerë të Atdheut, (OKDA), dega Tiranë, ka qenë e orientuar në të gjitha votimet e derisotme nga e majta e cila ka mbështetur në vazhdimësi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ky orientim, është i sanksionuar me vulën e gjakut të dëshmorëve të familjeve tona, të cilat ne përfaqësojmë. Pra, duke pasur parasysh që kandidatët e së majtës për kryetarë bashkie në Tiranë, në Kamëz dhe në Vorë, për të cilët kemi pritshmërinë se do të mbrojnë vlerat e Luftës Antifashiste dhe dëshmorët, ne jemi të vendosur të votojmë për ta. Duke qenë të bindur se po çojmë në fund amanetin e tyre për të cilin ata dhanë jetën.

– Cili është mendimi juaj për z. Veliaj dhe me listën e këshillit bashkiak?

– Duke parë ecurinë e derisotme në detyrat që i janë ngarkuar zotit Veliaj dhe respektimin e vlerave të LANÇ-it , mendojmë se zoti Veliaj është zgjedhja më e mirë për Tiranën. Ndërsa për Këshillin Bashkiak, mendoj se organizata jonë nuk ndihet e përfaqësuar në listën e kandidatëve të propozuar. Kjo për ne lë shumë për të dëshiruar, pasi kemi eksperiencën e hidhur të Këshillit Bashkiak aktual që po i mbaron mandati.

– Çfarë prisni nga kryebashkiaku i ri dhe cilat janë kërkesat tuaja?

– Duke qenë në pozitën e një organizate e cila nuk është përfillur as për t’u financuar nga shteti, si dhe në kushtet që i është hequr edhe financimi për çdo familje dëshmore, pritshmëritë tona për kryebashkiakun e ri janë të mëdha. Së pari, duhet ta njohë statusin e Dëshmorit të Atdheut, prej të cilit rrjedhin dhe detyrimet përkatëse, siç janë respektimi me përparësi i familjeve të Dëshmorëve për punësim e shkollim, për shërbimin shëndetësor dhe shërbimet e tjera sociale. Gjithashtu, presim që Bashkia e re dhe kryebashkiaku i saj të shohin me kujdes edhe për financimin e OKDA-së për zgjidhjen e problemit të një zyre për degën e Tiranës. Nga Bashkia e re presim të kujdeset ashtu siç i takon një vendi anëtar të NATO-s për varrezat e dëshmorëve të LANÇ-it dhe të gjitha simbolet e tjera të kësaj lufte, siç janë emra rrugësh, sheshesh, shkollash e institucionesh të tjera të cilat respektojnë historinë e asaj lufte të lavdishme.

Intervistoi: E.H

May 17, 2015 13:38
Komento

14 Komente

  1. Zoro May 17, 13:54

    Perse vetem ju jeni te pa perfaqesuar ? Rendesi ka qe jane perfaqesuar miqte dhe shoket e Rilindjes.Numror topi jeni, duheni vetem per voten. Mos tju shkoj ne mend se do bejne te tjeret per ju.

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati May 18, 03:45

      Basha eshte nje langaraq dhe njeri i peshtire fare, por ky Veliaj eshte nje mashtrues ordiner qe te vjen per te vjelle ta degjosh

      Ai doktori i grave duket qe esht njeri i mire…dhe i afte, dhe nga menyra si flet ai tregon qe nuk esht njeri partiak , por flet tamam per hallet e popullit dhe nuk e ben detin kos si Veliaj

      Reply to this comment
  2. Arben May 17, 13:57

    SA DESHMOR PERFAQESON KY ZOTERIA???!!!!

    SA DESHMORE KA SHQIPERIA???!!!!

    QE KA PATUR VETEM 700 FORCA TE STACIONUARA GJERMANE NE SHQIPERI, KETE E DIME ZYRTARISHT, PO DESHMORET, PERSE NUK PO I ZYRTARIZOJME DOT, VALLE???!!!!!

    LE TE MOS FLASIM SE SA PARA JANE HARXHUAR NE EMER TE TYRE NGA DJERSA JONE????!!!!

