Kreu i OSBE-së “skanon” problemet: Presione për votën në shërbimin civil

June 29, 2017 15:56

Kreu i OSBE-së “skanon” problemet: Presione për votën në shërbimin civil

 

Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, kreu i Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtar të ODIHR, Peter Tejler, rendit disa nga problemet që shoqëruan procesin, duke nisur nga raportimet për blerje të votave apo presionet nga grupet kriminale.

“Këto janë çështje që ne më së shumti i kemi marrë nga mediat dhe ne dimë që po hetohen nga policia dhe kemi dëgjuar se ka qenë e përhapur. Por ne kemi parë edhe gjëra të tjera, të cilat mendoj se janë të rëndësishme. Ka pasur presione nga një numër i caktuar personash, jo vetëm nga kriminelë, por presione në mënyrë të veçantë në shërbimin civil. Interesante është se panë gjithashtu se la pasur votime të autorizuara, kemi parë firma identike kur shohim vendin ku hidhet firma. Ka gjithashtu edhe votim në grup. Kemi vënë re gjatë ditës së zgjedhjeve boja e që përdorej për shenjë në gishtin e votuesit, nuk dukej qartë. Pra ka disa çështje, kemi parë edhe presione ndaj votuesve në përgjithësi”.

Shefi i Vëzhguesve të ODIHR, në intervistën ekskluzive për Vizion PLUS, thotë se klasa politike shqiptare duhet të adresojë në reformën zgjedhore problemet e vërejtura.

“Ajo që mendoj se duhet adresuar është administrimi shumë i madh politik i administratës, duke nisur nga KQZ e deri tek grupet e numërimit të votave. Depolitizomi i gjithë administrues zgjedhore mendoj se është çështja më e rëndësishme. Marrëveshja politike mes mazhorancës dhe opozitës kishte si pjesë e saj edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe pse ka disa çështje që duhen parë, kuadri ligjor në përgjithësi është i mirë. Por ka disa momente që ligji nuk është shumë i qartë. Por ky është një proces në zhvillim dhe ODIHR është gati të mbështesë procesin e përmirësimit të procesit zgjedhor në Shqipëri. Asnjë proces zgjedhor nuk është perfekt. Prandaj jemi gati t’ju mbështesim”

Marrëveshja politike Rama-Basha, që parapritu zgjedhjet, parashikon krijimin e mundësisë së votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Por çfarë mendon Peter Tejler për këtë?

“Ne nuk diskutojmë për votimin dhe numërimin elektronik, por është një çështje e vështirë. Është një çështje shumë e avancuar teknike. Sigurisht që autoritet shqiptare do të merren me këtë çështje. Por votimi elektronik nuk është i lehtë. Dhe duhet të vendoset se çfarë është numërimi elektronik. Është vetë votimi? Numërimi? Çfarë është? Dhe kjo ende nuk është përcaktuar”

ODIHR pritet të publikojë në muajin shtator raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 Qershorit.

Sipas shefit të Misionit, nuk mund të flitet për hapa përpara apo hapa mbrapa, pasi ka kaluar koha e krahasimeve./ Vizion PLUS

June 29, 2017 15:56
Komento

3 Komente

  1. Toni June 29, 18:15

    Keni pare qe edhe disa komisionere shkonin ne banjo shume shpesh. Keta na i bejne zyrtare cfare lexojne ne portalet e kazanit. Problememt jane shume te vogla. Zgjedhjet ishin te shkelqyera. Demokracia shqipatre eshte vetem 26 vjecare dhe jo qindra vjecare si ne BE. Probleme me votimet dhe votat ka edhe ne cdo shtet te BE-se. Nuk ka persosuri ne asnje votim. Edhe ne SHBA qe njihet si kulmi i demokracise pati probleme me votimet dhe votat. Rusia nderhyri qe te ndikonte votimet dhe shume te tjera te vogla qe jane denoncuar edhe nga Presidenti i SHBA-se. Prandaj OSBE mos na i thoni si fakte ato qe keni lexuar neper gazeta. Duhen prova per cdo akuze. Derisa akuzat e bera me se shumti nga LSI, PD apo PS te provohen atehere mund te quhen te verteta crregullimet e vrojtuara. Deri atehere thoni vetem se cfare konstatuan vrojtuesit tuaj. Oh, boja nuk shihej mire! Po boja spaska qene e mire. Apo votim ne familje. Sigurisht qe jemi Shqiperi dhe familjet votojne nje grup te caktuar politik. Nuk ka agje te keqe ketu.

    Reply to this comment
  2. info analitike June 29, 18:26

    Po qysh keshtu more shoke rilindjotet po sillen me keq se Berisha! Keshtu duan te bejne shtet keta me banda, presione, shantazhe e thase me miell?! Vajmedet per ate vend!

    Reply to this comment
  3. Toni June 29, 18:27

    Keni pare qe edhe disa komisionere shkonin ne banjo shume shpesh. Keta na i bejne zyrtare cfare lexojne ne portalet e kazanit. Problemet jane shume te vogla. Zgjedhjet ishin te shkelqyera. Demokracia shqipatre eshte vetem 26 vjecare dhe jo qindra vjecare si ne BE. Probleme me votimet dhe votat ka edhe ne cdo shtet te BE-se. Nuk ka persosuri ne asnje votim. Edhe ne SHBA qe njihet si kulmi i demokracise pati probleme me votimet dhe votat. Rusia nderhyri qe te ndikonte votimet dhe shume te tjera te vogla qe jane denoncuar edhe nga Presidenti i SHBA-se. Prandaj OSBE mos na i thoni si fakte ato qe keni lexuar neper gazeta. Duhen prova per cdo akuze. Derisa akuzat e bera me se shumti nga LSI, PD apo PS te provohen atehere mund te quhen te verteta crregullimet e vrojtuara. Deri atehere thoni vetem se cfare konstatuan vrojtuesit tuaj. Oh, boja nuk shihej mire! Po boja spaska qene e mire. Apo votim ne familje. Sigurisht qe jemi Shqiperi dhe familjet votojne nje grup te caktuar politik. Nuk ka agje te keqe ketu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim