Krimet e Rënda – Gjykim të shkurtuar për Prokurorin Haxhi Giu

April 15, 2016 15:21

Krimet e Rënda – Gjykim të shkurtuar për Prokurorin Haxhi Giu

Prokurori i arrestuar për korrupsion, Haxhi Giu do të gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e tij, çka në fund të procesit do të përfitojë uljen me 1/3-n të masës së dënimit.

Gjykim i shkurtuar është pranuar edhe për të arrestuarin tjetër Aleks Shporin.

Giu u arrestua më 12 shkurt në Tiranë nën akuzën se kishte marrë ryshfet rreth 29 mijë euro për të ndryshuar akuzën penale ndaj një shtetasi.

Së bashku me të, u arrestua edhe Aleks Shpori, i cili i la garancinë financiare në një pikë këmbimi parash.

April 15, 2016 15:21
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi April 15, 21:44

    As nuk e ve ne dyshim qe do te dale i pafajshem! Nje pyetje kisha: Kur do mbaroje reforma ne drejtesi, apo do zgjatet ne kalendat greke?

    Reply to this comment
  2. urimi April 15, 22:07

    ky eshte i pafashem duket u ne fytyre dhe am i sigurt qe dhe trupi gjykues do ta dallo kete…………ve dhe bast po te doni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*