Blindohet Tirana nga policia dhe Garda, kreu i SHISH informon Presidentin për terrorizmin

November 19, 2015 17:11

Blindohet Tirana nga policia dhe Garda, kreu i SHISH informon Presidentin për terrorizmin

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka zhvilluar një takim urgjent me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Shefi i SHISH ka hyrë në mesditë në selinë e Presidencës. Sipas të dhënave jo zyrtare, Ajazi i ka dorëzuar Presidentit informacione në lidhje me kërcënimet e mundshme që mund të ketë vendi ynë nga elementë të ISIS.

Gjatë paradites së sotme, u bë e ditur se policia është njohur me informacione të reja dhe për këtë arsye, policia ka kaluar në gatishmëri numër 1.

Forcat të shumta janë shpërndarë në qytetin e Tiranës të pajisur me automatikë Kallashnikovë, ndërsa siguria është shtuar në të gjitha institucionet.

Të paktën 1500 efektivë, nga të cilët 250 nga Garda e Republikës kanë dalë për patrullim në Tiranë. Synimi kryesor i tyre është mbrojtja e zyrtarëve të lartë të shtetit nga ndonjë kërcënim i mundshëm.

Rreth 1200 efektivë policie janë vendosur në mjediset publike, ku ka edhe më shumë qytetarë. Përforcime ka edhe në pikat kufitare, spitale, shkolla etj. /Dita/

 

November 19, 2015 17:11
Komento

12 Komente

  1. Hurma Arabie. November 19, 17:27

    Po raporton me buzeqeshje krimineli Visho Ajazi Lika ish zevendes i agjentit serb Gazidede bashkepunetor ne masakra deri ne zhdukjen e Remzi Hoxhes dhe sot me detyre Krye.ar i SHISH. Nga foto Kapter Jari eshte i GEZUAR dhe ka vene musteqe portative, te dy keta harrojne qe terroriste jane strehur nga keta te dy, ku Jari ishte Minister i Brendeshem dhe i (Pa)drejtesise) nen bekimin e Kriminelit Sali Bisha. E kane mbushur Shqiperine me mjekroshe dhe me pantallona trecerekeshe, gjoja “punojne” duke shitur mish e sallam Ha…rram dhe riparojne celulare, nuk dine te flasim mire shqip dhe cdo porosi e marrin diten e premte kur falen ne xhami. Keta kontigjente jane pjese e organizatave terroriste dhe presin ne cdo moment ndonje urdher nga ISIS per te bere kerdine, por do zoti arma e tyre shkreh ne bajgat e SHQUP-it dhe tek keta dy mostrat e fotos, qe kane bere Shqiperine vend pa stabilitet, ku komandojne kriminelet dhe kontrabandistet dhe me i korruptuari ne Bote, megjithese jemi vend anetar i NATO-s.

    Reply to this comment
    • BarboonBath're November 19, 17:50

      Sot ne nje dyqan , ketu ku jetoj,gjeta Kaki(shkruajtur tamam “kaki”se zakonisht jane me emra te tjere, po hera e pare qe e pashe shkruajtur “kaki” te ndykura, bleva 6 per 1 P. me nxoren mallin.

      Ke shume te drejte HURMA, STE HEQ ASNJE PRESJE.

      Ti dhe une e kuptojme qe edhe keta kane te drejte te luajne dhe tallin tajaret.Me kete rast duan te justifikojne rrogen dhe bejne sikur cajne koken.
      Kjo nuk varet nga Ajazi apo Nishan Mehmeti, kjo lufte varet nga vete komuniteti musliman shqiptar qe ska asnje gje te perbashket me mjekercjapet e trecerekshit pantallona wahabiste e arabe apo koqevare te eksportuar dhe ngulur ketu si ne shtepine e tyre,qe ti largoje dhe heqi qafe.Por verehet nje indiference apo moskokecarrje ose e cuditshme qe muslimani ti kundervihet muslimanit, por dhe frika qe kane njerezit si dhe ajo qe ne shqiptaret te huajt na i kane shtypur koken dhe na kane bere si te duan qe moti.

      Reply to this comment
  2. SuloKapedani November 19, 17:54

    VISHO I RAPORTON SALESHIT ÇDO GJE POR NE KETE RAST JA KERKOJNE NDEKOMBETARET DHE AI SHKON TE JARI.

    Reply to this comment
    • elbsanasi November 20, 15:52

      ME KUSHTETUTE KRYETARI I SHISHIT KA PER DETYRE QE NE RRADHE TE PARE DUHET TE INFORMOJE KRYMINISTRIN. PO AI NE FILLIM INFORMON AGJENTIN E SERBISE SALUSHIN E PASTAJ DEBILIN JARUSHIN

      Reply to this comment
  3. iliri tjeter November 19, 18:17

    Nuk bije rrufeja ne hale.

    Reply to this comment
  4. Beni November 19, 18:27

    Alarmojne njerezit kot keta ka.at.

    Reply to this comment
  5. shpatar November 19, 18:52

    Kam disa dite qe po degjoje nga kjo Hurmaja komente interesante .Nuk ka qene me pare ne on line te gazetes Dita .Ndoshta kamikazet e Saliu ,duke perfituar nga situata e veprimeve terroriste ,duan te fusin friken pse jo dhe ndonje nga ato qe ka qejf Salushi .
    Terrorizmi ne Shqiperi eshte tek politika e jo tek bagetite qe sot po stimulohen per qellime perfitimi .Mire bene qe nxorren forcat per patrullim .Une do ta kishja bere qe kur u rrezua Salushi .Jemi i vetmi vend ne Ballkane qe ham kokat e njeri tjetrit .Shikoni se cpo ndodh ne Kosove .Paturpsia me e madhe shqiptare edhe ndaj dhe Aleatve qe ju dhane lirine .Edhe atje jane politikan te tipit Salush qe po e bejne Kosoven te rreshqas ne kthetrat e mafjes Ballkanike .
    Mblidhni mendjen o te uruar .Cpune kane terroristat ne nje vend qe dhe kafshet nuk kane cte hane .Cu ka bere shqiptari te huajve.Vec se i ka mbajtur te bardhe e te zinje ,me mjeker dhe pa mjeker ,ne pellemb te dores . Cdo fitojne ne nje vend ku cdo gje eshte ne doren e politikanve Mafjoz .
    Keto sinjale i japin vetem ata qe kane deklaruar se kunder Rames duhet nje revolucjon per ta larguar .Ata qe pa arsyen me te vogel duan te hypin perseri ne pushtet.Vetem po te jene te shitur Rama e Meta mund te fitojne teren politike perseri kriminelet ne Shqiperi .Kjo do te kete kosto dhe per vete ata .Ky popull qe po duron kaq shume, percmimin politike, do te dije te beje ate qe sua bene dhe nena .

    Reply to this comment
  6. Gerald November 19, 20:05

    Vishua eshte pleher eshte llum eshte injorant i paafte eshte ropqire

    Reply to this comment
  7. Daku November 19, 20:36

    Mos shqetesohemi fare. Kemi kreun e komisionit parlamentar te Sigurise Kombetare, Spurdhjak Brahon qe nuk ka pare ndonje enderr me skenar destabilizimi. Kur eshte rehat Ilir Meta, eshte rehat dhe Siguria Kombetare e Brahos.

    Reply to this comment
  8. emil November 19, 20:53

    maskarenj gazetar dhe kryemaskarenj politikan mos u tallni me popullin.

    Reply to this comment
  9. Pellumb Zaimi November 19, 22:16

    Synimi kryesor i masave antiterroriste qenka mbrojtja e zyrtareve te larte te shtetit! Ec e mos u cudit! Po ata jane terroristet more ? Kane 25vjet qe ushtrojne terror plackites ndersa ju kerkoni ti mbroni nga terrorizmi ! O tempora o mores ?

    Reply to this comment
    • Tartufi November 20, 16:26

      I ziu popull,qe eshte qor nga mendija e qor nga syte.
      Mjer per ate qe rron ne mes te ketij populli,qe shikon pak nga syte dhe gjykon
      pak nga mendija.

      Ce do malle e ce do gjene
      kur ti rron,
      ne nje popull,qe eshte fende.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*