Krijohet “Salla Franceze e Leximit”, 3700 tituj në Bibliotekën Kombëtare

March 6, 2018 09:57

Krijohet “Salla Franceze e Leximit”, 3700 tituj në Bibliotekën Kombëtare

Tashmë adhuruesit e gjuhës dhe letërsisë frënge, do të kenë një sallë të dedikuar në Bibliotekën Kombëtare. “Salla Franceze e Leximit” me rreth 3700 tituj nga të gjitha fushat do t’u vijë në ndihmë të gjithë lexuesve, studentëve dhe studiuesve frankofonë të kryeqytetit.

Në përurimin e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se kjo sallë nuk do të jetë vetëm një sallë leximi. Sot, me rastin e hapjes së saj, u ekspozuan veprat e plota të shkrimtarëve dhe filozofëve francezë, që dominuan shekullin e XX si Paul Valéry, Marcel Proust e Jacques Derrida.

Në veprat që u ekspozuan sot gjendet edhe historia e rrallë e Skënderbeut, e shkruar në frëngjisht. Ndër librat e dhuruar nga Ambasada franceze në Tiranë  shihen edhe disa botime në gjuhën frënge të Ismail Kadaresë, që vijnë në përkthimin e Jusuf Vrionit.

Përurimi i kësaj salle të re leximi vjen në kuadër të “Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri 2018”.

s.a/dita

 

March 6, 2018 09:57
Komento

1 Koment

  1. Tepelena March 6, 11:03

    Po sallen e librit rus kur do ta kemi? E meriton dhe do ishte ne nderin e qeverise, sepse perben pjesen me te madhe te fondit te bibliotekes kombetare ne gjuhe te huaj dhe i ka sherbyer shkollimit dhe kulturimit te disa brezave ne vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim