Krijohet pista e parë që lejon njerëzit me aftësi të kufizuara të lahen vetë në det

July 11, 2019 19:43

Krijohet pista e parë që lejon njerëzit me aftësi të kufizuara të lahen vetë në det

Deti, freskia e plazheve dhe zbavitjet e verës janë dhe duhet të jenë për të gjithë dhe mbi të gjitha për ata me aftësi të kufizuara. Dhe pikërisht ajo që po ndodh vitet e fundit në shumë nga plazhet italiane është se gjithmonë e më shumë po pajisen për pritjen e personave me aftësi të kufizuara.

Pajisjet e para për pritjen e personave me aftësi të kufizuara në plazhet italiane u përuruan në Torre Quetta, në jug të Barit, dhe i pari që i provoi ishte Antonio Caputo, atlet me aftësi të kufizuar i ekipit të basketbollit HBari2003. Pajisja i lejon personat të marrin një banjë freskuese në ujërat e detit Adriatik falë këtij vendkalimi me energji diellore.

Në pistën në fjalë është caktuar një karrige që rrëshqet dhe që mund të drejtohet nga vetë përdoruesi që dëshiron të futet në ujë. Natyrisht, notarët me aftësi të kufizuara të Torre Quetta do të ndihmohen vazhdimisht nga një punonjës, në rast të ndonjë nevoje. Sidoqoftë, duket një iniciativë e bukur e përfshirjes dhe mirëpritjes në plazhe, e cila tashmë po përhapet në shumë bregdete italiane.

l.h/ dita

July 11, 2019 19:43
Komento

2 Komente

  1. Drini July 11, 20:26

    Nje iniciative qe meriton te perkrahet dhe pergezohet.

    Reply to this comment
  2. Hosteni July 12, 09:21

    Perkrahim dhe pergezojme kete iniciative o Drini. Nje hap i madh per popullin shqiptar ne vitin 2019 !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?