Krimet e Rënda dënojnë grupin e Lazaratit, Gatja dënohet me 18 vite burg

January 18, 2016 15:25

Krimet e Rënda dënojnë grupin e Lazaratit, Gatja dënohet me 18 vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj të arrestuarve në Lazarat. Përfundimisht, Gjykata ka dënuar me 18 vite burg Gate Mahmutajn, i cili do të kryej 12 vite burg për shkak se ka përfituar nga procesi i gjykimit të shkurtuar.

Për të pandehurit e tjerë, Gjykata vendosi përkatësisht dënimet:

Arjan Basha 11.4 vite burg

Ramadan Basha 8 vite burg

Matjas Boçi 7.4 vite burg

Klajdi Karemani 8 vite burg

Alteo Haska 11 vite burg

Vandam Mahmutaj 7 vite burg

Drini Aliko 2.8 vite burg

Lorenc Bregu 7 vite burg

Englied Shametaj 12 vite burg. (Të gjithë përfitojnë ulje të masës së dënimit)

Këta shtetas akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike, kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë. Gjithashtu, akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. /Dita/

 

January 18, 2016 15:25
Komento

5 Komente

  1. Drini i Bardhe nuk ka te ndale January 18, 17:26

    Per problemin e kultivimit te kanabisisit akuza me duket shume e pa drejte perderisa Pozita Parlamentare nuk pranon te fus ne draftin e Reformes nenin per kontrollin e droges per te gjithe deputetet , ministrat dhe drejtuesit e larte te shtetit . Kurse kundershtimet ndaj policise dhe armembajtja pa leje duhesh te kalonte me nga nje denim te lehte .

    Reply to this comment
  2. arti January 18, 17:37

    me fal si mund te denohen kaq pak, kur keta felliqesira (ose shoket e tyre) kane vrare dhe nje polic ne krye te detyres?! nuk kam fjale! Drejtesi e poshter. Keta duheshin denuar me burgim te perjeteshem.

    Reply to this comment
  3. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. January 18, 18:42

    Cfare eshte ky ligj: Gjykim i shkurtuar ku te ulet 1/3 e denimit, kapesh me presh ne dore nuk ke nga e luan menderen dhe kerkon gjykim te shkurtuar, turp. Gjykim i shkurtuar duhet te jete kur nuk zbulohesh per nje krim apo veper te kundraligjeshme dhe personi dorezohet vet duke pranuar krimin etj.

    Reply to this comment
  4. l ri January 18, 19:28

    Si është e mundur kështu miku i ngushtë i Saliut të dënohet 12 vjet burg,,,,? A do marinës pjesë këta në’ revolucionin ‘e Salinjëve,,,,!,,,?!

    Reply to this comment
  5. hajduti i kombit January 18, 22:02

    e moret ne qafe lul bashen per nje 18 vjet nuk vjen ne pushtet hajduti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*