Kreu i PD-së së Gjirokastrës presion Bashës: Do më futësh mua në listë që kam mbështetjen e Lazaratit apo klanet e Genc Rulit

May 24, 2017 17:28

Kreu i PD-së së Gjirokastrës presion Bashës: Do më futësh mua në listë që kam mbështetjen e Lazaratit apo klanet e Genc Rulit

Kryetari i PD-së së Gjirokastrës, nëpërmjet një portal lokal pranë tij, i bën presion Bashës që ta fusë në listë, ndryshe humbet të paktën 2 mijë votat e Lazaratit.

Brenda 48 orëve Partia Demokratike do të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit. Një prej dilemave të kryetarit Lulzim Basha është vendosja apo jo në lista e kryetarëve të PD-së nëpër rrethe. Sa i përket qarkut Gjirokastër, kreu i PD Roland Bejko pretendon të jetë pjesë e listës së kandidatëve.

Në mos të kryesojë listën, së paku të jetë i dyti në radhë, ndonëse PD ka pak shanse të tojë dy mandate në këtë qark. Por lënia e tij jashtë listës dhe zëvendësimi me ndonjë emër tjetër nga radhët e klanit të Genc Rulit, mund të shkaktonte jo pak probleme duke ditur inuencën e tij në Lazarat.

Ky i fundit i jep PD-së mbi 2 mijë vota neto pasi njihet historikisht si një bastion i të djathtës. Por deri më tani nuk dihet ende çfarë vendimi do të marrë Lulzim Basha dhe sigurisht Sali Berisha, ndikimi i të cilit është ende i madh brenda PD-së, raporton Tema.

Dy ditë më parë ishte në Gjirokastër deputeti Gent Strazimiri, i cili është dërguar prej Bashës për të marrë propozimet e bazës së PD-së për kandidatë për deputetë.

Deri më tani emrat e përfolur si kandidatë të mundshëm janë: Altin Çomo, Ylli Asllani, Kosta Barka, Theodhoraq Vangjeli, Esheref Shehu, Mimoza Çomo, Eni Çobani etj”, thuhet në shkrimin e portalit pranë Bejkos.

May 24, 2017 17:28
Komento

4 Komente

  1. Adih May 25, 02:55

    Cfare niveli ,nuk gjej fjale ta ofendoj kete idiot ,do dhe tna perkrahi ky ne parlament e ,tna mbroje interesat e popullit, E thote pa pike turpi ,po nuk me vure emrin per deputet ,i ke kondra te gjithe Lazaratesit . Domethene ,ti qenke padroni dhe shefi i droges ne Lazarat . Bravo per trute qe ke ,Mereni e i vini hekurat o Llalle , se ke kohe qe spo ndihesh .
    Eh o dele kokpalare ,votoni keta idiote e mafjoze ,,oh cna ka puq zoti me nje tuf budallejsh……Falna o ZOT ,ku jemi katandisur …….

    Reply to this comment
  2. Adih May 25, 13:48

    E nderuar g Dita

    Reply to this comment
  3. mjerua pa kufi May 25, 17:17

    Po pergenjeshtrimin qe beri kryetari i PD se Gjirokaster pse nuk e publikoni. Apo faktin qe lajmi eshte mare nga nje portal i majte i quajtur “Libohova on line”.

    Reply to this comment
  4. mjerua pa kufi May 25, 17:24

    O Adih trapi. Nuk e ka thene asgjekundi ate qe thone gazetat e majta. Perkundrazi e ka pergenjeshtruar publikisht si nje fake news, nga ato lajme qe sherbejne per te shplare trurin e idioteve si puna jote.Eshte thjesht nje titull i shpikur nga mediat e qendres bazuar mbi nje portal provincial te majte i cili ne fakt nuk kishte nxjerre kete titull te transformuar nga pacavurret e Tiranes por qe thjesht shtronte pyetjen se cfare do te beje Basha me Bejkon, se gjoja u plas shume atyre se cfare do beje PD ne Gjirokaster.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*