Milo: PS-LSI koalicion pas 25 Qershorit me hir apo me pahir…

June 23, 2017 18:31

Milo: PS-LSI koalicion pas 25 Qershorit me hir apo me pahir…

Pavarësisht nga tonet e ashpra të kësaj fushate elektorale, kryetari i PDS, Paskal Milo, sheh sërish bashkëqeverisje PS-LSI pas pas 25 qershorit.

I ftuar në Report Tv, Milo tha se ky koalicion është më i natyrshëm sesa një bashkëpunim i PS-së me PD-në, siç edhe është artikuluar mediatikisht, i cili do të kontestohej në radhë të parë nga elektorati i dy forcave politike.

“Një koalicion me LSI për PS-në është e keqja më e vogël se një koalicion me PD-në. Në rastin e parë kemi një koalicion që ka funksionuar, ndërsa me PD është i panatyrshëm, ka një hendek, forcat ndahen me njëra-tjetrën, forca sociale që janë kundër njëra-tjetrës, s’do pritej mirë nga militantët e dy partive. Këtu s’jemi në Gjermani, as në ndonjë vend europian demokratik ku bashkëqeverisja është normë, pranohet, këtu jemi në një Shqipëri të varfër, me shumë korrupsion. Të parët do ishin militantët që s’do pranonin. Me hir ose me pahir, PS-LSI do bashkëqeverisin“, u shpreh Milo.

I pyetur për marrëveshjen, PDS-LSI, Milo tha se ka në funksion mbrojtjen e votave. Ndërsa theksoi se mandati i tij në Kuvend do shkonte për qeverinë “Rama” nëse ky i fundit do kërkonte ndjesë për shpërfilljen ndaj aleatëve, pavarësisht se cili do të ishte vendimi i LSI-së.

 

June 23, 2017 18:31
Komento

2 Komente

  1. Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare June 23, 19:18

    E PO TE PJERDHE KAQE NGA TRUTE NJE ISH PROFESOR ESHTE E PA MUNDUR .IMAGJINO KUSH NA KA KATANDIDSUR NE KETE DEREXHE!

    Reply to this comment
  2. Arber I June 23, 19:40

    Ky historian ka pjerdhur nga trute. Porosia e departamentit te Shtetit dhe e Brukselit eshte koalicion PS+PD, ose PS vetem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*