Kreu i Tatimeve Dibër mohon akuzat për blerje votash në Maqellarë

September 11, 2016 09:23

Kreu i Tatimeve Dibër mohon akuzat për blerje votash në Maqellarë

Drejtori i Tatimeve të Dibrës, Dionis Imeraj,  reagon ndaj akuzave të Partisë Demokratike për blerje votash në Maqellarë. Përmes një reagimi në fb, ai e cilëson shpifjen e rradhës të PD-së ndaj tij.

 “Sapo u vura në dijeni të deklaratës së bërë publike nga Partia Demokratike. Kjo është thjesht shpifja e rradhës që bëhet ndaj personit tim. Shtetasi Artan Isaku nuk është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër dhe unë personalisht nuk kam asnjë njohje me të”.

Sipas tij, Partia Demokratike dëshiron vetëm të përbaltë procesin zgjedhor dhe të lëshojë akuza të pavërteta në përpjekjen për të prishur procesin.

 “I bëj thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga përdorimi i emrit tim ndërsa unë do të ndjek rrugën ligjore për të gjitha shpifjet që janë bërë ndaj meje prej këtij subjekti politik”.

September 11, 2016 09:23
Komento

2 Komente

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*