Krimet e Rënda, seanca e parë për Saimir Tahirin më 19 qershor

April 16, 2019 13:18

Krimet e Rënda, seanca e parë për Saimir Tahirin më 19 qershor

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ulet në bankën e të akuzuarve për trafik droge më 19 qershor.

Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, sot është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit, pra 11 ditë para zgjedhjeve lokale.

Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të ish-zyrtarit të lartë, i cili akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Procesi ndaj Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar. Ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën, pasi këmbëngul se është i pafajshëm.

Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Më 26 mars, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të nisë gjykimin ndaj ish-ministrit duke mos pranuar pushimin e çështjes.

o.j/dita

 

April 16, 2019 13:18
Komento

3 Komente

  1. Adih April 16, 17:49

    Kush me ndihmon . Keta tre poicet e larte te min puneve te mbrendeshme , jane ne arati ,apo jane brenda ne paraburgim??Pres ndihme .

    Reply to this comment
  2. MH April 16, 20:53

    Z.Tahiri!
    Asgja nuk munden te bajne ndaj teje.Te hangren mune.
    Te vetmen gje qe te shkaktuan keto kriminel dhe te korruptuar te thinjen para kohet.Ne fund mbetesh krenar i ndershem dhe optimist per te ardhmen.

    Reply to this comment
  3. petriti April 17, 02:08

    Shume mire qe seanca do te zhvillohet me 19 Qershor te vitit 2039.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*