    KUSH I KA MARRE??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • feniks May 17, 22:35

      Sa do qe te LEHNI ju KELYSHET pjella te bashkepuntoreve me PUSHTUESIT nazi-fashiste,KURRE NUK DO ARRINI TE PERBALTNI LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE te popullit shqipter nen udheheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhes!
      Pushtuesit nazi-fashiste italiane e gjermane kishin instaluar ne Shqiperi per 5 vjet 6 DIVIZIONE E REGJIMENTE te armatosura deri ne dhembe me mbi 170 mije ushtare e oficere!
      Vetem ushtare fashiste italiane u vrane ketu mbi 10 mije vete,ndersa gjermanet lane mbi 6 mije te vrare!
      Sa per DESHMORET,ata jane tanet,ndersa ju BALLISTO-ZOGISTET,pra TRADHETARET E ATDHEUT do beni mire te shkruani historine tuaj,sa reparte krijuat per lufte,kunder kujt luftuat,sa vete ishin ne perberje te tyre etj!
      Per 25 vjet nuk keni shkruar asnje fjale per ate PALO LUFTEN TUAJ TE MISHIT TE PULAVE TE PJEKURA ME RAKI,nuk keni bere asnje lapidar,asnje roman,asnje tregim,asnje film etj!
      SHKURT:
      -JU NUK KENI BERE ASGJE SEPSE VEC TRADHETISE ASGJE NUK MUND TE PRANONI!

      Reply to this comment
  3. Pionier Lubonja May 17, 14:00

    Tirana do kohe te çlirohet nga pleherat ato te gjalla neper studjot televizive e ‘klubeve te Selanikut’ e ato organike nder rruge e sheshe e deri ne parlament.
    Kush do e heqi bustin e tradhetise Zogolli nga mesi i kryeqytetit te shqipetareve e jo vetem tiranasve,Ibrahim Rrugaçoviçin nga rruget e kryeqytetit,banditet dhe hajdaret nga vorrezat e kombit,’nenen mbretereshe’ pa mbret nga materniteti i shqipetareve e pse jo tere bushat,komunat e parizit,filadelfja.tajvanet,hajvanet qe mbajne emrat e qoskave e deri tek:PSE DUHET TE MBAJNE EMRIN E NJE MAQEDONASE ME ORIGJINE SHQIPETARE TERE OBJEKTET STRATEGJIKE SI SHESHI KRYESOR PARA UNVERSITETIT,QENDRA SPITALORE,AEROPORTI KUR MUNGOJNE TERE EMRAT E RILINDASVE DESHMOREVE TE KOMBIT MIGJENIT NOLIT E SHQIPETARIZMES QE JA DEDIKUAN JETEN DHE VEPREN JO INDISE POR SHQIPERISE???!!
    Simbolet si tere historija nuk duhet te lihen ne doren e kryetareve te bashkise e aqe me teper te kurban Bashave””

    Reply to this comment
  4. Zogu May 17, 14:15

    Ik mor legen dhe shko e merr nei kocke bga ato qe te kahedh Erioni. Harrojeni Bashen dhe Veliajn se te dy jane njesoj,nuk kane asnje ndryshim. Votoni Gjergj Bojaxhiun,votoni per nje jete me te mire dhe te sigurte.

    Reply to this comment
  5. Altin May 17, 14:18

    Deshtake jeni ju qe flisni me zhargone te tille. Z. Basha i ka perkrahur ne cdo moment, i ka pritur ne zyren e tij cdo te premte. Veliaj ku i ka pritur? I ka pritur vetem para votimeve edhe ne ceremoni formale per tju marre voten dhe perkrahjen e tyre pa dinjitet?

    Reply to this comment
  6. LOVE May 17, 14:29

    do me ndricoje ndonjeri me shume per kete paragrafin e fundit ?
    vetem ate lexova ne fakt 😛
    Do financim nga shteti per organizaten [sektin ]
    do financim per zyren e organizates [sektin ]
    do perparesi ne punesim se kane biografine e mire
    do perparesi per burse gjithmone nga biografia [nota me e larte ka qene 5 deri ne 4 ]
    do perparesi per shendetesine [i bie te jene 90 vjec ,presin te rilindin ]
    do perparesi per sherbimet sociale se gjithmone ….biografia
    qe nga 44 e per 50 vjet ju vlejti vetem biografia ,po tani ende ajo do kthehet ???!!!!!

    A nuk shkon te vdesesh rehat dhe te na lesh te qete me gjithe votat e tua ?!!!!

