Krijuesi misterioz i Bitcoin mund të bëhet trilioneri i parë në botë

December 14, 2017 22:13

Krijuesi misterioz i Bitcoin mund të bëhet trilioneri i parë në botë

Njeriu misterioz i njohur si Satoshi Nakamoto, i cili besohet të jetë shpikësi i Bitcoin, mund të bëhet personi më i pasur në planet, përpara miliarderëve Bill Gates dhe Jeff Bezos, sipas listës të revistës “Forbes”.

Rritja e vazhdueshme e çmimit të kriptovalutave, mund ta kthejë Nakamoton në trilionerin e parë në botë.

Çmimi i Bitcoin për këtë vit është rritur me 1,800 për qind. Javën e kaluar për herë të parë vlera e Bitcoin kaloi mbi 19 mijë dollarë. Me një vlerë të tregut prej 280 miliardë dollarësh, kriptovaluta sot tregtohet 16,500 dollarë.

Sipas raporteve të mediave, Nakamoto besohet se ka mbi një milion Bitcoin dhe ai kurrë nuk ka shpenzuar asnjë monedhë të vetme.

Identiteti i Satoshi Nakamoto, një pseudonim për autorin e letrës kërkimore që konceptonte Bitcoin rreth nëntë vite parë, mbetet një mister, deri më sot askush nuk e di se kush është ai. Emri i tij shfaqet në dokumentin origjinal i cili propozoi një sistem elektronik të parasë së gatshme.

Ka patur të paktën katër persona që janë emëruar si Satoshi Nakamoto. Tre vjet më parë, “Newsweek” tha se një 64-vjeçar japonez që jetonte në Kaliforni me emrin Dorian Satoshi Nakamoto mund të ishte prapa Bitcoin, por ai e kishte mohuar raportin.

Në vitin 2016, një ndërmarrës australian, Craig Wright, pretendoi se ai ishte themeluesi, por ai gjithashtu u thirr në dyshim.

Muajin e kaluar, miliarderi Elon Musk mohoi thashethemet se ai ishte shpikësi misterioz i Bitcoin. Një ish-praktikant në hapësirën kozmike ‘SpaceX’ të Muskut ka sugjeruar që “Ndoshta Satoshi është Eloni” për shkak të njohurive që ai ka për ekonominë dhe kriptografinë.

December 14, 2017 22:13
Komento

2 Komente

  1. gjermani i fundit December 15, 09:43

    mesa duket eshte nje spekullacion gjigantesk. Por sa me e madhe behet loja, aq me e pamundur ta mbyllesh. Aktualisht “misteriozet” e Bitcoin te keshillojne qe te investosh rreth 1% te pasurise tende, qe po e humbe nuk behet qameti!!!! Mirepo ti do fitosh, thone keta,se kaq ka fitur ky, ai, keta, ata, etj dhe ne 2020 nje monedhe Bitcoin do arrije a ndoshta do arrije 500.000 euro. Keshilla me e kujdesshme thote se mund te blesh nje fraksion Bitcoin me 150-250 euro.qe zere se do i lozje ne kazino dhe konsideroji te humbura. Pas ndonja 10 vjetesh hap “qymezin” dhe shiko ka veze apo jo? Per mendimin tim, sado absurde qe duket dhe e destinuar te falimentoje si piramidat e Vlores, me shume gjasa Bitcoin do triumfoje. Eshte sistemi qe ka nevoje per spekullacion dhe ka te ngjare qe ky japonezi misterioz te jete bankier anglez apo amerikan me origjine çifute. Gjersa bota e teknologjise se sotme postudjon nje trup qiellor ne forme cigareje dy here largesine e Tokes nga Dielli dhe nuk po gjejne dot nje majmun interneti qe shet nje figure ne forme monedhe qe dje vlen 15.000$, sot gdhihet 7.500, pardje ishte 9.000, eshte komplet e pabesueshme te jete jashte sistemit komplotist qe kerkon te levize parane jashte rregullave legale.

    Reply to this comment
  2. Niko Simaku December 15, 14:47

    Ne se mund te shpjegoni se çfar eshte kriptoghrafia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*