“Krimet e komunizmit” dhe “arritjet e demokracisë”

October 10, 2018 10:31

“Krimet e komunizmit” dhe “arritjet e demokracisë”

Gjokë Dabaj 

Vijon nga numri kaluar (Kliko KETU)

Po vazhdoj edhe me disa citime të tjera nga veprat e Enverit. Jemi në 110-vjetorin e lindjes së tij dhe shqiptarët mbase i kanë harruar disa fakte që vështirë se do të kontestohen ndonjëherë.

Enver Hoxha shkruante:

Ju keni parë dhe dëgjuar gjyqin që u zhvillua në Tiranë kundër disa tradhtarëve e të shiturve te i huaji.” (Vep.4, f.281)

Ju keni parë në gjyqin e popullit se si tradhtarët i deklaruan të gjithë qëllimet e tyre të errët. Një nga ata ishte edhe Sheh Ibrahim Karbunara.” (Vep.4, f.292)

Ne e dinim që populli shqiptar, që kish vuajtur shekuj me radhë, do të haste në rrugën e tij edhe armiq të brendshëm. Këta armiq ishin bejlerët e pashallarët, si Shefqet Vërlaci, Ibrahim Biçoku e të tjerë, të cilët u lidhën me okupatorin kokë e këmbë për të shpëtuar pasurinë e tyre… Ju e dini mirë çfarë metodash, çfarë mënyrash të poshtra përdornin tradhtarët. Ata përdornin parulla gjoja nacionaliste. Ata bënë sikur dolën në mal për të luftuar… (Populli ynë) i shpartalloi forcat e Ballit e të Legalitetit, forcat e Shefqet Vërlacit e të Xhafë Balit.” (Vep.4, f.296)

Dora në zemër, ballistët dhe legalistët e sotëm kanë fare pak peshë në zhvatjen e popullit në krahasim me zhvatësit e rinj njëmijë herë më të babëzitur dhe më të poshtër.

Si mund të quhen patriotë një Kolë Tromarë ose një Faslli Frashër, që u bënë veglat më të poshtra të Italisë dhe të Gjermanisë për të shtypur popullin shqiptar? Jo. Këta janë tradhtarë.” (Vep.4, f.342-343)

Si mund të quhet patriote një qeveri që ia lejon Telekomin Serbisë?!

Nga informatat që kemi, qeveria jugosllave po grumbullon krerët e reaksionit shqiptar që janë në arrati, si Cen Elezi, Fiqiri Dineja, Muharrem Bajraktari etj.” (Vep.6, f.114. 28 prill 1949)

Pra, a nuk duhet t’i lexojnë këta rreshta shqiptarët e sotëm dhe të ruhen, të ruhen shumë, nga mielli jashtë standardit i Sëbisë dhe nga shumë “dhurata” të tjera që na vijnë prej andej në emër të një Evrope, realisht shumë më problemore për ne se një Jugosllavi titiste e dikurshme?!

Tani, shih e shkruaj. Ata që i pat dënuar regjimi i Enver Hoxhës ishin të shumtë. Shumica e tyre, në mos të gjithë, qenë dënuar e ndëshkuar me vendime gjykatash. Vetëkuptohet që ato gjykata gjykonin ashtu siç ua sugjeronte sistemi, në bazë të kodeve penalë të atij sistemi dhe nga juristë që e kishin detyrë ta mbronin atë sistem shoqëror të cilit i takonin.

Në kohën e sotme ka shumë njerëz që thonë se sistemi shtetëror që udhëhiqej nga Enver Hoxha, ka qenë një sistem kriminal. Unë nuk them ashtu, megjithatë, analizat duhet të jenë shkencërisht të vërtetueshme.

Nëse njerëzit që i dënonte regjimi i Enver Hoxhës ishin njerëz të mirë dhe të pafajshëm, ku gjendeshin njerëzit e këqinj dhe kriminelët? A mund të thuhet që, në periudhën nga 1941-shi, kur u krijua Partia Komuniste Shqiptare dhe u vu në krye të luftës për çlirimin e vendit të vet, deri në vitin 1985, kur vdiq Enver Hoxha, në Republikën e Shqipërisë (RPSH, RPSSH), nuk ka pasur njerëz të këqinj dhe kriminelë, që duhej t’i dënonte shteti i atëhershëm? A është e mundur të pohohet kështu, duke thënë që në atë kohë ishin të gjithë shqiptarët gra të mira dhe burra të mire dhe Enver Hoxha i ka dënuar kot ata njerëz, prandaj dhe duhet të dëmshpërblehen? Ose edhe ndryshe: Ata ishin njerëz të mirë, ishin patriotë të devotshëm dhe pikërisht se ishin të tillë dhe se e kundërshtonin regjimin në fuqi, i dënonte regjimi i Enverit me pushkatim ose me burgje e internime.

Mirëpo, duke u nisur nga maksima e pakundërshtueshme që askund në botë nuk ka popull pa shkelës të normavet të moralit, pa njerëz të këqinj dhe pa kriminelë, mbetet për t’i gjetur ata njerëz midis atyre shqiptarëve që e pëlqenin dhe e mbronin regjimin e Enver Hoxhës. Mbetet që të quhen kriminelë apo të mashtruar prej një klike kriminelësh ata që shkonin mbas Enver Hoxhës dhe që vepronin simbas udhëzimevet të tij.

Kategoria e parë e “kriminelëvet” do të ishin ata që u vranë në luftë për lirinë ose që luftuan për lirinë kombëtare dhe shoqërore. Janë disa mijëra dhe mund t’i marrim që të gjithë një nga një dhe secilit prej tyre t’ia bëjmë gjyqin special.

