Kreu i republikanëve në Vlorë në kërkim për tokën 100 milionë euro në Karaburun

June 1, 2016 10:46

Kreu i republikanëve në Vlorë në kërkim për tokën 100 milionë euro në Karaburun

Biznesmeni vlonjat  Pëllumb Petriti i cili mban dhe postin e kryetarit të PR-së në Vlorë është shpallur në kërkim për dosjen e 220 ha tokë në Gadishullin e Karaburunit me vlerë 100 milionë euro që janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës.

Policia e Vlorës bëri të ditur shpalljen në kërkim të biznesmenit duke dhënë inicialet P.P  si dhe arrestimin e një avokati dhe një notereje për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”. Por gazetarja

Të arrestuarit janë Enkes Hysendhima, 35 vjeç, banues në Orikum, me profesion “Avokat” dhe Belona Seraj, 29 vjeç, banuese në Vlorë, me profesion “Notere”.

“Në bazë të këtij hetimi të përbashkët, duke filluar me sekuestrimin të kësaj sipërfaqe të gjërë toke, janë ushtruar kontrolle nëpër banesat dhe zyrat e këtyre shtetasve dhe janë gjetur gjurmë dhe prova të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” informon prokuroria.

Procedimi penal mban  nr. 266/2016, dhe hetimet kanë vijuar prej 3 muajsh  nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

– Trualli në Karaburun, arrestohen noterja dhe avokati, në kërkim biznesmeni

policia vlore

INFORMACION, PROKURORIA VLORE       

Në vijim të hetimit të Prokurorisë së Vlorës, ku u sekuestrua 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, mbrëmjen e së martës janë arrestuar edhe një notere dhe një avokat, të dyshuar për “fallsifikimin e dokumentave” dhe “shpërdorimin e detyrës”.

Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, proces i cili u krye në bashkëpunim me Policinë Vendore. Në vijim të kontrollit, në zyrën e noteres Belona Seraj dhe avokatit Enkes Hysendhima, u gjetën një numër i lartë dokumentesh të fallsifikuara.

Në bazë të këtyre rezultateve, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë. Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin për rastin, ku dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

June 1, 2016 10:46
Komento

5 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 1, 11:42

    Ne Partine Republikane te Fatmir Cam Mediut nuk ka asnje ish pronar apo ish latifondist, aty jane te gjithe pabuksa duke filluar nga cuni i faturinos qe eshte Kryetari i saj i perjetshem i PR e me rradhe.
    Fatmir Cam Mediu njihet si nje hajdut zhvates i prones shteterore dhe kontrobandist armesh ne bashkepunim me Shkerdhenin e Saliut, kur ishte Minister i Mbrojtjes dhe i Mjedisit, fleta e arrestit per te fle ne tavolinen e Kryeprokurorit Kosi+Uje=Llalla.

    Reply to this comment
  2. XXXXXXXXXX June 1, 13:07

    PELLUMB PETRITI NJE BURGAXHI ME 4 KLAS FILLORE NA DOLI BIZNESMEN….HAHAHAHAHA

    Reply to this comment
  3. I ri June 1, 13:31

    Edhe del kryetar krimineli ,ashtu si bën edhe saliu,ky Fatmir Gërdeci na bën për ditë moral e politikë,dekriminalizimi,e kthim të pronave tek i zoti,,,?!!O politikë e dhjerë në cilën dorë ke rënë,,,,,!Ngordhin brenda kriminelët,,,!

    Reply to this comment
  4. emil June 1, 15:26

    Kapter baba i sakt ne ato qe shkruan .Policia prokuroria dhe gjykata e Fierit perse nuk hetojn per zonen bregdetare nga Semani ne Darezez e deri ne grykderdie te Vjoses me cfar dokumentesh e kan privatizuar shoket e Medi xhambazit.

    Reply to this comment
  5. LIGJI June 1, 16:40

    KJO PARTIA REPUBLIKANE E HAJDUTIT CAM MEDIUT DHE PELLUMBIT QE3NKA ORGANIZATE MAFIOZE…!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*