Krijimi i hapësirave publike, detyrim ligjor pavarësisht pronësisë

July 22, 2015 09:00 Updated

Krijimi i hapësirave publike, detyrim ligjor pavarësisht pronësisë

Prej vitesh ato pak hapësira publike që kanë mbetur, sidomos në qytetet e mëdha janë të uzurpuara. Sfida për të kaluar në një rrugë të përbashkët e për të mbërritur në një destinacion të caktuar, është e madhe. Kudo karrige në trotuare, lokale apo hapësira të zëna me një kuti kartoni për një vend parkimi.

Edhe pse ka patur ndërhyrje të shpeshta në heqjen e tyre, asgjë nuk ka funksionuar. Së fundi ka një vendim të qeverisë për disa ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, ku sanksionohen hapësirat që duhen lënë të lira dhe masat që merren nëse nuk respektohet ligji.

Konkretisht në nenin 4 të ligjit shtohet se “hapësira publike është hapësira e jashtme, si trotuari, rruga, sheshi, lulishtja, parku e të tjera të ngjashme, në shërbim të komunitetit, ku menaxhimi mund të jetë publik dhe/ose privat. Hapësira publike përfshin rrugëkalime publike dhe mjedise që janë të hapura për publikun ose në shërbim të përdorimit publik, pavarësisht nga regjimi juridik i tokës dhe përtej përcaktimeve të pronës publike, sipas ligjit nr. 8743,datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

Sipas vendimit ligjor autoritetet publike, kryesisht ose në partneritet me sektorin privat, krijojnë hapësirë publike përmes ndërtimit të infrastrukturave publike sipas rregullave, kushteve dhe standardeve të posaçme.

Dhe në këtë pikë duhet të jenë autoritetet vendore të planifikimit kanë detyrimin të sigurojnë mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike, me shpenzimet e veta, përfshirë në pronë private, pa cenuar të drejtën e pronarëve për zhvillimin e tyre deri në momentin e kryerjes së zhvillimit.

Në hapësirat publike lejohen të kryhen vetëm aktivitete që janë në përputhje me qëllimin e krijimit të tyre.

Delegimi i përgjegjësive nga vendorët

Autoritetet kombëtare dhe vendore të planifikimit mund t’u delegojnë organeve në varësi përgjegjësi të caktuara për planifikimin e territorit. Këto autoritete mund t’i delegojnë, me marrëveshje, njëra-tjetrës përgjegjësi dhe funksione të caktuara, që lidhen me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit.

Kushti për përshtatshmërinë e mjedisit

Sipas vendimit të ri të gjitha ndërtimet për banesa, hapësira dhe shërbime për publikun, përfshirë parqet, sheshet dhe rrugët, brenda territorit tonë, duhet të plotësojnë kërkesat dhe standardet e përshtatshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, sipas dispozitave të përcaktuara në rregulloren për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara.

Përshtatshmëria e ndërtimeve të reja apo në proces rikonstruksioni, si më sipër, është kusht për marrjen e lejes së ndërtimit dhe certifikatës së përdorimit, sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit.

Autoritetet përgjegjëse të institucioneve që ofrojnë shërbime për publikun janë të detyruara të sigurojnë një nivel bazë të përshtatshmërisë ndërtimore në mjediset ekzistuese në administrim të tyre. Ndryshimet ligjore dhe detyrimi për t’i zbatuar ato duket sikur mund të krijojë pak frymëmarrje, sidomos në qytetet e betonizuara.

Por sa do të mundet të bëhet i zbatueshëm, mbetet për të shpresuar e për të parë reagimin konkret të qeverisë, për ta kthyer këtë ligj dhe me penalitete dhe jo zbatim preferencial, pasi mbetet mënyra e vetme që të krijohet pak hapësirë për qytetarët.

July 22, 2015 09:00 Updated
Komento

2 Komente

  1. Arben July 22, 13:56

    QYSH PAVARESISHT PRONESISE.

    DMTH TE MARRIN PRONEN TIME SI DHE QYSH TE DOJE EDI RAMA E TE BEJE CFARE TE DOJE?????!!!!!!

    ESHTE NJESOJ SI SEKUESTRIMET E ENVER MUTIT.

    PLUMBI I NDAL KETA KRIMINELA.

    Reply to this comment
  2. skifteri July 22, 17:20

    ******prona private eshte e shenjte nuk duhet te preket pa dembeshperblyer lek me lek.,kur vete klasa politike aktuale kriminale e ketije vendi te prishe ndertimet e tyre ne qytete ne palate , ne fshatra ,ne brgdete ne alpe ndertime te kundraligjshme rrumpalle dhe tu sekuestrohet pasuria e vjedhur para ,euro ,dollar qe kane neper banka, brenda dhe jashte vendit ,kur ta vendosin veten ne kushtet te barabarta ekonomike me qytetarin e thjeshte :… ekonomikisht ,atehere munde te zbatohet krijimi I hapsirave qe kerkon gazetari ,qe lejon ligji sandarte per te gjithe njelloje.Si munde ti prishet qytetarit e vetmja shtepi qe ka ndertuar me djerse dhe gjak e sakrifica gjithe jeten ate pasuri ka ngritur qofte dhe ne kundershtim me ligjin dhe te mose I demshperblehet ? ,kur vete politika e qelbur e ka stimuluar ate ndertim kriminal .Perse ndeshkimi te bjere vetem mbi popullin fukara ! ?…Kjo nuk duhet lejuar kurre, populli ti kape per fyti maskarenjet .Kurr nuk duhet te prishet nje ndertim shtepi pa paguar shteti leke me leke qytetarit. e Leri ato prralla se ky ndertim ka leje, kurse kjo tjetra nuk ka ?…Te gjitha ndertimet kane nje emrues te perbashket krimin shtetror jane dhene lejet me dy sandarte, nje mos ndeshkim per klasen politike kriminale ,dhe nje ndeshkim te eger per te varferit.Çdo shtepije duhet te paguhet ne raste se prishet. Ketu e tutje ti jepet funde ndertimeve pa plan dhe pa leje.Prandaj kemi pajtuar shtetin qe te frenoje dhe ndaloje qytetarin ne shkelje te ligjeve se ndryshe ligjet I bente anarshija e rruges . Vete shteti I ka nxitur qytetaret te shkelin ligjet.Krijimi I hapsirave publike eshte e nevojshme por jo ne kurrize te popullit fukara,kete fiksoje mire ne tru ti gazetar, dhe politikanet ose qeveritaret e majmur e krimur ne pasuri prrallore me shtepi e resorte moderne me fusha tenisi ,me pishina dhe para pa funde te vjedhura qe kane ,me kete merru ti gazetar . Te pasuria e popullit fukara mos prek se te vret dhe ZOTI ! .############################################################

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*