Në 2-3 veprat e Enver Hoxhës unë hasa nja 125 emra, prej atyre që ai regjim i ka cilësuar si dëshmorë ose heronj të popullit:

Abaz Shehu, Adem Krasniqi, Adem Sheme, Ago Topalli, Ajet Xhindole, Ali Demi, Ali Këlmendi, Alqi Kondi, Arshi Lengo, Asim Zeneli, Beqir Selimi, Bexhet Visoçica, Bule Naipi, Çome Mandi, Demir Xheloja, Demir Progri, Demo Fejzoja, Dervish Aliu, Dervish Osmën Hekali, Faik Panço, Fejzo Dervishi (Baba Fejzoja), Floreshë Myteveliu, Fuat Babani, Gani Nexhipi, Gani Nivica, Haskë Hoçishti, Haxhi Dobrenji, Hysen Çino, Hajredin Beqiri, Ismail Abazi, Isuf Omari, Janaq Kilica, Jani Robo, Jonuz Çuçi, Jorgo Plaku, Jorgji Dilo, Kajo Karafili, Kapo Baco, Kastriot Muço, Kiço Greço, Koci Bako, Kolë Myzeqari, Koli Gusho, Kozma Naska, Kristaq Capo, Kristaq Ilo, Kristaq Ttulani, Laze Nuro, Lef Sallata, Lefter Talo, Male Cangonji, Margaritë Tutulani, Memo Meto, Midhi Kostani, Mihal Duri, Milo Gjoka, Misto Mame, Mitat Dautaj, Mitat Gjoliku, Mitraq Sallata, Mitro Xhani, Muhamet Bakiri, Muhamet Rexhepi, Muharrem Çollaku, Mumin Kollarati, Musa Braho, Musa Ramo, Mustafa Matohiti, Mustafa Xhani (Baba Faja), Myzafer Asqeriu, Nazif Korleni, Nevruz Poloska, Ormën Elmaz Murra (dëshmor vetë i katërti), Pandeli Boçari, Pano Xhamballo, Peço Llukani, Perlat Rexhapi, Pertef Kokona, Petro Lakrori, Ptoleme Xhuvani, Qani Nuredini, Qemal Stafa, Qirjako Dhroso, Rahmi Stopani, Ramiz Aranitasi, Rapo Hasimi, Raqi Qirinxhi, Raqi Themeli, Reshit Çollaku, Sadik Stavileci, Seit Abazi, Selfo Abedini, Skënder Libohova, Sofo Meksi, Sotir Gurra, Sotir Rrëmbesi, Spiro Gjiknuri, Stavri Themeli, Shaban Suli, Shefit Feti Goxhaj, Shyqyri Alimerko, Tajar Guranjaku, Taqi Treni, Teli Ndini, Temo Vasi, Todo Grapshi, Tomor Sinani, Thanas Ziko, Theodor Mastora, Thoma Kalefi, Thoma Lula, Vasil Shanto, Vojo Kushi, Xhafer Lubonja, Xhevit Bektash Pashaj, Xhemzi Saraçi, Xhoxhi Martini, Zaho Koka, Zenel Baboçi, Zonja Çurre.

A mund të konsiderohen njerëz të këqinj, armiq të popullit apo kriminelë këta bij e bija të këtij populli?! Sigurisht që jo! Këta nuk mund të cilësohen si të tillë.

Pjesa tjetër e këtij populli ishin fshatarë dhe qytetarë, prej të cilëvet një pjesë nëpunës, drejtues shteti, ushtarakë. Por dihet që asnjë pjesëtar i atij shteti NUK VINTE PASURI. Kjo është shumë e rëndësishme të vihet në dukje. As në shtim dhe as në rrëmbim pasurie, kriminaliteti nuk kish terren të krijohej e aq më pak të zinte rrënjë apo të bëhej dukuri shoqërore. Pra, fshatarët, qytetarët dhe nëpunësit e atij shteti nuk mund të cilësohen si kriminelë. Madje as si keqbërës.

Nëpunësi mund të kish ndonjë ambicje karriere ose maninë e rehatisë, maninë e marrjes së rrogës me sa më pak punë, por e gjithë kjo, në rrethanat e atij pushteti, nuk mund të arrinte deri në përmasat e kriminalitetit makabër. Individët që arrinin, dënoheshin. Ushtarakët, oficerët e ushtrisë së rregullt s’kish pse bënin krime. Individët që devijonin natyrisht që dënoheshin. As policët s’kishin pse bënin krime. Përjashtim mund të bënin policët e burgjevet. Por edhe kriminaliteti i tyre, në rastet kur i shkelnin rregullat, mund të shkonte deri te një trajtim i palejueshëm fizik i të arrestuarit apo i të dënuarit. Më tutje nuk mund të shkonte, sepse dënohej vetë polici apo hetuesi. Po kështu edhe gjykatësi mund të ndodhte që të jepte një gjykim të gabuar, por kjo ndodhte rrallë, pasi ligjet e mbronin edhe të pandehurin. Ish rregull që letrat e të burgosurvet i lexonte një për një vetë Enver Hoxha dhe ndaj çdo keqtrajtuesi merreshin masa disiplinore deri në largim nga ajo punë.

Atëherë, kush bënte krime të përmasavet të dënueshme në kohën e Enver Hoxhës, përveç atyre që gjyqet enveristë i dënonin? Fshatarët kooperativistë apo punëtorët e fabrikavet dhe ata të ndërtimevet? Apo në atë kohë s’kish fare kriminelë?!

Tjetër gjë është të jetë dikush potencialisht i prirur për krime. Por një i tillë njeri, pa bërë krime, nuk mund të quhet kriminel.

Përfundimisht, as në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare, as në kohën e Mbasluftës, të quajtur Periudha Socialiste, kategori të mirëfillta kriminelësh nuk mund të vërtetohen askund, përveç asaj kategorie që ligjet e asaj kohe i kanë dënuar. Shprehja “krimet e komunizmit” është një slogan ANTISHKENCOR. Është thjesht importim ose shfryrje dufi e pasardhësvet të atyre që e kanë pësuar nga ajo kohë. Është reagim i viktimavet të atij VETINGU që Enver Hoxha e pat kryer kundër keqbërësvet të asaj kohe, por edhe shfrytëzim rasti nga ata që nuk dëshirojnë t’u rrijë mbi kokë kurrfarë ruajtësi të ligjevet. I vetmi “krim i komunizmit“ ishte që ai i dënonte kriminelët.

Kështu nxjerrim konkluzionin që Enver Hoxha, në kohën e vet, e ka kryer VETINGUN SHQIPTAR më së miri dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Vetëm mbas rënies dhe degradimit të së quajturës Diktaturë e Proletariatit, në Republikën e Shqipërisë u krijuan kushte për një zhvillim të përbindshëm të kriminalitetit. Në këtë kohë, pra në kohën mbas vdekjes së Enver Hoxhës,  kriminaliteti në vendin tonë erdh e u shndërrua në epidemi dhe shkaku është BABËZIA PËR T’U PASURUAR.

NËPUNËSIT, jo një e dy, por krejt kasta e nëpunësvet, ajo pjesë që kish e ka në dorë të zhvatë para në rrugë joligjore dhe të pamoralshme, u shndërrua në një kastë të papërballueshme kriminelësh të pazhurmë, siç janë pa zhurmë pickimet e gjarpërinjvet. Po marr një shembull. Që një të papuni t’i gjejnë punë, këta, pra nëpunësit shtetërorë, i kërkojnë ryshfet 2000 deri në 5000 euro, sipas kategorisë së vendit të punës. A s’është ky një krim i shëmtuar i ngritur në sistem?! I bërë ligj me anë “ligjesh” të pashkruar! T’i kërkosh një të papuni para, pra, një njeriu që s’ka para as për të blerë bukë për fëmijët, është krim nga më të përbindëshmit në radhë të parë ndaj atyre fëmijëve. Krejt kasta e nëpunësvet, në këtë kohë, mbasi degjeneroi dhe pushoi së vepruari diktatura e kohës së Enverit, i shfrytëzoi të gjitha mundësitë që i dha sistemi “i ri” (në të vërtetë, i vjetri) i “demokracisë” (në të vërtetë i të kundërtës së demokracisë) për të zhvatur para e për të vënë pasuri.

JURISTËT u shndërruan sakaq në shkelësit më të paskrupullt të drejtësisë. Krimineli që paguan (dhe kuptohet që kriminelët gjithmonë kanë para), dënohet pak ose aspak. Fajtori që nuk ka para, një shkelës ligji që i ka zënë rrota bishtin kushedi se si, dergjet në hetuasi me muaj e vite dhe në fund vetëm ai dënohet “sipas ligjit”. Në gjykatat tona përditë luhen komedi kriminelësh: një ditë mungon gjykatësi, një ditë mungon anëtari i gjykatës, një ditë tjetër mungon prokurori dhe në seancën e radhës mungon avokati. Mbushen gjykatoret dhe magazinat e hetuesivet me dosje, të mbushura me letra që as dreqi s’i lexon, se “njerëzit e drejtësisë” nuk dinë të shkruajnë as emrin e vet.

MËSUESIT, një pjesë e tyre, janë shndërruar në spekulantë me profesionin që duhet të konsiderohet i shenjtë. Kush mund të besojë se u hapën dhjetëra shkolla private dhe universitete privatë, për t’u bërë mirë nxënësve dhe studentëve?! Nxënësvet dhe studentëvet u bëhet mirë vetëmm atëherë kur ata paguajnë sa më pak para dhe marrin sa më shumë dituri. Si mund të quhet mësues një mashkull që abuzon me vajza adoleshente?! Me nxënëset e veta! Ai s’është mashkull! Ai është thjeshtë një amebë! Si mund të quhet mësuese një femër vetullashkulur që Ditën e Mësuesit e mat me sasinë e dhuratavet, sende me vlerë, që ia sjellin nxënësit?! Kam qenë një çerek shekulli mësues. Nuk kam pranuar kurrë asnjë dhuratë tjetër, përveç përvetësimit sa më cilësor të mësimevet. Ajo ish dhurata më e madhe që mund të më jepnin nxënësi e mi! Dhe dhuratat më me vlerë të krejt jetës sime, janë kur shoh se ish-nxënësit e mi janë bërë diçka në jetë.

MJEKËT u bënë tregtarë sëmundjesh dhe tregtarë medikamentesh. U bënë përfitues nga fatkeqësitë shëndetësore të njerëzvet dhe, në realitet, jo vetëm mosshërues ose zvarritës në mjekimin e pacientëvet, por edhe shkatërrues të ekonomisë familjare të pacientëvet me anë të ryshfetevet. Në spitalet privatë njeriu duhet ta blejë jetën aq sa nuk i del levërdia të jetojë!  Në farmaci blen njeriu me para kokrra që s’bëjnë asnjë efekt ose që e sëmurin njeriun edhe më shumë. Mjafton të përmendim një të dhënë të fundit që thotë se mbi 90% e ilaçevet rezultojnë të skaduar dhe nuk asgjësohen (sepse asgjësimi i tyre paska kosto të lartë), por vazhdojnë të përdoren me rrugë spekulative!

Në këtë pseudodemokraci, të riimportuar nga bota kapitaliste, kush mbeti pa u shndërruar në zhvatës?! Mos mbetën policët rrugorë?! Mos mbetën tatimmbledhësit?! Mos mbetën inspektorët e financavet?! Mos mbetën punonjësit e kadastravet?! Mos mbetën supervizorët, inxhinierët mbikqyrës të punimevet ndërtimorë?! Apo ata që kanë detyrë të mos lejojnë ndotjen e ambientit?!

Mbasi u prishën dhe u shkatërruan kombinatet, uzinat, fabrikat dhe mbasi iu dhanë të huajvet me koncesione të gjithë resurset e ekonomisë shqiptare dhe mbasi u asgjësua që nga themelet e gjithë bujqësia, një pjesë e djemvet tanë dhe një pjesë e vajzavet tona, mijëra e jo pak, duke mos qenë të vetëdijshëm ç’vjen prapa, bënë edhe gabime, iu vunë rrugëvet të ndryshme të “ekonomizimit” pa shumë mund dhe vunë një dorë para. Tani, ç’kërkon ky farë VETINGU I VONUAR? T’i shpronësojë edhe këta?!

Nuk janë KRIME TË KOMUNIZMIT, të atij komunizmi i cili dështoi me turp në fund të shekullit njëzet, por janë KRIME TË KAPITALIZMIT, i cili, mbas dështimit të komunizmit, po ia bën qejfin vetes duke menduar se është ky i vetmi sistem që i duhet njerëzimit.

Në këtë mënyrë, në Republikën e Shqipërisë u krijua një e atillë situatë ngërçi, prej së cilës po mendohet se nuk mund të dilet pa një VETING TË DYTË. SHBA-ja dhe BE-ja po ia vënë Republikës së Shqipërisë, madje edhe si kusht kryesor për t’u pranuar në BE, pikërisht kryerjen e këtij VETINGU, të cilin unë po e quaj VETING TË DYTË, sado që askujt deri tash s’i ka shkuar mendja ta quajë atë të Enver Hoxhës vetingu i parë.

Kryetarët e partivet po bërtasin e po kërcënojnë me SHPRONËSIME e BURGIME secili për hesap të vet. Basha, produkt i parlamentarizmit kapitalist, të dështuar që në kohën para Musolinit dhe Hitlerit, po bërtet përditë: Do t’i SHPRONËSOJMË të gjithë krerët e Partisë Socialiste të pasuruar prej krimit të organizuar! Në krah tjetër, krerët e Partisë Socialiste, mbeturinë e socializmit të dështuar pasenverist që po bredh tash 20 vjet rrugëvet të humbura të eurokomunizmit, s’po ia lënë pa përmendur Bashës milionat që i ka përvetësuar në të quajturën “Rrugë e Kombit”.

A vërtet e hante meraku për një Rrugë Kombi Lulëzim Bashën?! Veç kësaj, a kjo është RRUGA e Kombit tonë?! Që krerët e partivet tona të kërcënojnë njeri-tjetrin, ndërsa Sërbia po zgjat duart deri në tabulatet e bisedavet private të shqiptarëvet?! Ç’do të bëhet me fatin e organizimit patriotik të shqiptarëvet, kur Sërbia ta ketë në dorë përgjimin e secilit prej nesh?!

Është mijë për qind e sigurt që ky VETING, i dyti sipas meje, nuk do të ketë kurrfarë suksesi. Krimin nuk mund ta luftojnë ata që vetë janë përlyer e madje zhytur në krime. Por duhet thënë edhe diçka tjetër: E sikur vërtet u dënuan, u rrasën nëpër burgje e u shpronësuan këta të pasuruarit e sotëm, kush e garanton popullin shqiptar që mbas disa vjetësh nuk do t’u kujtohet aleatëvet tanë që t’i dëmshpërblejmë edhe këta që po dënojmë sot?! Plutokracia botërore, por edhe ajo e fqinjëvet tanë, nuk dëshirojnë që ne shqiptarët të zhvillojmë një kapitalizëm normal, të ashtuquajtur me fytyrë njerëzore.

I përmenda pak parë të huajt dhe desh harrova edhe një të vërtetë tepër të rëndësishme. Po zbatohet VETING për njerëzit e drejtësisë, po kërkohet VETING edhe për politikanët shqiptarë, po paralajmërohet VETING i madh, fshesë e madhe, për të gjitha fushat ku kriminelët, siç e pamë edhe më lart, kanë gjetur kushte për t’u bërë kriminelë. Por PËR FIRMAT DHE KOMPANITË E HUAJA nuk po thotë askush që duhet edhe ato t’i nënshtrohen të njëjtit VETING. Pse vallë nuk po përmenden kompanitë dhe firmat e huaja si të mundshme për t’iu nënshtruar edhe ato këtij VETINGU?! Apo, le të livadhisin ato! Le të rrjepin sa të mundin nga pasuria e këtij vendi!

Më në fund, mendimi im do të ishte ky: SHBA-ja dhe BE-ja, para se t’i hyjnë çdo VETINGU në vendin tonë, do të duhej t’i nxitnin shqiptarët që ta rehabilitojnë Enver Hoxhën për të gjitha punët e mira që ai ka bërë. Amerikanët dhe evropiano-perendimorët do të duhej t’i nxitnin shqiptarët që t’i ringrejnë përmendoret e Enver Hoxhës dhe të të gjithë bashkëluftëtarëvet dhe të bashkëpunëtorëvet të tij besnikë, sepse gjithsesi, ata do të mbeten figura të shquara në historinë e krejt Kombit Shqiptar. Enver Hoxha nuk ka qenë kurrë, as kundër Evropës Perendimore, as kundër Amerikës.

 

October 10, 2018 10:31
Komento

22 Komente

  1. demo October 10, 11:28

    Nuk kane qene kriminele or Gjoke,kane qene Edukatore.
    Si nga emri dukesh nga veriu.Andej nga fshati jot kaluan kjo rrace Legjislatoresh?Batalioni Mbrojtjes Popullit me Legjislator Hodo Habilaj,Jurist Mama Saliu,,avukat Myftar Grabocka,sherbimi inteligjences Nesti Kerenxhiu,sherbimi drusor Mihallaq Zicishti,Sherbimi mjeksor Llambi Zicishti,Sherbimi Funeror Stasi Marko..Po si mor Gjoke as partizanet clirimtare te Shefqet Pecit nuk kaluan hic fare andej nga fshati juaj?Nuk e shijuat fare clirimin ju Gjokat?
    Se une e di qe c`jane Gjoke,Gjin,Gjete,Gjetan,e provuan mire ne kurriz se c`do me thene clirim nga Diktatura Proletariatit.Po si duket ai fshati jot ne malsi paska qene me fat te keq,si Dhemblani ne kohen e ANDARTEVE GREKE.
    Dhemblani nje rreze mali
    Qe s`e mori as Junani

    Reply to this comment
    • Mollosi October 10, 12:54

      Gjoke Dabaj me prejardhje eshte nga Shestani (Tivar). Ne fillim te viteve te gjashtedhjeta kaloi ilegalisht ne Shqiperi. Me vone komunistet e dergojne ne internim ne Tepelene. Por ai, fatkeqesisht u be adhurues i atyre qe e persekutuan. Edhe ky si disa te tjere eshte “sindromist i Stokholmit”.

      Reply to this comment
    • albi October 10, 16:32

      Dita, keni rene me fytyre ne mediokritet… botoni opinione gjize perdite e me shume, edhe te kafja e lagjes time degjon diskutime me argumente me bindese se keto qe shkruani ju.
      Nuk favorizoj asnjeren pale se nuk dua te shprehem per kete, por shprehje idiote te tipit “Si mund të quhet patriote një qeveri që ia lejon Telekomin Serbisë?!” apo te tjera si keto, tregojne qe autori as e ka haberin per cfare flet, as si funksionojne gjerat. Taksixhinjte e palicencuar te lagjes time e kane haberin me shume se ky Gjoka juaj, prandaj gjeni njerez te hajrit qe t’ju shkruajne se nuk jeni gjekund…

      Reply to this comment
  2. socialisti October 10, 12:03

    Nuk ka patur krime te komunizmit ketu, vec ne i keni pare ne enderr. Vertet per nja 47 vjet Shqiperia u kyc me dry nga brenda por kjo nuk eshte krim. As mbajtja e shqiptareve per keto 47 vjet me triska dhe lista ushqimesh nuk eshte krim. Kurrsesi as vrasjet ne keto 47 vjet ne kufi te nje numri X shqiptaresh qe donin te largoheshin nuk ish krim. Burgosja per nje fjale goje nuk mund te quhet krim. Internimet familjare te atyre qe kishin te aferm ne burg per politike nuk ka pse te quhen krim. Krim eshte te dalesh sot e te denoncosh keto gjera si krime. Krime do quhen vetem ngjarje te pas 1990. Por ketu kemi nje problem – Kete qe quajme demokraci bijte e komunizmit po e bejne. Ja, kemi 28 vjet qe qeverisemi nga Kryeministra te dale nga duart e shokut Ramiz Alia ne ate dhjetor 1990. Vertet keta nuk na mbajne me triska ushqimesh si dikur por ama na kane zene deren e nuk po shkulen. Paska patur rrenje te forta Ramizi jo shaka. Beri Vazhdimesi te Enverit qerratai, beri dhe kete qe keta e quajne demokraci prej 28 vitesh…

    Reply to this comment
  3. MH October 10, 13:59

    Z.Gjoke!
    Kerkoj nga mendja e Yte te na skjarosh; Vasil Shanto ishte armik apo deshmor.
    Ne pjesen e pare na e paraqet te pushkatuar nga diktatori.
    Sot ne kete pjese te dyte sic shkruan Ti,Enveri na e paraqet deshmor ose hero.
    Cilin variant dhe si ta besojme te verteten e bilancit per Vasil Shanton Hero apo armik.
    Une kam ba 7 vjet arsimim ne shkollen Vasil Shanto Shkoder.Dhe cdo vit kemi shkue ne Vrake ne perkujtimoren e heroit te vrare befasisht nga tradhetaret zane ne prite.

    Reply to this comment
    • Che Guevara October 11, 00:06

      Zoti MH!
      Te vleresoj si patriot i ndershem,ndaj e ke lexuar gabim,se aty shkruhej per Vasil Shahinin e jo Shanton!
      Vasil Shanto eshte Hero i Popullit shqiptar,ndersa keta qe shfryjne qurret kunder gjakut te deshmoreve te Atdheut jane kelyshe te fashizmit!

      Reply to this comment
    • Feniks October 11, 00:16

      O plehra te fashios!
      Keni 28 vjet qe hani mut kot!
      Lereni socializmin dhe Enver Hoxhen menjane dhe filloni e mburruni me sukseset tuaja kapitaliste!
      Po mundet beni edhe nje referendum popullor me nje pyetje “KUR KENI JETUAR ME MIRE”!
      Se mbase nuk ua mbushi mendjen sondazhi i OSBE-se qe 62% e te intervistuarve u shprehen pozitivisht per Enver Hoxhen!
      Enverit ju deshen 5 vjet te rindertonte vendin e shkaterruar nga lufta,ndersa juve akoma edhe pas 28 vjeteve nuk keni mundur te vidhni dhe shkaterroni pasurite kolosale qe ju la socializmi!
      Enveri ne cdo 5 vjet ndertonte 25 uzina,fabrika,kombinate,1 hidrocentral gjigand,qindra pallate banimi,hekurudha,rruge te asfaltuara,toka bujqesore,kanale vaditese e kulluese,toka te drenazhuara,miliona peme frutore,ullishte,sera,shkolla,pallate sporti e stadiume etj,te gjitha PA ASNJE KREDI DHE HUA NGA JASHTE,ndersa ju per 28 vjet keni ndertuar aq sa socializmi ndertonte ne 1 jave dhe mbi te gjitha vetem me KREDI DHE HUA me interesa te larta!
      Dilni me vepra ne fushen e mejdanit e jo me shpifje dhe urrejtje ne fushen e shejtanit!

      Reply to this comment
  4. Arben October 10, 14:17

    litari sigurimit te shtetit.

    Reply to this comment
  5. vjola October 10, 15:30

    Te lumte te lumte……Po ku krahasohen me Enverin keta kriminela dhe hajdut e shkaterrues te gjithshkaje ne kete vend .

    Reply to this comment
  6. po keto pjella xhahilesh, kujtojne se ne shqipte,.ka..ristan ka mbreteruar DEMOKRACIA, qe ne kohen e pirateve te TEUTES ... October 10, 15:53

    demo mbron gjeket, gjoket, gjinet etj, se u hoqi …demokracine komunizmi (ndoshta donte te thoshte enveri) .
    “perzonazhet” e mesiperm, jane “qeverisur” me….KANUN .
    demo, eren e …demokracise do e kete ndjere te varret e..katragjysit ( ish formulusi i kanunameve te sulltan sulejmanit) .

    Reply to this comment
  7. "papa don't preach" October 10, 16:19

    Fakti qe nga mijera lexues te ketij shkrimi, vetem, 5-6 kokra “thartoheh” tregon se shqiptaret edhe sot kuptojne jopak. Te kuptosh shume dhe drejt per veten tende mbetet, pasuri e vyer kulturore shqiptare te cilen, politika duhet ta mbroje pa asnje leshim sepse, ky eshte misioni humanitar i politikaneve. Tung, se u zgjata shume.

    Reply to this comment
  8. GRANIT DRENICA October 10, 16:57

    …Përkundrazi, kundra Enver Hoxhës, për çështje smire, për çështje mënije, për çështje të ( gjenialitetit të Enver Hoxhës) dhe, natyrisht dhe gjthsesi edhe për çështje dhe arsye POLITIKE, dhe POLITIKE TË ULËTA e TË LIGA, Evropa Perëndimore dhe Amerika kanë qenë kundër dhe, SHUMË KUNDËR Enver Hoxhës dhe, prandaj edhe kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë; dhe, këtë e dinë tashmë, të gjithë shqiptarët po se po, por e di edhe krejt BOTA !!!

    Reply to this comment
  9. GRANIT DRENICA October 10, 17:00

    Po i përgjigjem këtu shkrimit të zotërisë, Gjokë Dabaj, duke u bazuar vetëm në fjalinë e fundit të shkrimit të tij !

    …Përkundrazi, kundra Enver Hoxhës, për çështje smire, për çështje mënije, për çështje të ( gjenialitetit të Enver Hoxhës) dhe, natyrisht dhe gjthsesi edhe për çështje dhe arsye POLITIKE, dhe POLITIKE TË ULËTA e TË LIGA, Evropa Perëndimore dhe Amerika kanë qenë kundër dhe, SHUMË KUNDËR Enver Hoxhës dhe, prandaj edhe kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë; dhe, këtë e dinë tashmë, të gjithë shqiptarët po se po, por e di edhe krejt BOTA !!!

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri October 10, 22:21

      Granit djal Drenice!
      E para mos u nxe dhe me Antice ne akoma me
      me pak ! E dyta ,patriot mund te jete nje shqiptar edhe pa qene shum ” tifoz” i Hoxhes!
      Mund te kete pasur madheshtine me te madhe por si ka bere goja te thoshe VRITINI B.Ballukun, K.Hazbiun e M.Shehun ta bente POLIAGJENT? Luftuan me te!
      Nuk tha shkarkojini nga detyra tha VRITINI DHE INTERNOJANI FAMILJET !

      Reply to this comment
  10. Dodona mbi Tomorr October 10, 17:35

    Pershendetje Gjok Dabaj!Paske qene ne ate “kampin famekeq”te Tepelenes ose “Ashvicin Shqiptar( pa krematorium )” sic e kane emertuar keta Bashkepuntoret e Nazifashizmit ; dhe te uroi qe paske shpetuar gjalle! Shkrimi eshte i vertete dhe i vecante ne lloin e vet dhe per kete me pelqen ; por si ne shume raste te ngjashme nuk mungojne kundershtite,qe ne kete rast jane aq te dobeta sa nuk ja vlen te merreni me to!

    Reply to this comment
  11. demo October 10, 22:49

    Me sa me thote Mollosi ketu ,ky Dabaj paska qene emigrant jugosllav.Keshtu i quante populli enverist Kosovaret dhe shqiptaret e Malit te zi qe arratiseshin ne Shqiperi.99% e tyre perfunduan ne burgjet e diktatures.Ne 1960 kur ka ardhur ky ne Shqiperi,kampi famekeq i Tepelenes ishte mbyllur,por e kane cuar per riedukim ne ndonje fshat ku ha pula gure si Thoma Delianen.

    Reply to this comment
  12. Kush e bëri tashmë Enverin Legjendë ? October 11, 02:20

    Me vjen keq I nderuari Dabaj ke bere nje artikull te lavderueshem por e ke prishur fare ne fund kur lutesh::

    Citoj nga ju:
    “”Amerikanët dhe evropiano-perendimorët do të duhej t’i nxitnin shqiptarët që t’i ringrejnë përmendoret e Enver Hoxhës””
    .
    Keto rrjeshta tregojne me e pakta nje fare “terheqje jo bindese =qyrravitje ” tuajen dhe le ta argumentojme.
    .
    Komentshkruesi deri ne vitin 1997 ka qene nje kundershtar I juaj dhe Enverit dhe ka ardhur koha te themi

    NA FAL ENVER
    .
    Edhe nese pranojme se koha e tij ka qene diktature ..cfare u be pas 1992 dhe sidomos pas 1997-es eshte pambarimisht e pabesueshme…dhe per dijeni tuajen cfare kane thene euro-atllantiket eshte bere ligj ne Shqiperi keshtu ata jo vetem jane pergjegjes per shkaterrimin me themel te atij vendi por dhe per mbrojtjen qe po I bejne hapur pinocetit te viqidolit qe u be kanibal ndaj enverit qe ai I mbante shurre

    Ne pergjithesi jam dakord me cfare thuhet ne kete artikull te forte por te vonuar.

    Me kujtohet thenia lapidare e spiunit te mire Prec Zogaj kur Rajersoni,Blerimi dhe Saliu futen Fatos Nanon ne burg ne 1993 sikur te ishte terroristi me I madh ne bote duke thene:

    ME SHUME DUA SHQIPTARN FATOS SE SA RAJERSONIN..

    Imagjinoni..lul qelbasha ka vjedhur rreth GJYSEM MILIARDI DOLLARE TE RR.K dhe u shpall YLL NE NGJITJE nga I palavdishmi ARVIZU….qe e pritem si general dhe iku si ushtar nga bordello Arjan Canit.

    PSE EURA-AMERIKA MBRON ME CDO CMIM KRIMBERISHEN??

    sepse ne nuk kemi guxim te themi te verteten me te madhe:

    DIPLLOMACIA EURO-AMERIKANE AKOMA MBAHET NE TEORINE ME IDIOTE..SE ATA ME BERISHEN DHE ELEZ BIBERIN HODHEN KOMUNIZMIN NE 1990.

    KJO JO VETEM QE NUK ESHTE E VERTETE POR BIE ERE KANIBALIZEM SE BERISHA I TYRE ESHTE NJE KANIBAL QE KA NGRENE DHE PO HA KOMUNIZMIN E VDEKUR…

    Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.

    Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..

    Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:

    Pajtim kombetar
    ………………
    Per ndonje plan Marshall
    ………………….
    por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut

    Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

    Por si mund te rregullohet ai vend

    se pari:
    SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .
    se dyti
    Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
    se treti
    ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
    ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…
    se katerti
    pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 euro-atllantiket ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
    Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
    Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….
    se pesti
    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.

    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi …nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre

    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa

    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak

    3-ktheu k/m ne spital fushor

    4-refuzoi dorzimin e gardisteve

    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi

    6-perdhosi k/prokuroren di lavire

    7-ofendoi k/shikasin si pucist

    8-kercenoi ramen me egzekutim

    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare

    9/1 -u fshine filmimet

    10-u ndrruan tytat e armeve

    11-u dekorua burri shtetit

    12-u dekorua ylli ne ngjitje

    13-u menderosen ekpertizat e FBI

    14-u zevendesua presidenti

    15-u zevendesua k/prokurri

    16-u zevendesua k/bashkiaku

    17-u zevendesua k/shiku

    18-u terrorizuan gazetare

    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar

    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012

    21-demshperbleu te gjithe vrasesit

    22-poshtroi Arvizune e Obames

    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here

    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….

    25-para pak muajsh deklaroi se une I vrava sipas kanunit dhe do vrisja me doren time Ramen
    ………………..
    se gjashti

    doktrina e vetingut te donald luse “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat e Luse.
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Cfare duhet beje sot SHBA & BE

    -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013
    .
    -duhet te mos e shohe shqiperine akoma
    me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
    -duhet te zevendesoje doktrinen
    e dekriminalizimit me
    DEBERISHIZMIN
    .
    Nuk ka nevoje Enver Hoxha
    per quravitjet tuaja
    qe I lutesh perendimit
    ”” t’i nxitnin shqiptarët që t’i ringrejnë
    përmendoret e Enver Hoxhës””
    .
    .Tashme vete Euro-atllantiket e kane kthyer Enverin ne legjende sepse jo vetem krijuan Kanibalin Antikamunst Berishopitekun..e tyre jo vetem heshten ne krimet c’njerzore te tij por po e mbrojne me cdo kusht & cmim duke perdhosur mbi 10 miljon shqiptaret..
    .
    .Thjesht Serberisha
    eshte lapidar diamanti
    qe Euro-Amerika
    I ka ngrtitur Enver Hoxhes..

    Sepse ka vetem dy rruge:
    .
    Ose berisha ja ka bere tete me dy
    euro-amerikes ( gjasme me lejen e tyre)

    Ose Euro-amerika po e mbron berishen si Pit Bull te tyre dhe kjo nuk ka ndodhur as ne vendet e pushtuara as ne koloni..thjesht nje qenef te tyre me emrin Salibania..

    Reply to this comment
  13. GRANIT DRENICA October 11, 14:17

    Përgjigje komentit “Hammerhaituri”, nën komentin “GRANIT DRENICA”

    “Hammerhaituri”! -Po, një shqiptar mund të jetë patriot edhe pa qenë “tifoz” i Hoxhës, siç po thua ti, por shqiptari apo shqipfolësi kundër Enver Hoxhës, sidomos që prej pas vitit 1990, i tilli shqipfolës, së pari nuk mund të jetë shqiptar i vërtetë, dhe, prandaj, ende më pak mund të jetë shqiptar PATRIOT, përveç se shqiptar PATRIOTSURROGAT!?!

    Sepse, Enver Hoxha, përveç që ka qenë (këtë e vërteton jeta dhe bëmat e tij gjatë gjalljes së tij) SHQIPTAR YRRNEK, Enver Hoxha, prandaj ka qenë, si askush tjetër edhe PATRIOT SHQIPTAR dhe PATRIOT SHQIPTAR PËRPLOT !!!

    “Hammerhaituri”, e vërtetoi dhe po e vërteton koha që prej pas vitit 1990 se, kurrkush në BOTË nuk e paska pasur më vështirë e më zor se Enver hoxha që e paska pasur me popullin e vet !?!!!

    …Dhe, që prej vitit1990 e këndej, u vërtetua dhe po vërtetohet përherë e më shumë e përherë e më vrazhdë se, Enver Hoxha dhe regjimi i tij, me më shumë se me shumicën e shqipfolësve, qenka SJELLUR PADREJTËSISHT – tepër mirë e tepër njerëzisht !?!!!

    …Që prej pas vitit 1990 kur fillojë të ndihej MUNGESA e Enver Hoxhë-ZOTIT dhe e Enver Hoxhë-SHQIPOS, aq shumë e shumë sh q i p f o l ë s, nga njerëz normalë e NJERËZ ndër më të mirët e mundshëm, u bënë, jo vetëm EGËRSIRA dhe më SHTAZË se tëra shtazët, por u bënë edhe ARMIQTË më armiqë të Shqipërisë, të vetvetes dhe të SH Q I P T A R Ë V E !!!

    Reply to this comment
  14. demo October 11, 22:20

    XXX Kur te shkerdhyen me liber shpie.

    Reply to this comment
  15. Dr. Vehip (Veip) Proda October 11, 22:58

    Lexova me shumë vëmendje shkrimin në vijim të Gjok Dabajt, “Vettingu i (pa) menduar dhe një qeveri e pazonja ndaj hajdutëve”.
    Një shkrim i guximshëm, “provokues” për ndërgjegjen e shqiptarëve; ngacmues ndaj idealit të njerëzve; thirrje shoqërisë të sëmurë shqiptare, për të bërë katarsis; gërvishje të moralit kombëtar, shoqëror dhe politik, “për ta ndarë shapin nga sheqeri”. Në qendër të ndërmarrjes së tij, Gjok Dabaj, ka Luftën Kundërfashiste Nacionalclirimtare dhe antipodin e saj pro- nazifashist; Enver Hoxhën dhe shoqërinë shqiptare në komunizëm, rolin e politikanëve fantoshë në “demokraturë”; veprimet e forcave lëvizëse në të dy sistemet shoqërore, komuniste dhe kapitaliste; vjeljen dhe vjedhjen e të mirave materiale, shkeljen e gjakut dhe të djersës së popullit, që u rrëmbye dhe u shkatërrua nga forcat e errëta në emër të “kundërkomunizmit”; zvetënimin e idealeve dhe të vlerave shpirtërore të atyre që bënë luftën dhe punën dhe të pasardhësve të tyre, që duhet t`i mbronin të arriturat në sistemin e kaluar dhe jo të heshtnin e të tulateshin para revanshizmit; shpërblimet pronësore dhe pagesat financiare të padrejta, ndaj segmenteve të ndryshme të shoqërisë, duke zvogëluar dhe fshirë detyrimet e drejta dhe, më në fund, kërkesën për një shqyrtim të thellë shoqëror, politik e juridik, për periudhën komuniste nën drejtimin e Enver Hoxhës, me mendje të ftohtë, objektive, “duke i dhënë Çezarit atë që i takon Çezarit”.
    Shtrimet dhe krahasimet e Gjok Dabajt janë tërë logjikë, vërtetësi e mprehtësi, një zë sa original aq edhe sarkastik.
    Në kënd-vështrimin tim Lufta Kundërfashiste Nacionalçlirimtare, e udhëhequr nga Enver Hoxha, ishte aureola e luftrave për liri të Kombit Shqiptar, sepse për herë të parë në histori Shqipëria u rreshtua në një koalicion botëror, përparimtar dhe fitimtar, siç ishte Koalicioni Kundërfashist Botëror i drejtuar nga anglo-sovjeto-amerikanët; sepse e bëri Shqipërinë faktor dhe aktor në rajon e më gjerë, me rol të rëndësishëm për ruajtjen e drejtpeshimit në Ballkan, një zë të fuqishëm në përkrahje të luftrave për liri të pjesëve të kombit shqiptar në trojet e tjera etnike shqiptare në Ballkan të mbetura padrejtësisht jashtë atdheut, si dhe të popujve të tjerë kudo në botë; sepse e hoqi dhe e shkëputi përfundimisht Kombin Shqiptar dhe trojet e tij nga Pazari famëkeq i Fuqive të Mëdha, që e sakatuan aq keq Shqipërinë sa sot ajo është në një të katërtën (1/4) e Shqipërisë Natyrore dhe mban nofkën “Shqipëria Londineze”, apo “Shqipëria Politike”. Ndërkohë, rindërtimi i vendit, zhdukja e analfabetizmit dhe e sëmundjeve epidemike, tharja e kënetave; ngritja dhe zhvillimi i arsimit, artit, kulturës deri në bërjen e Tiranës, Qendra e Albanologjisë, e Universitetit dhe e Akademisë së Shkencave, e cila ende nuk ka festuar 50 vjetorin e themelimit kur vendet e tjera i kanë ngritur disa qindra vjet më parë; ngritja dhe zhvillimi i shëndetësisë deri në skajet më të largëta të Atdheut, që shpuri në dyfishimin e jetës mesatare e shqiptarit nga 35 në 70 e më tepër vjet; ngritja, zhvillimi dhe modernizimi i bujqësisë dhe i industrisë; ngritja dhe zhvillimi në shkallë të lartë i aftësisë mbrojtëse të vendit, e të tjera e të tjera, nën udheheqjen e Envberit. Kuptohet, sistemi komunist dhe Enver Hoxha, kanë dritë-hijet e tyre si çdo vend socialist a capitalist, me udhëheqje monopartiake kudo në botë. Por, pretendimeve dhe sulmeve që u bëhen këtyre të arritjeve, u është përgjigjur shkëlqyeshëm publicisti i mënçur dhe kurajoz, Viktor Malaj, me thënien postulat: “Ne kërkojmë që për 45 vjet të bëheshin ato që kanë bërë të tjerët për 450 vjet”. Artitjeve të popullit shqiptar në sistemin komunist, pas ndryshimeve të sistemit politik në Dhjetor 1990, iu vërsulën lukuni të tëra pinjollësh të kolaboracionistëve të nazifashizmit, iu vërsulën lakenj, spiunë, perversë e laperë, për t`i sulmuar, grabitur e drobitur, për t`i vjedhur e shpartalluar, në emër të “kundërkomunizmit” me të famshmen “kuota zero”, duke shfrytëzuar edhe tulatjen e njerëzve të ndershëm e të kompleksuar nga “ndjenja e fajit”.
    Ndonëse personalisht nuk kam heshtur asnjëherë, por kam dalë publikisht me shkrime për Çështjen Kombëtare, Shoqërore dhe Politike Shqiptare, e them pa hezitim se historia do të na ngarkojë me përgjegjësi, që u hapëm rrugën dhe i lejuam të livadhisnin forcat kundërkombëtare e kundërshqiptare.
    Në përfundim të këtyre rreshtave e kam detyrim ta them se e njoh Gjok Dabajn si një atdhetar të përkushtuar, si një edukator e stdiues të nderuar dhe si një intelektual që është rrokur me çështje që janë lidhur me shqetësimet dhe imperativat e kohës. Me këtë rast i uroj shëndet, suksese dhe “pena top”!

    Reply to this comment
  16. demo October 12, 10:44

    Te lutem moderatori verja pergjigjen time poshte komentit te provokatorit me nofken XXX,se nuk kam pune me te tjeret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*