    Reply to this comment
  7. paci May 17, 16:29

    Kush eshte ky Arbeni , mos eshte Beni qe po shet armatimet per 25 vjet neper bote , mor Ben dhe Bena qe u bete shum qe nuk po mesoheni si duhet ecur vete , LANÇ eshte faqja me e lavdishme e popullit shqiptar ne shekuj , kjo beri te mundur te gezonte miqte e vertete te kombit shqiptar dhe te krenoheshim ligjerisht para armiqve te kombit qe planifikonin coptimin e trojeve shqiptare . Ne LANÇ . dhane jeten 28 mije djem dhe vajza deshmor dhe heronj qe na radhiten per here te pare me fituesit e nje lufte botërore duke çliruar vendin siguruar pavarsin , dhe hequr vargonjët e marrjes peng te ekonomise nga shitja e satrapit Zogj , njekosisht edhe duke siguruar te drejtat e shqiptareve ne trojet e tyre ne ish Jugosllavi , Lavdi LANÇ , dhe fitore e Rilindjes se gjithë shqiptareve ne zgjedhjet lokale , per te integruar Shqipërine dhe shqiptaret sa me shpejt ne familjen e madhe evropiane .

    Reply to this comment
  8. Luli May 17, 22:09

    Te lumte dora mendja dhe goja Paci .

    Reply to this comment
  9. skifteri May 18, 07:10

    *****….. Ideali dhe gjaku I deshmorve per te cilen dhane jeten deshmoret e atdheut e ka thene zoti qe, nuk jetone e drejton vetem shpirtin, por edhe jeten shoqrore te njerzve ne teritorin per te cilin u luftua dhe u skrifikua,pra te gjitha fenomenet e jetes e shoqrise se sotme e kan bazen ne vullnetin hyjnor te deshmorve te asaj lufte legjendare per atdhe dhe kombe .Me te vertete shumica e popullit tone kane nje pikpamje te ketille,prandaj e majta sot, dhe ne te ardhmen eshte ne gjendje te kuptoi dhe parashikoje zhvillimin e ngjarjeve te ardhshme te histories se vendit tone.Kur drejton e djathta ka vetem kaose ,arbitraritet kjo nga pangopsia per pasuri dhe per te vjedhur.Me ardhjen e se majtes gjithmon ne pushtet I jepet funde kaosit ,kjo eshte vertetuar ne proçesin objektiv te zhvillimit te shqiprise , eshte vertetuar se e majta eshte rendi me i larte, me besnik, ndaj shtresave te varfera dhe shumices qytetarve,krijon kondita per zhvillim te aftesive fizike dhe shpirterore te gjithe shoqerise .Votat te ja japim te majtes me Erjon Veliajn ,jo se djathtes shkatrruese te S.B.dhe te L.Bashes !~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  10. info analitike May 18, 07:29

    paci,

    Historia nuk mesohet me librin e perrallave propagandistike por ne ate te dokumenteve dhe deshmive historike.

    Shifrat kontradiktore

    Gazeta “Luftëtari”, organ i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, më 10 korrik 1945, publikonte 12 mijë dëshmorë. Por, më 1 dhjetor 1945, po e njëjta gazetë, referuar kërkimeve të shumta, do të shpallte 5082 dëshmorë.
    Nga ana tjetër, Korpusi me Yje të Pashuar në 12 vëllime ka 1367 dëshmorë, ku një pjesë e mirë janë pa datëlindje/vdekje, e ndonjëherë edhe me informacion aspak bindës.
    Nga një përmbledhje të pjesëmarrësve në Brigadat Sulmuese, del se nuk janë më shumë se 20523 partizanë.
    Ndërsa Fjalori Enciklopedik i Akademisë së Shkencave shënon 2269 dëshmorë.

    Sic e shikon me 28 mije ke tejkaluar edhe planin e pjesemarresve ne Brigadat Sulmuese. Me sa duket vazhdon inercia e realizimit dhe tejkalimit te planit si dikur.

    Reply to this comment
  11. Mark uk May 18, 08:42

    Te ashtu quajtur deshmor,qe ne fakt jan vrar ne luft civile te nxitur nga ata qe na nxin jeten per 50 vite qe ala vazhdon sherri i tyre me banden qe sot qeveris duhet perkujtuar.Po kta qe na cajn menermethanen tash,kush i pjerdh.Kta te pa fe e filluan me teriska dhe e mbydhen me talona,pervec mijra te zezave qe i bane kti populli.Edhe ne koshin e plehrave pake e kan kta bastard.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*