Krijohet platforma e parë online për informimin e personave me aftësi të kufizuar

January 31, 2020 17:10

Krijohet platforma e parë online për informimin e personave me aftësi të kufizuar

68 % e personave me aftësi të kufizuar në vendin tonë nuk gjejnë informacionin dhe komunikimin e duhur në bazë të nevojave të tyre specifike në asnjë nga institucionet ku duhet të marrin shërbimet e tyre. Në të gjitha institucionet ku personat me aftësi të kufizuara duhet të marrin shërbime mungon komunikimi i përshtatur përmes gjuhës së shenjave, formateve audio, shkrimit Braille, apo formateve të thjeshtuara. Ky informacion dhe udhëzues në lidhje me kërkesat specifike për personat me aftësi të kufizuara tashmë do të bëhet online.

www.platforma-pak.al është platforma e parë që vjen në shërbim të personave me aftësi të kufizuar pikërisht për marrjen e informacionit kyç lidhur me legjislacionin shqiptar, terminologjinë e përdorur, statistikat, rregullat e etikës si dhe pyetjet më të shpeshta mbi çështjet e aftësisë së kufizuar.
Platforma e ardhur përmes shoqatës World Vision Albania dhe e financuar nga Bashkimi Europian është pjesë e nismës kryesore të projektit: “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri”.

‘Procesi i aksesit në informacion është kyç për të fuqizuar individin, familjen dhe komunitetin, në mënyrë që ata të kërkojnë të drejtat e tyre. Nisur nga nevojat e personave me aftësi të kufizuara, ne kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë platformën interaktive të aksesueshme nga çdokush. Kjo platformë është një mjet teknologjik që iu ofron personave me aftësi të kufizuara, familjeve të tyre ashtu sikurse edhe shoqërisë civile informacion të aksesueshëm pavarësisht vështirësive në funksionalitet apo barrierave të ndryshme’ tha gjatë prezantimit Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision Albania.

 

l.h/ dita

January 31, 2020 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim