Kreu marrëdhënie me të miturën, pranga 21-vjeçarit nga Librazhdi

August 21, 2018 09:51

Kreu marrëdhënie me të miturën, pranga 21-vjeçarit nga Librazhdi

 

Një 21-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur të moshës 14 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, në fshatin Orenjë.

Policia njofton se ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale A. T.

“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. T., 21 vjeç, banues në fshatin Orenjë, Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F. H., 14 vjeçe, banuese në Librazhd”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

l.h/ dita

August 21, 2018 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim