Krim i dyfishtë, vret të dashurën dhe veten

August 15, 2016 12:39

Krim i dyfishtë, vret të dashurën dhe veten

Vret vajzën me të cilën shoqërohej më pas qëllon dhe veten. Mëngjesin e sotëm në banesën e tij ka kryer vetëvrasje me një pistolete “TT” Sokrat Shani, 65 vjeç, lindur e banues në Krutje e sipërme. Lushnje.

Menjëherë ne vendin e ngjarjes shkuan punonjesit e policise se Lushnjes dhe nga këqyrja e vendit te ngjarjes, u vlerësua situata dhe si pasoje e hetimit u gjet nje leter ku shkruhej nje adrese dhe një emër në Golem të Kavajës.

“Jonida ndodhet tek shtëpia e Ludit në Golem. Shtëpia ndodhet përballë pishinës së një hoteli. Hotel P… Banesa në katin e katërt, Jonida është nga Kryekuqi”, – shkruan me pak fjalë në letrën e lënë 65-vjeçari

Për këtë u bashkëpunua me Komisariatin e Policisë Kavajë dhe gjatë kontrollit të kësaj banese, në njërën nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune Jonida Çanaku, 29 vjeçe, banuese në fshatin Kryekuq Divjakë, shtëpiake.

Letra mban datën 14 gusht dhe është firmosur nga viktima Sokrat Shani.

Mësohet se në banesën e saj ne Golem, ne katin e 4 është gjetur e mbytur Jonida Çanaku, 29 vjeçe.

Sipas policisë, e reja është vrarë nga Shani, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjës me një pistoletë tip TT.

I moshuari e ka kryer krimin me një litar. Vajza ishte studente dhe priste të niste vitin akademik.

Sipas deklarimit të familjareve ajo kishte dy ditë e larguar nga banesa dhe u ka thënë se do shkonte te tezja.

 

August 15, 2016 12:39
Komento

1 Koment

  1. Rimi August 15, 19:24

    Mos na hapni barkun me keto lajme idoteske qofte nga ndertimi i ngajrrjes qofte edhe nga ajo qe sot rendomte perben lajm!Edhe sikur ne Bathore ta kishit mbaruar shkollen per Gazetaruc nuk do te shkruanit e kete menyre!Me kete shkrim jo te rastesishem sot them me plote bindje:”Eh ç’fare i ka bere Saliu ketij vendi ku me siguri edhe ambasadoret e akredituar ketu jane pa shkolle dipllomacie”!Turp

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*