Lëvizet Eugen Beci (prokurori i përmendur nga Doshi në zyrën e Tahirit), Adnan Xholi në krye të Krimeve të Rënda

March 4, 2015 13:30

Lëvizet Eugen Beci (prokurori i përmendur nga Doshi në zyrën e Tahirit), Adnan Xholi në krye të Krimeve të Rënda

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka njoftuar lëvizje të rëndësishme në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beçi është hequr nga ky post dhe është komanduar të drejtojë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion Adnan Xholin (në foto), i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Lëvizja vjen në një moment shumë të rëndësishëm.

Kjo Prokurori do administrojë akuzën e deputetit Tom Doshi, e cila është kthyer në një çështje vërtet delikate pas zhvillimeve të fundit, ku i arrestuari ka pohuar se bëhet fjalë për një sajim.

Ministri Tahiri ndërkohë ka deklaruar po sot që emri i Eugen Becit i është përmendur nga Doshi në zyrën e tij si pjesë e komplotit të pretenduar për ta vrarë.

Por Prokuroria në njoftimin zyrtar është treguar e kujdesshme duke shmangur çdo mundësi për aludime mbi arsyet e këtyre lëvizjeve në rangjet e larta drejtuese.

 

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Pas disa hetimeve të suksesshme nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën.

Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 04.03.2015) me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Llalla u shpreh se, në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.

Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta.

Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Beçi komandohet të drejtojë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, një ndër rrethet me ngarkese të theksuar hetimore. Në këtë pozicion, ai zëvendëson z. Gent Osmani, i cili do të drejtojë Njësisë Task-Forcë kundër Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.

March 4, 2015 13:30
Komento

3 Komente

  1. Zoro March 4, 16:50

    Kjo levizje nuk hahet fare zoti kryeprokuror, aq me teper para nje tabloje te palexueshme qe po ndodh ne politiken shqiptare.

    Reply to this comment
  2. kalushi March 4, 19:48

    mos kan ber gati arrestimin e Tomes
    Eugen Beci nuk mund ta firmoste…

    Reply to this comment
  3. gani usa March 4, 20:31

    Ky Adnani duket goxha djale
    Ndaj mire do ishte te kishim me shume veprime te Prokurorise, ligji ua njeh te drejten tu tundin dhembet politikaneve te cdo ngjyre
    Saliun te parin
    Kete qen bir qeni qe ka 25 vjet qe ka marre peng Shqiperizen tone te bukur dhe e gjakosi dhe e perdhunoi anembane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim