Krimi dhe Lulëzimi!

September 6, 2018 12:26

Krimi dhe Lulëzimi!

 

Lulashi duhet,

të na shpjegojë,

se si nga krimi,

do na çlirojë?!

 

Çfarë ka në mëndje,

të na e thotë,

se si ministër,

qe fare kot!

 

Po nëse sot,

e di sekretin,

të na e thotë,

të shpëtojë shtetin!

 

S’ka gjë në kokë,

ndaj s’di ç’të thotë,

në dhjetë fjalë,

nëntë i ka kot!

 

Po kësaj radhe,

nuk se gënjen,

po fjalën krim,

e ka refren!

 

Të shkulej krimi,

me kaq kollaj,

gjithë punët tona,

do shkonin vaj!

 

T’i dimë hiletë,

mor Lulëzim,

ti Shqipërinë,

s’e do pa krim!

 

Të mos kish krim,

gojën do mbaje,

se Edi Ramën,

dot nuk e shaje!

 

Ti do dhe krim,

do dhe hashash,

që natë e ditë,

Ramën të shash!

 

Shkuljen e krimit,

kush s’ta kërkon,

po ti Lulash,

nuk bashkëpunon!

 

Po ti Lulash,

nuk bashkëpunon,

veç bën “përgjime”,

dhe saboton!

 

Asnjë lloj ndihme,

ti nuk jep dot,

gjer sa gjithë kohën,

je në bojkot!

 

Vjet ministrinë,

Rama ta dha,

po s’bëre gjë,

mor qerrata!

 

Të shkulësh krimin,

është gjë e mirë,

po nuk e ke,

këtë detyrë!

 

Në Gusht ku ishe,

mor Lulëzim,

krimi në punë,

dhe ti pushim!

 

Jetën e luksit,

vazhdo tani,

se krimi i shkretë,

nuk pjerdh për ty!

A. Duka

September 6, 2018 12:26
Komento

2 Komente

  1. N.VJOSA September 6, 14:30

    Autopsine i paske bere Lulezim Karabushit, o A.Duka!
    Shqiperia eshte defakto, eshte pa nje Opozite konstruktive!
    Opoziten e terheq per hunde Sali Monstra!
    Sali Katastrofa e perdor Opoziten per qellimet e tij, per te fshehur krimet dhe per tu mbrojtur nga Drejtesia!
    Ne se ka nje faktor qe mund te permiresoje Opoziten shqiptare, qe ajo te kryeje detyrat e saj,
    KUSHT KRYESOR ESHTE LARGIMI I SALIUT NGA SKENA POLITIKE; QE TE MOS KETE ASNJE LLOJ NDIKIMI…!
    Ndryshe do nxitet
    Destabiliteti,
    Krimi,
    Shpifja,
    Konfliktualiteti,
    Hakmarrja primitive,
    Lufta e piste politike!…
    Por fakt eshte gjithashtu se qarqe te caktuara e mbrojne Sali Mortajen te mos denohet dhe keshtu ai infekton,
    si nje mortaje e vertete,
    gjithe jeten politike shqiptare!
    Portretin e Lul Qesharakut e shpreh shume bukur kur shkruan:

    S’ka gje ne koke,
    Ndaj s’di c’te thote,
    Ne dhjete fjale
    Nent i ka kot!…

    Ndersa per Saliun:

    I thashe Djallit, Djall o Djall,
    Pse nuk vjen ne Shqiperi,
    Me tha Djalli mos u tall,
    Ju keni shokun Sali…!

    Por per Saliun bukur e thone edhe vet tropojanet, sic me tregonte nje miku im:
    SALIU DY HERE FLET
    TRE HERE GENJEN…!

    Reply to this comment
  2. M.Hajati September 6, 21:55

    I nderuari Krijuesi ma i vecant i kombit Shqiptare.
    Edhe pse je i tille dhe une hiq.Kam vrejte per korigjim. ne strofen ketu poshte:

    S’ka gjë në kokë,

    ndaj s’di ç’të thotë,

    në dhjetë fjalë,

    nëntë i ka kot!

    Duhet ti bahet vetem nji ndryshim po qe ka domethanie reale mbi mendje ndriturin lulezim:

    S’ka gjë në kokë,

    ndaj s’di ç’të thotë,

    në dhjetë fjalë,

    Njëmbedhjetë i ka kot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*