Krimi dhe fatkeqësitë po bëjnë kërdinë në Shqipërinë tonë!

August 5, 2017 12:04

Krimi dhe fatkeqësitë po bëjnë kërdinë në Shqipërinë tonë!

Me vdekje-çdo ditë,
Shqipërinë ç’e gjeti,
dy-tre i vret rruga,
dy-tre i merr deti!

Plot mostra ka lindur,
trualli shqiptar,
që ta marrin jetën,
për një celular!

Ca krimi-ca fati,
po bëhet kërdia,
një vend depresiv,
mbetet Shqipëria!

Një kulturë mizerje,
mungesë arsimimi,
dhe fukarallëku,
fshihen pas çdo krimi!

Gjithë ky gjak i derdhur,
gjithë kjo batërdi,
se tani ne jemi,
vend pa qeveri!

Dhe ata që quhen,
sektorë nervalgjikë,
i kanë bllokuar,
ministrat teknikë!

Shqipëria sot,
është tamam rrumpallë,
dhe siguri jete,
s’ka asnjë i gjallë!

Po kujt t’i kërkosh,
tani llogari,
kur jemi një vend,
që s’ka qeveri!

Dhe Rama e di,
emrin e çdo horri,
po thonë do t’i kapi,
tutje nga Tetori!

Këtu këmbëkryq,
është ulur qoftëlargu,
opozita merret,
e lagu-s’e lagu!

Në ekranet tona,
sinonim i flamës,
kanë më shumë akses,
atletet e Ramës!

Ramës-që e kemi,
një lider me huqe,
tani do t’i shkonin,
këpucët e kuqe!

Punët po na shkojnë,
medet e medet,
me kujë varfëria,
kudo ulëret!

Po për varfërinë,
s’do t’ja dijë njeri,
se tani ne jemi,
vend pa qeveri!

Dhe për varfërinë,
nuk ka rrufepritës,
kabineti i Metës,
bëhet lajm’ i ditës!

Se qënka në hall,
populli shqiptar,
kë do ketë drejtor,
kë do ketë këshilltar!

Edhe kryelajmi,
në vend të balsamit,
është se do mbajë,
ca nga të Nishanit!

Këto janë lajmet,
që venë dhe vinë,
jo shkaqet-pse vdekja,
po na bën kërdinë!

A. Duka

August 5, 2017 12:04
Komento

2 Komente

  1. Arben August 5, 15:05

    ORE, EDHE ATO QE QUAN TI FATKEQESI JANE KRIME

    NUK ESHTE FATKEQESI QE KANCERI NE

    SHQIPERI ESHTE BERE SI PUNA E GRIPIT,

    POR ESHTE KRIM.

    MEGJITHEATE, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE

    HEROIK, I MERITON TE GJITHA.

    Reply to this comment
  2. nje antiturk August 5, 21:48

    Ike more Arben -cari , turk i qelbur , mos u duk ne forrumet e gazetave shqiptare . Zagar i Erdoganit islamisto-terrorist .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*