Kreu i PD-së së Shkodrës sqaron lajmin se ka qenë oficer i Sigurimit

May 31, 2017 10:57

Kreu i PD-së së Shkodrës sqaron lajmin se ka qenë oficer i Sigurimit

 

Nga një dokument të publikuar dje në media, Ramiz Çobaj, kreu i PD-së së Shkodrës akuzohej se kishte punuar si oficer i Sigurimit.

Por Çobaj e ka quajtur lajm të rremë dhe ka përgënjeshtruar një ditë më pas.

Disa media dhanë lajmin e rremë sikur unë kam punuar në sigurimin e shtetit. Sqaroj gjithë opinionin publik se ky lajm dashakeqës është krejtësisht i pavërtetë. Unë Ramiz Çobaj kam punuar në Policinë e Shtetit në sektorin e krimit ekonomik, fakt të cilin e kam deklaruar që në vitin 2005 nëpermjet CV-së zyrtare të paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e marrjes së mandatit të deputetit. Sqarimin më të plotë do e jap nëpërmjet ripublikimit të CV-së time”, thotë Çobaj.

Publikimi i dokumentit në media erdhi pasi Ramiz Çobaj u tërhoq nga lista e kandidatëve për deputetë, pasi u ndje i fyer për pozicionin ku e kishte vendosur kreu i PD-së, Lulzim Basha.

May 31, 2017 10:57
Komento

4 Komente

  1. Nje bashkepunetor May 31, 13:05

    Ramizi paska turp ne se ka qene sigurims!!?
    Eshte nder ti kesh sherbyer shtetit edhe si punonjes apo bashkepunetor i sigurimit te shtetit.
    Turp eshte ti kesh sherbyer UDB,CIA,Asfali-se etj.

    Reply to this comment
  2. Andrea Mano May 31, 15:32

    Ti Ramiz je nje bajge. Nuk besoj se Sigurimi i Shtetit ne ate kohe pranonte vemje si ty. Por me siguri ti ke qene bashkepuntor i zellshem i Sigurimit te Shtetit duke denoncuar vemjet e sojit dhe sorrollopit tend sipas principit te “kapjes se peshkut me peshk”.Vellai yt Besnik Cobaj nje hajdut ordiner ju fsheh drejtesise pas 2013 ku kerkohej per shperdorime marramendese ne miliona dollare ne Drejtorine e Pergjithshme te Lojrave te Fatit ku bente sekserin per ti derguar parate Zenit-sypeshkaqenit te familjes kriminale Berisha.
    Ramiz fshatari je thjesht nje limon i shtrydhur nga familja jote e madhe kriminale qe quhet PEDE. Tani skemi nerva te degjojme brockullat e tua duke na bere heroin. Shko andej nga fshatrat e Lezhesnga erdhe dhe puno token si bujk dhe do jesh i nderuar. Qenia jote dhe siamezeve te tu ne politike vjen era zhul dhe vulg dhe ta shpif.

    Reply to this comment
  3. 2plus2 May 31, 16:19

    te kesh qene sigurims esht turp po esht nder te jesh shqupist sado huligan ndryshe do mbes politika pa opoxite

    Reply to this comment
  4. petrit May 31, 21:29

    Te besh nje pune te ligjshme ne nje kohe nuk eshte krim ! te kesh shkelur ligjin e kohes mund te quhesh ” Mekatar ” sot . Ka punuar ne X vend po mire ku te punonte ! per ate X vend kishte mbaruar shkollen .sot paragjukohen ish Prokurore , ish gjyqtare , Ish oficere te MB . Keta Duhet te gjukohen vetem po kane shkelur ligjin e kohes dhe per asnje gje tjeter .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim