Krimet e bashkëpunëtorëve të fashizmit kundër antifashistëve shqiptarë

August 12, 2019 12:00

Krimet e bashkëpunëtorëve të fashizmit kundër antifashistëve shqiptarë

Nga Fitim Çaushi

Përndjekja që u bëhej antifashistëve shqiptarë nga bashkëpunëtorët e fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte pjesë e aleancës të forcave fashiste dhe kolaboracionistëve, për të nënshtruar luftën e popullit shqiptar për çlirim. Kjo luftë ka filluar para formimit të PKSh, si traditë historike e klasave shfrytëzuese, bashkëjetuese me çdo pushtuesit.

Pa u mbushur muaji nga pushtimi fashist, më 2 maj 1939, Ministri i Punëve të Brendshme Maliq Bushati, i dërgon prefekturave: Na dërgoni një listë të ish informatorëve dhe personave të tjerë që janë paguar nga fondi sekret i kësaj Ministrie, çfarë shërbimi kanë kryer për shpërblimin që kanë marrë dhe nëse janë të vlefshëm për shërbim informativ.”(F.152, d,.34, f. 4)

Superstruktura fashiste po krijonte infrastrukturën, që do të garantonte regjimin e ri fashist. Informatorët e Ministrisë së Brendshme të Qeverisë së Zogut, thirren në krye të detyrës, edhe në qeverinë e re me lojtarë të vjetër. Prefekti Tef Naraçi, më 22 maj 1940, njofton MPM: “Ju paraqesim katër copë dëftesash mbas të cilave justifikohen pagesa e shpërblimit për informatorët e kësaj prefekture.”(F. 152, d. 34, f. 16)

Dy ditë më vonë Ministri i Brendshëm Bushati, më 24 maj 1940, urdhëron zyrën e llogarisë: “Prej fondit sekret lutemi t’i çelet  Prefekturës së Korçës, një kredi prej fr… “(F. 152, d. 34, f. 25) Fonde financiare sekrete për mercenarët shqiptarë, janë shpërndarë në të gjitha Prefekturat, ndërkohë që Prefekti Daut Çarçani i kërkon MPM tre dedektivë “(F. 152, d. 34, f. 25) Të gjithë detektivët dhe fondet sekrete, do të përdoreshin për të luftuar antifashistët shqiptarë.

Jemi në kohën kur protestat kundër pushtimit fashist konsideroheshin politikisht të dënueshme dhe antifashistët shqiptarë persekutoheshin: Ernest Koliqi, si Ministër i Arsimit, por edhe si z/Ministër i Punëve të Brendshme,  ishte i angazhuar me përndjekjen e rinisë antifashiste: në Qarkoren dërguar shkollave të mesme, ai urdhëron: “Po ju dërgohet lista e nxënësve, të jashtëm dhe bursistë, të përjashtuar nga të gjitha shkollat e mbretnisë, sepse gjatë vitit shkollor 1939-1940, kanë tregue nji sjellje e pabinduni në kundërshtim me rregullat shkollore: Adem Boriçi, Azis Çami, Bardhok Bba, Beqir Minxhozi, Emin Duraku, Haki Fejza, Ndoc Mazi.”(Ministria e Arsimit, viti  1940, d. 184, f. 22)

Antifashistët shqiptarë, jo vetëm përjashtoheshin nga shkollat dhe nga puna, por edhe internoheshin: Koloneli fashist Riçioni, më 19 qershor 1941 njofton MPM: “I internuari politik Misto Treska asht lirue më 21 maj 1941.”(F. 152, d. 145, f. 202) dhe pas formimit të PKSH, gjenerali i Komandës Eprore Xhuzete Paglieri, më 28 nëntor 41 njoftonte MPM: “U disponua i internuarit politik Thanas Nano, i Gjergjit.”(F. 152, d. 145.3, f. 166) Antifashistët e dënuar para formimit të PKSh janë të shumtë, këtë e dëshmon vetë Ministri Bushati, më 14 mars 1941: “Na dërgoni sa ma parë një listë të nëpunëseve të shtetit që janë arrestuar e internuar për arsye politike, mbasi në ngarkim të tyre do të marrim masa disiplinore, në bazë të ligjeve në fuqi, “(F.152,d. 236, f. 7)

Ndërkohë informon edhe gjeneral Paglieri: “Agjentët e kuesurës kanë proceduar arrestimin dhe internimin n’Itali për shkaqe politike, profesorin Selfo Aqif, në Gjirokastër me detyrë pranë Gjimnazit Shtetit.”(F. 152, d. 314, f. 21)

Me formimin e PKSH, rritet rezistenca antifashiste. Më 3 dhjetor 1941 me dekret të Jakomonit, Mustafa Kruja si dorë e fortë emërohet kryeministër për të goditur rezistencën e anifashistëve shqiptarë. Francesko Jakomoni përforcon MPM: ”Oficeri Ghidoli Dr. Silvio, me cilësinë e këshilltarit të përhershëm pranë Kryesisë KM, ngarkohet edhe me detyrën e Këshilltarit të Përhershëm të MPM”(F. 152, d. 43.1, f. 3)

Me këtë kujdes, përforcohet me mbikëqyrës italianë, edhe Ministria e Drejtësisë, që do të gjykonte dhe dënonte antifashistët shqiptarë: Kryeministri Kruja më 14 janar 1942, i dërgon Mëkëmbësit: “Kam nderin me i paraqit shkëlqesisë suaj skemë-dekretin mbi emnimin e Mastrandea Davide, Këshilltar të përhershëm të Ministrisë së Drejtësisë me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 12, datë 23/12/41”(F.161, d. 1373, f. 1) Ky përforcim do të vazhdonte: “Dekretojmë Valentino Fumanti i Policisë Mbretnisë Italiane, të merret në shërbim në Trupin e Armatosur të Policisë Shqiptare, “(F. 161, d. 1378, f. 43)

Sikundër shihet jo vetëm qeveria fashiste, por edhe tërë dikasteret e diktaturës fashiste, pas formimit të PKSH do të drejtoheshin nga jerarkë të lartë fashistë. Kjo do të sillte edhe egërsimin e kolaboracionistëve kundër antifashistëve shqiptarë, të cilët, si intelektualë me ndjenja pariotike, nuk mund të mos protestonin kundër pushtimit, ndërkohë që klasa çifligare dhe shërbëtorët e saj, u vunë në shërbim të pushtuesit.

Më 1 shkurt 1942 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Zef Kadare, njofton Kryesinë e KM: “Janë shpërndarë në Elbasan 20 manifesta shqip. Kuestori i Elbasanit më njoftoj se shpërndarësi i quajtur Hajrullah Demeti, me detyrë ndihmës agronom, asht ndalue. Vazhdojnë hetimet.”( F. 152, d. 90, f. 17).

Dy ditë më vonë 3 shkurt 1942, përsëri Zef Kadare njoftonte: “Agjentat e policisë me shërbim të posaçëm patrullë, panë në Rrugën e Pishës një djalosh me biçikletë. Tre agjentët qëlluan që t’i shtijshin frikën. U identifikue Galip Hatibi, iu gjetën copa poezie dhe hymnesh; “Internacionalja”, “Marshi Funebër”, “Përpara shokë”, “Kënga e Luftës së Vlorës”.(F.152, d. 90, f. 26)

Arrestimet nuk përjashtojnë as luftëtarët e Spanjës: Prefekti Lele Koçi më 7 shkurt 1942, njofton MPM: “Në katundin Dhërmi asht arrestue Petro Marko…me kërkesën e kuesturës së këtushme për shpërndarje manifestash propagande komuniste.”(F. 152, d. 90, f. 35)

Alarmi ka pllakosur fashizmin dhe bashkëpunëtorët e tij në tërë Shqipërinë: N/Ministri i PM më 11shkurt 1942, njofton Prefekturën Shkodër: “Nëpunësit e post-telgrafës: Ndoc Koçi, Shyqyri Mani, Kapllan Dani, Rifat Beci, të arrestohen e me roje  të sigurta  të përcillen në Tiranë.”(F.152, d. 335, f.) Nsdërsa Grupi nacionalist i dërgon Jakominit, shkaqet e rritjes së lëvizjes komuniste në Shkodër.”(F. 161, d. 104, f. 1,2)

Situata ka tmerruar edhe mercenarët e fashizmit në pushtetin vendor: Prefekti i Gjirokastrës Faik Quku, më 16 shkurt 1942, njofton MPM: “Për me disiplinue veprimet, lutemi që rekuizimet e shtëpive dhe arrestimet politike, prej kuesturave, të bahet jo direkt, por me anë të asaj Ministrie.”(F. 152, d. 90, f. 43)

N/Ministri i PM më 25 shkurt 1942 urdhëron Prefekturën e Shkodrës: ”Masar Bekteshi të pushohet nga puna. Për Ruzhdi Barbullushin do të merren masa të njëllojta. Në qoftë se kthehen aty  të arrestohen.”(F. 152, d. 335, f. 12)

Arrestimet përfshijnë edhe shkollat: Prefekti Lele Koçi më 26 shkurt 1942, njofton MPM: “Shemsi Tozozanit, profesor në Institutin Tregtar, Dhimitër Grillo, mësues shkolle, dhe tre studenta. Shoqnimi i tyre asht ba me urdhër të Gjyqit ushtarak të atyshëm. Këta persona janë nga ata që kanë qenë të burgosur në festën e 28 nëntorit të kaluem”(F.152, d. 90, f. 52)  Në vazhdim MPM do të njoftonte Ministrinë e Arsimit Tiranë: “Njoftohemi se Shemsi Totozani, profesorë në Vlorë, Arma e KK. MM të atjeshme e quan propagandist të rrezikshëm, me autoritet tek studentët dhe të zotin në akte terroriste.”(F. 152, d. 256. f. 5)

Situata kërkonte vigjilencë, N/Ministri më 23 shkurt 1942, i dërgon telegram Prefekturës Korçë: ”Informohemi se janë tue u ba përgatitje të fshehta nga elementë kundërshtarë, për të ba demostrata kundër rregjimit. Rrini gati dhe në rasë që të ngjajë gja, veproni me energjinë ma të madhe…”(F.152, d. 264, f.1)

Arrestimet shpesh marrin ngjyrime komike: Ministri PM Kol Bib Mirakaj, njëkohësisht ministër sekretar, i Partisë kombëtare Fashiste Shqiptare, i dërgon Ministrit të Drejtësisë, Hasan Dostit, më 1mars 1943: “Minella Koleka i është dërguar gjyqit ushtarak për propagandë subversive dhe dëgjim Radio-stacionesh të huaja, i cili asht dënue me 3 vjet burgim.”(F.152, d. 634, f. 54)

Ndërsa Prefekti Qazim Mulleti më 13 mars 42 njofton MPM: “Njerëz të panjohur kanë shkrue me tebeshir të bardhë 16 shenja drapni e çekani. Në fund të shenjave kanë shkruar: “Kjo qeveri ka me fitue”(F. 152, d. 90, f.65).

Nuk përjashtohen nga arrestimi as të dehurit; N/Ministri i PM më 19 mars 1942, njofton MP Botore: ”Hamza Dibra asht proçedue prej organeve t’armës KK. MM. pasi tue qenë i dejshëm ka thanë: “Mbas tri ditëve ka me u ba një revolucon. Ka me u kthye Zogu me Musa Jukën. Unë jam komunist.” I përmenduri iu dha gjyqit ushtarak.”( F. 152, d. 335, f. 26)

Prefekti i Durrësit njofton MPM: “Komanda e grupit KK. MM. ka arrestue të quajturit Jani Manushi e Naun Aleksi, pijeshitës  për arsye se kanë lavdërue komunizmin botnisht në një lokal publik,”(F.152, d. 329, f. 55) Arrestime ka patur edhe për të mbajtur lart nderin e Duçes dhr Hitlerit: N/ministri njoftonte Drejtorin e Përgjithshme  të Shëndetësisë:  “Arma e KK. MM. ka arrestuar Orest Duka, kujdestar i mencës te Spitali Civil, për arsye se, me një hekur, ka shpuar sytë e një fotografie të Duçes dhe Fuhrerit, varur në murin e mencës. “(F. 152, d. 329, f. 169)

Duke lenë mënjanë aspektin komik, protestat antifashiste në Shqipëri morrën karakter masiv: N/Ministri i PM më 5 mars 1942, i dërgon prefekturës së Vlorës: ”Informohemi se studentët e Institutit Tregtar, janë tue përgatitë një demonstratë, në të cilën kërkojnë të tërheqin edhe një shumicë prej popullit. Merni gjithë masat për ta evitue një ngjarje të tillë.”(F. 152, d. 264,f. 2)

I egri Paglieri, më 7 mars 1942 informon komandat eprore të karabinerisë: “Më datën 6 mars në orën 18.30, nxënësit e shkollave të Gjirokastrës, duke u kthyer nga shëtitja këndonin këngë kundërshtare. Pushuan me ndërhyrjen e policisë.”(F. 152, d. 261, f. 5) Ndërsa më 9 mars 1942, do të njoftonte Kryesinë e KM: ”Arma e Durrësit në marrëveshje me Prefektin dhe Kuesurën ka arrestue elementët Lefter Goga, student i njohur si pjesëmarës në ngjitjen e manfestave, komuniste  në mbramjen e 22 gushtit 1941. Idriz Çoba shënuar nga kuestura e Shkodrës si komunist dhe antiitalian, propagandist aktiv.”(F. 152, d. 90, f. 63)

N/Drejtori i P. i Policisë Sh. Borshi, më 11 mars 1942, njofton MPM: “Ndodhen të burgosur në dispozicion të kuesturës së Korçës, mbas urdhërit të Ministrisë së Mbrendshme, dhjetë persona përgjegjës për manifestimin e 8 nëntorit 1941.”( F.152, d 264, f. 30)

Tepër i shqetësuar për veprimtarinë antifashiste, Paglieri më 12 mars 1942 i dërgon Kryesisë së KM: “Dërgohet kopja e listës e personave politikisht të rrezikshëm të përpiluar nga Arma e Vlorës, dhënë  Prefektit të atjeshëm për studim.”(F.152, d. 95, f.6)

Madje Paglieri më 12 mars 42, njofton edhe për bashkëpunimin midis Ushtrisë Fashiste dhe pushtetit vendor: “Arma e Elbasanit në marrëveshje me Prefektin dhe Kuestorin ka përpiluar një listë t’elementëve përmbysës të rrezikshëm politikisht. Prefekti e ka quajtur të nevojshme ta nënshkruaj personalisht atë listë dhe për këtë asht vendosur: “Për tash asnjë nga personat e vënë në listë nuk duhet të rreshtohet. Të shënuarit në listë t’arrestohen me një herë në rast të ndonjë turbullire të rregullit botnor.”

Tetë ditë më vonë, vendimi i mësipërm zbatohet me urgjencë: Xhuzepe Paglieri më 20 mars 1942, ka njoftuar Komandën Supreme të Karabinerisë dhe Kryesinë e KM: “Lajmi i ardhur nga KK.MM. i Elbasanit…janë shkruar me laps kopjativ këto fjalë: “Rroftë Shqipëria”, Poshtë Italia”. Nga hetimet e bëra, nga 40 studentë të konviktit, janë arrestuar rreth dhjetë veta. Janë në vazhdim hetimet  për njohjen e autorit.”(F. 152, d. 261, f. 7)

Për marrëveshje dypalëshe, në arrestimet e antifashistëve shqiptarë, Paglieri ka njoftuar shumë herë: “Arma e Tiranës në bashkëpunim me Kuesturën Mbretnore ka ndaluar për veprimtari komuniste: Fadil Sopoti, Hyen Begeja, Isa Shala, Mark Voci.”(F. 152, d. 329, f. 10)

Prefekti i Vlorës Lele Koçi njofton MPM: “I është referuar gjyqit ushtarak të Tiranës, Eqerem Mikoli nga Bolena, për propagandë antikombëtare që bënte në burgun e Vlorës. I përmenduri kishte përmbledhur edhe disa vjersha subversive.”(F.152, d. 335, f. 73) Po ky Prefekt,  njofton MPM për arrestime të tjera: ”Nga një kontroll në shtëpinë e M. Hasanit dhe M. K, nga arma e Vlorës, u gjetën disa dorëshkrime me përmbajtje kundërshtare. Të dy personat do t’i referohen gjyqit ushtarak.”(F. 152, d. 335, f. 7)

Më 14 mars 1942, N/Ministri i kërkon Prefekturës Shkodër: “Të na njoftohet se cilët janë personat e rrezikshëm, ku ndodhen sot dhe pse nuk kapen.”(F. 152, d..264, f.4) (Në Arkiv ndodhen listat e personave  të dyshimtë, nën mbikqyrje nga organet e policisë dhe MPM. me motivacione të hollësishme.”(F.152, d. 95, f. 3,4,5)

Vigjilenca e detyron MB, që më 2 prill 1942, në prag të trevjetorit të pushtimit të Shqipërisë, të njoftoj Prefekturat: ”Kundërshtarët janë tue përgatitun një demostratë në shumë vise, në 7-12-16 prill. Ju porositim marrjen e masave ma të fuqishme për ndalimin, e në rasë nevoje për shtypjen e çdo demostrate. Zyrtarisht ka me u kremtue vetëm dita e bashkimit e 12 prillit, e vetëm tue u shpalos dy flamuj nëpër zyra.”(F.152, d. 264, f. 6)

Bashkëpunëtorët e fashizmit do të festonin, jo festën kombëtare të flamurit në Vlorë, por bashkimin e Shqipërisë me Italinë! Për këto pazare, më 7 prill 42, ka nënshkrime dy palëshe,  F. Jakomoni – Hasan Dosti.”(F.161, d. 1398, f. 4) Kjo do të sillte pakënaqësi masive të të gjithë popullit, veçanërisht në Tiranë, prandaj Jakomoni, që ishte në krye të pushtetit në Shqipëri, urdhëron “të përdoret edhe flamuri i vjetër i Shqipërisë.”

Prefekti i Durrësit më 10 prill 1942 njofton: “Me urdhër të komandantit të kompanisë KK.MM. të Mbrendshme, kanë arrestue në Ndroq, sekretarin politik e mësues në qendrën e atjeshme Sadik Ibrahim Çoça, si i dyshimtë për veprimtari subversive.”(F. 152, d. 329. f. 11)

Me gjithë terrorin fashist, demonstratat nuk ndaleshin: Paglieri më 13 prill 1942, i nis Mëkëmbësisë Mbretërore fonogramin: ”Gati njëqind të rinj mbledhur në shetitoren Viktor Emanueli, të qytetit, me një flamur shqiptar duke kënduar shkonin drejt sheshit të prefekturës, ku përballeshin nga fuqia publike. Gjatë ndeshjes Karlo Gabroni, vartës nga reparti i Korfuzit, merr plagë thike në ije, duke u shtruar në spital, ndërsa apuntati Gaetano Colasanto, merr gërvishtje dhe damka në fytyrë. Janë ndaluar 50 demostrues, disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda…Vasil  Ndoka. (F.152,d.264, f.8).

Këtë përleshje me demonstruesit, po atë ditë Prefekti T. Naraçi ia transmeton MPM: “Prej pesëdhjetë e një demonstruesve, tridhjetë e shtatë i janë deferue gjyqit ushtarak. Për të tjerët vijojnë hetimet.”( F.152, d. 264, f. 12)

Rinia shqiptare përleshej me pushtuesit, ndërsa bashkëpunëtorët e fashizmit i dënonin me burg; Z/Prefekti Rexhep Çela i përgjigjet MPM: ”Aleks Rrapo politikisht asht me ndjenja komuniste kundra regjimit. Më 25 maj të vitit të kaluar (1941) ka qenë proceduar e dhënë gjykatës ushtarake si akuzuar, përgjegjës për shpërndarje manifestash komuniste.”(F. 152, d. 329. f. 122).

Prefekti Çarçani më 30 korrik 1942 njofton MPM: ”Kuestura e këtushme ka denoncue në gjyqin ushtarak për aktivitet komunist 12 persona“ ( F. 152, d. 329, f. 128).

Edhe Prefekti i Korçës njofton MPM: “Komanda e Kompanisë KK.MM. ka proçedue me arrestimin e Pandi Grabocka, pse ka mëshefur në banesën e tij nji të aratisur politik.”(F. 152, d. 335, f. 56) Bilancin e të arrestimeve, N/Ministri i PM ia dërgon Kryeministrit më 13 prill: ”Drejtoria e Përgjithshme e Policisë na njofton se prej operacioneve politike të fundit janë arrestue shumë persona përgjegjës për marrje pjesë në shoqëritë terroriste–komuniste…asht e pamundur që në burgun e këtushëm të vazhdojë qëndrimi i të arrestuarve nga ngushtica e vendit. Për këto arsye propozoj të shpejtohet procedimi i tyre penal, të dënuarit për faje politike të dërgohen nëpër burgjet italiane.”( F. 152, d. 634, f. 19)

 

August 12, 2019 12:00
Komento

9 Komente

  1. demo August 12, 18:14

    Ministri i brendshem i fashizmit, Zef Kadarja urdheron Ministrine e Arsimit ti jape 7 rroga shtese mesuesit te jashtem te Lyceut te Korces Enver Hoxha,si Informator i pjesemarresve te profesoratit te Lyceut ne Demostraten Antifashiste te Rinise Korcare,ku u arrestuan dhe u internuan ne Itali profesoret Abaz Ermenji,Enver Sazani etj.
    Infoirmatori Enver Hoxha u dergua ne Itali me ndihmen e Ministrise se Shendetsise Fashiste per kurim te kualifikuar,meqe vuan nga nje Paralize Parciale.
    E shoqja e antifashistit Thanas Nano eshte Marije Shuteriqi,Kryetare e Gruas Fashiste te Elbasanit.
    Me dokument dt 10-11 1941 Nexhmije Xhuglini eshte antare e Gioventu Litorio Albanese,leshuar nga komandanti krahinuer Eqrem Stermasi.
    Neser do te botoj te gjithe emrat e Antifashisteve te Internuar ne Itali,qe nga Abaz Ermenji,Lef Nosi,Zai Fundo,qe te marresh vesh kush kane qene fashistet dhe ANTIFASHISTET E VERTETE.

    Reply to this comment
  2. Rapsodi dixhital prej Vicidoli August 12, 18:31

    Shume interesant eshte Demo-ja!
    Po atehere perse “antifashistet e vertete” ja mbathen bashke me gjermanet?
    Si ka mundesi qe gjermanet ndihmuan “antifashistet e vertete”?
    Ha!Ha!
    I mjeri Demo…I shkreti Demo!

    Reply to this comment
  3. demo August 12, 20:08

    Ja mbathi edhe Sadik Premte qe themeloi partine,
    Edhe Abaz Ermenji qe themeloi levizjen antifashiste.
    Pse?Sepse nje fashist i kamufluar,nje ambasador Zogist po vinte me zarbot e malit i kamufluar si antifashist.
    Edhe djemte e mbretit Dunkan ja mbathen nga gjakpiresi Makbeth,duke marre mbi vete cpifjen per atvrasje.

    Reply to this comment
    • Limani August 12, 21:51

      Zarbot e malit janë popull shqipetar , pjesa më e shëndoshë , më e ndershme, më atdhedashëse !
      Kur erdhi Abas Ermenji, besoj në vitin 1992 , isha kurioz dhe vajta të dëgjoja fjalën e tij tek instituti i arteve . Ishte një leksion për Skenderbeun . Për Luften ballistë – komunistë s’foli fare . Në një pyetje që i bëri dikush nga salla për Enverin tha se , e kam njohur por s’kisha shoqëri me të se kishim ide të ndryshme . Kaq tha , as më shumë , as më pak .
      Dukej brumosja e tij me demokracinë frenge, ballist por jo si këta ballistët tanë injorantë , ishte dinjitoz.
      Më në fund ai iku duke sharë demokracinë e Saliut !
      Ato shpërblimet e spiunit Enver me 7 apo 70 rroga janë llafe pazari kur s’ka dokument!

      Reply to this comment
  4. intelektuali August 13, 13:56

    Demo na hape barkun e na bere per te vjelle apo pjelle me faktet e tua.

    Ti mbaji mendimet e njohurite tua.

    Po neve na e rruan mendjen tone .

    MOS U dhias se MOS te ndonje damlla MOS o zot.

    Reply to this comment
  5. abazi August 13, 13:57

    Demo na hape barkun e na bere per te vjelle apo pjelle me faktet e tua.

    Ti mbaji mendimet e njohurite tua.

    Po neve na e rruan mendjen tone .

    MOS U dhias se MOS te ndonje damlla MOS o zot.

    Reply to this comment
  6. Paci August 14, 10:40

    Kur te rivleresohet roli vendimtar i Enver Hoxhes per çlirimin dhe pjesmarrjen e Shqiprise ne L.2.B me fituesi historik si dhe per ndertimin e Shqiprise nga feudalizmi primitiv ne nje vend te civilizuar ne arsim kulture sporte dhe punesim ne fabrika e uzinat shqiptare .Nga nje popullsi te vjeter injorante ne popullsine me te re ne Evrope e me te shkolluar .Nga shpatat e mbretit feudal ne armatimin me modern te kohes Vetem kur te vleresohet ai lloj burrit dote behet Shqiperia .

    Reply to this comment
  7. Dhimbia e madhe POPULL-. August 14, 17:15

    Te thuash c’duhet thene: eshte ceshtia !

    Faleminderit “Paci komentuesi ,Po nenvizo fraze permbullese Tuajen:
    -Vetem kur te vleresohet ai lloj burri do te behet Shqiperia.
    Me Rapsodin dixhital; ani prej vicidoli.po perseris:”imjeri Demo ! i shkreti Demo!.

    Dhimbia e madhe POPULL !

    Reply to this comment
  8. Patrioti August 14, 18:04

    Qyp qe qyp I pa gdhendur mbete mor demo mavria. Po te rrjedh ne deje gjak kolaboracionisti mor sojsez.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin