Krijohet embrioni i parë artificial

May 3, 2018 22:45

Krijohet embrioni i parë artificial

Krijohet në laborator embrioni i parë plotësisht artificial. Kjo do të thotë se u nuk u gjenerua nga qelizat riprodhuese femërore e mashkullore, por nga qeliza staminale. Eksperimenti është kryer në një laborator në Holandë, dhe rezultatet janë publikuar në revistën Nature. Embrioni artificial është i një kavieje dhe vijoi zhvillimin në mitër.

Qelizat staminale të përdorura për krijimin ishin të marra nga dy familje strukturore, ato që i japin origjinë placentës dhe të tjerat janë ato nga të cilat krijohet organizmi.

Sipas shkencëtarëve, ky është hapi i parë drejt një ndryshimi radikal në mjekësi. Në të ardhmen, fatmirësisht të largët, me këtë metodë mund të krijohen edhe njerëzit. Pra Toka mund të popullohet nga qenie, qofshin njerëz apo kafshë, artificial.

o.j/dita

May 3, 2018 22:45
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 May 4, 08:52

    ” Në të ardhmen, fatmirësisht të largët, me këtë metodë mund të krijohen edhe njerëzit.”
    uuuuuuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaaaaauuuuuu “fatmirësisht të lagërt”????????????????????
    përse fatmirësisht????
    he copat e ididotëve!!

    Reply to this comment
    • nickname May 5, 06:22

      sepse jo me qelizat staminale qe jane nje bote me vete por edhe me gjera shume me te thjeshta njerezit nuk kane ditur si ti bejne pa shkaktuar deme kolosale per natyren dhe vete njeriun. Dy shembuj te thjeshte plastika dhe insekticidet. Te parat e kan shkaterruar mjedisin dhe oqeanet, dhe njerezit ushqehen tani me peshq qe kane ngrene qese plastike. Te dytat po i vrasin bletet. Dhe po vdiqen(bletet nuk ngordhin) bletet vdesin edhe bimet, dhe pastaj mund ta marresh me mend se c’ndodh me njeriun.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 14, 11:07

    niki
    pas dy shëmbujve të tu unë mund të të rreshtoj dhe disa mijra të tjerë,por mos vallë duhet të heqim dorë nga tërë këto përparime të shkecës për tu këthyer në kohën kur jeta a vdekja vareshin nga tre mikrobe të futura në mushkri apo nga një gërvishtje gjëmbi??
    mos vallë duhet të zhdukim elektricitetin,makinat,atomin,antibiotikët e qindra shpikje të tjera sepse për shkak të tyre kemi dëme më të mëdha se pesticidet dhe plastika??
    lali ne duhet të mësojmë të jetojmë me to dhe ti përdorim për të mirë!për të mirën tonë dhe jo për të keqen tonë!!
    kjo,fjalë që më bëri përshtypje,është një nga ato!!e shkruar nga njerëz që hedhin plastikën në det,që përdorin pesticide e në përgjithësi përdorin përparimin për shkatërrim!!në rastin më të mirë,nuk medojnë fare!vë vetmen gjë që bëjnë,nëse mund ta quaj mendim,është përdorimi i fjalëve klishe që as vetë i kuptojnë,e jo më të kuptojnë shkencën!!
    tipa të tillë janë aq dritë shkurtër sa “me këtë metodë mund të krijohen edhe njerëzit.”këtë mundësi e quajnë si një rivalizim për ta!por harrojnë se një gjë e tillë mund të jetë shpëtim për qënjen tonë!!
    këta dritëshkurtër harrojnë se para 50 vitesh një çift që nuk lindte fëmijë në rrugë natyrale të vetmen mundësi kishte adoptimin!sot,me gjithë diskutimet e bëra në atë kohë,është e mundur që një çift të ketë mundësinë të ketë fëmijën e tij në mënyrë jo natyrale!
    përfytro sikur tendenca të këthehej në të kundërtën!?
    sikur mosngjizja,mosfekondimi,të këthehej nga një fenomet sporadik në normalitet??
    e kupto çdo të thotë për njerzimin??
    do të thotë zhdukje e tij!!
    ti do të thuash se shumë qënje të gjalla janë zhdukur në këto 600 milionë,që ne njohim,vite,dhe ne nuk bëjmë përjashtim!deri diku mund të kesh të drejtë,por unë nuk mund ta pranoj!sepse ato qënje nuk kishin në dorë të tyre qënjen e vet!!
    ne FATMIRSISHT e kemi,çdo ditë e më tepër!
    atëherë fatmirësisht që kemi mundësinë që të vendosim për fatin tonë!
    edhe në rastet kur diçka del jashtë binarëve!!
    një nga gjërat më të dëmshme për njeriun është NAIVITETI!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim