Gropa e një koncesioni që vijon

Gjergj Thanasi September 2, 2015 17:10

Gropa e një koncesioni që vijon

E PËRDITËSUAR: Fillimi i pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike në vitin 2009 u konsiderua nga Qeveria Berisha një sukses i jashtëzakonshëm. Ky operacion eliminonte dhe pengesën e fundit teknike për heqjen e vizave për shqiptarët.

Faktikisht përveç progresit të pakundërshtueshëm në “inventarizmin” e shqiptarëve ky proces u shoqërua me të meta, abuzime dhe hajdutëri që në disa raste cënonte edhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Procesi i prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave i ishte dhënë me koncesion kompanisë Aleat SHPK, që ishte një filial i kompanisë franceze Morpho S.A., e cila ishte vetë ishte filial i kompanisë Safran, një nga kompanitë përbërëse të kompleksit industrial-ushtarak francez. Në Shqipëri firma më shumë njihet si Aleat-Safran-Sagem.

Problemet e koncesionit të pasaportave biometrike

Nëpërmjet këtij koncesioni alla Berishë shteti shqiptar humbte dhjetra miliona euro, që shkonin në xhepat e koncesionarit në vend të përfundonin në arkën e shtetit. Kujtojmë se gjatë qeverive të majta për një të presupozuar dëm prej 4 milion USD shkaktuar shtetit shqiptar për prodhimin e pasaportave shqiptare nga kompania gjermane Bundes Druckerei përfunduan në burg zv/ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i policisë me gradën e atëhershme kolonel.

Kompania koncesionare dhe “hyzmeqarët” e saj shqiptarë nuk u mjaftuan me dhjetra milionë euro të fituara “qyl” nga klauzolat disavantazhuese për shtetin shqiptar, që përmbante koncesioni, por duke ua nxirë jetën shqiptarëve me vonesa dhe rradha të gjata përfituan të tjera miliona.

Që në postë, ku bliheshin kuponat e aplikimit, kishte rradhë të llahtarshme vetëm e vetëm për t’ua plasur buzën shqiptarëve e për t’i detyruar t’i blinin kuponat me të shtrenjtë. Më pas ishte kalvari i aplikimit në zyrat e Aleat SHPK-së, ku njerëzit nga halli për të mbaruar shpejt në vend të kuponave 6 000 lekësh ishin të detyruar të blinin kupona 15 000 lekësh, me anë të të cilave pajiseshin me pasaportë brenda 3 ditëve. Në këtë mënyrë kompania siguroi të tjera miliona euro shtesë.

Problemi më i madh me pasaportat biometrike ishte siguria e tyre. Megjithëse u trumbetua nga vetë ish kryeministri Berisha se këto pasaporta janë tepër të sigurta, shumë hajdutë e vrasës, persona në kërkim në Europë e në Shqipëri arritën të pajisen me pasaportë biometrike të falsifikuara nga sistemi. Të tillë njerëzve të hurit e të litarit u jepej një identitet i ri dhe një mundësi e re për të vazhduar biznesin kriminal pa u rënë në sy agjensive ligjzbatuese shqiptare dhe europiane.

Në ndonjë rast kishte edhe rekordmenë si Ndriçim Sadushi i bandës Kateshi të Elbasanit, i cili në periudhën 2000-2011, kur strehohej ilegalisht në Londër dhe Merseyside, kishte përdorur gjashtë emra të rremë dhe 6 pasaporta false përfshirë edhe pasaportë biometrike me demek krejt të sigurtë. Sadushi sipas Pëllumb Seferit, ish shef i Interpol Tiranës ishte Nr.1 në listën e shqiptarëve në kërkim ndërkombëtar. Për më shumë mund të lexoni në linkun: http://www.dailystar.co.uk/neës/latest-neës/223803/Fugitive-killer

Qarkullonte si barsaletë në policitë kufitare europiane rasti i një jemenasi të lindur në Guvernatoriatin e Mukallës, që ishte pajisur me pasaportë biometrike shqiptare nga këto të sigurtat (sic!), i cili na ishte “pagëzuar” edhe me emrin shqiptar Ermal dhe na rezultonte rezident në Kamëz! Pra krahas kriminelëve ordinerë pasaportat biometrike të sigurta të kohës së Salës mund të kenë përfunduar edhe në duart e terroristëve të atëhershëm të Al-Kaedës.

Sot ç’po ndodh me pasaportat?

Eksponentë të rëndësishëm të PS-së në opozitë, nga deputeti Braçe deri te vetë kryetari Rama, publikisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për problematikën e pasaportave biometrike, qoftë në kohën e “Jarit ministër”, qoftë në kohën e “Mulit ministër”.

Me ardhjen në pushtet të PS-së pretendimet në opozitë u harruan. Kompania Aleat SHPK vazhdoi të përfitojë nga koncesioni problematik (sipas PS-së në opozitë). Fatkeqësisht për shtetasit shqiptarë u shtuan bidatet edhe më shumë.

Për të rritur sigurinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, të cilat edhe më parë reklamoheshin si super të sigurta, u shtuan disa elementë sigurie si psh. Kapaciteti i cipit elektronik nga 72 Kb shkoi në 100 Kb etj. Ky shtim i elementëve të sigurisë u reflektua në rritjen e çmimit të pasaportave dhe kartave.

Nga 1 janari 2015, ne gjynahqarët shqiptarë filluam të paguajmë 7500 lekë në vend të 6000 lekëve për kuponin e aplikimit për pasaporta biometrike. Për kartat e identitetit çmimi kërceu nga 1200 lekë në 1500 lekë. Për shqiptarët, që pajisen me të tilla dokumente në ambasadat tona çmimi u rrit nga 108 në 135 euro për pasaporta biometrike dhe nga 10 në 12,5 euro për kartat e identitetit.

Kuptohet, u rrit edhe çmimi për pasaportat me afat nxjerrje të përshpejtuar. Sigurisht ky ishte një nga “litarët”, që la jashtë Berisha pas 1 milion shuplakave popullore, sepse kontrata e parë për pasaportat biometrike skadonte më 23 korrik 2013. Berisha dhe Muli arritën që t’ia linin “peshqesh” këtë ngritje çmimi qeverisë së ardhshme Rama.

Këtë verë rradhët e gjata, plasja e buzës së shqiptarëve në zyrat postare për blerjen e kuponëve të aplikimit ishte e njëjtë dhe vende-vende edhe më keq se në vjeshtën e vitit 2010. Rryshfeti vazhdoi të bëjë kërdinë në zyrat e postës. Në zyrat e aplikimit të Aleat SHPK-së rradhët e gjata në 33-38 gradë Celcius u kthyen në normalitet. Njerëzit jo vetëm ditën por edhe natën, mbanin rradhë pranë sporteleve të aplikimit të Aleat ShPK-së.

Nga halli më shumë se 10.000 shqiptarë kryesisht emigrantë blenë me rradhë dhe rryshfet kuponat për procedurë të shpejtuar (me çmim të ngritur) për pajisjen me pasaportë.

Fatkeqësisht punët ishin më zi se në kohën e Berishës. Shqiptarët ditën dhe natën mbetën nëpër rradha madje edhe pasi blinin me rradhë të gjatë e me bakshish kuponat e shtrenjtë prej 18.000 lekësh. Përfaqësues të koncesionarit me cinizëm shpreheshin se me blerjen e kuponit 18.000 lekësh kompania e pajis shtetasin brenda 3 ditëve pune, pasi ai ka aplikuar në sportelin e kompanisë. Në mënyrë të qëllimshme kompania mbante hapur disa herë më pak sportele se në vjeshtën e vitit 2010. Pra shqiptari pajiset për tre ditë me pasaportë, por pasi të ketë ndenjur në radhë me ditë jo me orë në sportelet e aplikimit. Kësaj i thonë edhe të të rruaj paratë, edhe të të keqtrajtoj në rradhë, edhe të tallem me ty duke bërë lodra fjalësh.

Fatkeqësisht Drejtoria e Gjendjes Civile e Ministrisë së Brendshme, e cila ka për detyrë ligjore të mbikqyrë koncesionin, i la shqiptarët në kthetrat e Aleat SHPK, ku ata jo vetëm paguanin qimet e kokës, por edhe rrinin shumë herë më gjaë në rradhë sesa në kohën e Mul-ministrit të Berishës. Në gjendjen civile drejtori “burrë” Teliti i Berishës ishte zëvendësuar nga një prej “geishave” të preferuara të Kryeministrit Rama, por koncesionari po ua nxirrte qumështin e nënës nga hundët shqiptarëve shumë më poshtërsisht se në kohën e Berishës. Ministri Tahiri që e ka nën varësi drejtorinë në fjalë nuk u pa të ndërhynte për të lehtësuar sadopak vuajtjet e shtetasve të tij.

Bidati tjetër i radhës i trashëguar është një “gabim teknik” në pasaportat për shtetasit shqiptarë nën 16 vjeç. Afati i këtyre pasaportave të prodhuara gjatë vitit 2009 nga 10 vjet i shkruar në to, faktikisht është 5 vjet. Për këtë “gabim teknik” të kryer nga Aleat SHPK dhe burokratët e shtetit duhet të vuajnë shqiptarët.

Asnjë nga zabërhanët e Berishës përgjegjës për këtë nuk u ndëshkua nga dikasteri Tahiri. Pse vallë? Janë burra e gra të mira ish burokratët e Salës, apo më mirë futja sa krahu prindërve shqiptarë dhe fëmijëve të tyre sesa t’u prishësh rehatinë ish vartësve të Jarit me mustaqe (viti 2009)?!

Problemi i sigurisë

Me shtimin e elementëve të sigurisë nga janari 2015 u trumbetua nga vetë ministri se pasaportat e sigurta, u bënë super të sigurta. Fatkeqësisht ministri ose i gënjeu shqiptarët ose ai u besoi gënjeshtrave të vartësve të vet apo edhe të koncesonarit Aleat SHPK.

Që në ditët e para të shkurtit 2015 dhe në vazhdim policitë e vendeve të ndryshme të BE-së kanë vijuar të kapin drogaxhinj e tutorë prostitutash shqiptare me identitete të rreme të pajisur me pasaporta biometrike të prodhura nga sistemi.

Për të ilustruar këtë, po jap dy shembuj kuptimplotë nga mediat italiane. Në datën 15 shkurt 2015 karabinerët arrestuan dy shtetas shqiptarë, që 3 vite më parë kishin bërë namin rrugëve të Peruxhias, madje kishin goditur e plagosur me sende të forta edhe policë italianë.

unnamed (1)_241

Të arrestuarit ishin Fatmir Salkurti i datëlindjes 13 shkurt 1988, që qarkullonte me pasaportë biometrike të prodhuar false nga sistemi me emrin Erin Cara lindur po më 13 shkurt 1988, dhe Indrit Salkurti i lindur po në Qarkun e Dibrës më 20 korrik 1992, i cili kishte një pasaportë biometrike prodhuar false nga sistemi me emrin Rexhep Ilnica lindur më 20 korrik 1992.

Për më shumë mund të konsultohet linku:

http://www.umbria24.it/scontri-in-centro-a-perugia-presi-anche-gli-albanesi-che-scatenarono-la-notte-di-follia/345541.html

Ky fakt tregon, që edhe dy keqbërës të parëndësishëm, pa lidhje me politikën, pa ndonjë pasuri të madhe arrijnë të sigurojnë pasaporta biometrike false, për më tepër pasi ka filluar prodhimi i pasaportave biometrike super të sigurta. Lind pyetja po super kriminelët shqiptarë të lidhur me politikën e shumë të pasur, sa kollaj e kanë vallë, për të marrë zyrtarisht një identitet të ri?! Po larg qoftë, terroristët e huaj arabë e islamikë në përgjithësi a e kanë të vështirë, që me para në dorë të na “shqiptarizohen” duke u pajisur me të tilla pasaporta biometrike super të sigurta të prodhuara false nga sistemi?!

Në 26 gusht 2015 karabinierët e Pordenones arrestuan një durrsak 26 vjeçar për drogë. Ai kishte një pasaportë biometrike false të prodhuar më 2 qershor 2015 d.m.th nga këto super të sigurtat.

b

Në pasaportë ishte emri Roland Ambrosa, në të vërtet i arrestuari quhej Roland Qibja. Karabinierët i kapën edhe një kartë identiteti rumune dhe një leje drejtimi automjeti rumune të falsifikuara me emrin Nicolae Ganea me datëlindje 2 qershor 1983, por me foto të Rolandit.

Për më shumë informacion për këtë rast mund të konsultohet linku:

http//www.ilgazzettino.it/NORDEST/PORDENONE/pusher_pordenone_albanese_carabinieri/notizie/1535317.shtml.

c

Në këtë rast kemi një shpërndarës të rëndomtë droge, që pa vështirësi arrin të sigurojë pasaportë biometrike false me element të shtuar sigurie të prodhuar nga sistemi. Një thuajse askushi arrin të ketë një pasaportë të tillë po një, që është dikushi në botën e kriminalitetit, sa të lehtë e ka një gjë të tillë?!

Për ironi të fatit ministri Tahiri në janar 2015 deklaroi se tashmë pasaportat biometrike shqiptare janë shumë të sigurta të nivelit të vendeve të BE-së madje edhe ja kalojnë ndonjërit prej këtyre vendeve. Shembulli i mësipërm tregon se pasaportat biometrike super të sigurta mund të prodhohen false nga sistemi e të bien në duart e keqbërësve shqiptarë të paktën po aq lehtësisht sa kartat e identitetit dhe patentat e një vendi anëtar të BE-së si Rumania. Sa për siguri pasaporte nuk e dimë se kujt vendi europian ia kalojmë, por të paktën jemi të sigurtë që për falsifikim jemi baraz me kartat e identitetit të rumunëve europianë!

Rreziku terrorist

Në këto kohë të trazuara nuk është problemi vetëm tek trafikantët apo kriminelët ordinerë. Sot Kalifati Islamik, ndonëse i bombarduar fuqishëm nga ajri dhe i goditur nga kurdët, irakenët, turqit dhe pasdaranët iranianë në tokë, përsëri mbetet në ofensivë dhe i rrezikshëm.

Atentatet terroriste me inspirim nga ky kalifat në jo pak raste kanë shkatuar viktima në Europë por edhe në SHBA (rasti i çeçenëve të maratonës). Do të ishte një goditje e rëndë për prestigjin e Shqipërisë, nëse Zoti mos e dhëntë, ndonjë nga këta kasapë të na pajiset me pasaporta biometrike false shqiptare për të bredhur e bërë terror në vendet e zonës Shengen.

Le të shpresojmë, që z.ministër të verë dorë në plagën e pasaportave biometrike shqiptare jo thjesht, që shqiptarët në dhjetorin e ardhshëm të mos vuajnë rradhët e tmerrshme dhe pagesat e kripura si këtë gusht, por edhe për të mbrojtur prestigjin e Shqipërisë.

Një arab apo çeçen me pasaportë biometrike shqiptare të prodhuar false nga sistemi do të shaktonte tërmet në qeverinë shqiptare. Në këtë rast pak rëndësi ka se kush do ishte fajtori: “kapterri” i policisë apo punonjësi i gjendjes civile në vartësi të ministrit Tahiri apo nëpunësi i koncesionarit Aleat SHPK. Ka ardhur koha, që të kuptohet se siguria kombëtare nuk ka brirë, ndaj pikërisht kjo meseleja e pasaportave biometrike ndër të tjera ndikon edhe në sigurinë tonë kombëtare.

Gjergj Thanasi September 2, 2015 17:10
Komento

50 Komente

  1. emigrandi September 2, 15:19

    Babushi me nje cope leter te fabrikes se letres se Lushnjes dhe nje cope kartoni ngjyre vishnje ja hapnin porten ne gjithe boten.

    Reply to this comment
    • real September 2, 15:54

      O emigrant letra e leternjoftimeve te kohes se Dulles, ne fillim ishte kineze (me baze pambuku jo celuloze druri) me pas ishte prodhim indonezian por e importuar nga Austria me parate (valuten) e kontrabandes se Kaltes Zero ne Portin e Durresit. Letra blihej nepermjet ndermarrjes se tregtise se jashtme Teknikoimport. Per me shume pyet Genc Rrrulin ose te birin e Hysni Kapos me gruan e pare. Letra per paspaportat per jashte shtetit importohej nga Franca ( ne ndonje rast bshke me letren per kolanen Vepra te Zgjedhura te Dulles). Ne pranveren e 1990 Ramizi importoi me ngut nje sasi te madhe letre per pasaporta per jashte shtetit nga Franca, nepermjet Marsel Skendos dhe Zhyljen Roshese, qe eshte perfshire edhe ne kete historine e pasaportave biometrike te prodhaura nga ALEAT SHPK-ja. Stampimi i letres behej ne Tipografine ushtarake, qe sot ne mos u gabofsha quhet Shtypshkronja e letrave me vlere.

      Reply to this comment
    • tra la la September 2, 19:08

      Para pak ditesh kalova kufirin per ne nje shtet fqinj. Njeri nga te afermit e mi doli me dy rekorde ne sistem. Si ka mundesi?

      Reply to this comment
  2. Arben September 2, 15:37

    1. KARTAT E IDENTITETIT DHE PASAPORTAT SHQIPETARE, JANE SHUME TE SAKTA DHE TE VLEFSHME.

    2. CMIMI 1,200 LEK PER KARTE DHE 6,000 LEK PER PASHAPORTE, NUK ME DUKET I LARTE, ESHTE CMIM NORMAL.

    QEVERRIA RAMA, NUK HEQ DOT ATO KONCENSIONE QE PO RRJEPIN SHQIPETARET DITA DITES, E I FUTET PASHAPORTAVE, QE NE FUND TE FUNDIT I PAGUAJME 1 HERE NE 10 VITE.

    A- KONCESIONI I NGJYROSJES SE NAFTES
    B- KONCESIONI I SHERBIMIT TE AUTOMJETEVE
    C- KONCESIONI I KASAVE FISKALE.

    DHE SHUME QE NUK ME VIJNE NDER MEND, JANE ATO QE NA FUTIN DUART NE XHEP DITE PAS DITE DHE QE DUHET HEQUR.

    KETO TE SHIKOJE RAMA QE TI HEQE, DHE JO TI DETYROJE TE ZEVENDESOJE ADMINISTRATORET E SALIUT ME ATA TE TIJET, SIC KA BERE NE KETO KONCESIONE.

    HAJDUT MUTI.

    Reply to this comment
    • PREDATOR September 2, 17:20

      1 – U deklarua se pasaportat biometrike (kur u prodhuan) ishin sh te sigurta dhe u hapen rruge levizjes pa viza.

      2 – Ne fushate elektorale, kete koncesion Edi Rama e renditi te ato qe do ti prishte. Nuk e beri, madje perkundrazi…

      3 – Ne tetor 2014 doli Sajmiri dhe tha qe “do shtojme elemente sigurie” me po kete koncesionar. Jo vetem nuk u prish koncesioni por u rrit cmimi

      PYETJA IME SI QYTETAR ESHTE:

      FALAS KA NDODHUR QE U SHKEL NJE PREMTIM ELEKTORAL DHE MINISTRI I BRENDSHEM BEN NJE TJETER LESHIM?? THUA TE KETE NDODHUR PA ASNJE BAKSHISH APO NDERHYRJE GJITHE KJO PERMBYSJE “IDESH” ???

      Reply to this comment
      • Arben September 2, 19:50

        AMAN ORE, PO ME MAFIEN QE KE TI NE PARLAMENT JO ALEAT, POR EDHE MARSIANET TI MARRIN PASHAPORTAT PRAPE QENTE DO TJA GJEJNE ANEN.

        UNE E KAM SEPSE E GJITHE KJO FUSHATE BEHET SEPSE KETA TE ALEAT NUK KANE PRANUAR TE NDRYSHOJNE ADMINISTRATORET E TE VENDOSIN ZAGARET E RAMES, SIC KANE BERE ATA TE AUTOMJETEVE, KASAVE FISKALE DHE KESHTU TE GJITHE KONCESIONARET ME RRADHE, PRANDAJ BEHET KJO PROPOGANDE.

        NUK ESHTE PROBLEMI SE PO JU DJEG SHPIRTI PER NE, THJESHT DUAN TE VJEDHIN VETE SA ME SHUME.

        Reply to this comment
    • elio September 2, 17:48

      Mese dakord…Rama eshte bere si Mao Ce Tung…jep mend e gjykon te gjithe por qimen nga qulli nuk po e heq..Ekonomia poshte e me poshe e njerezit po varferohen…llafazan e mendjemadh si gjithe himarjotet…

      Reply to this comment
  3. Uskania September 2, 15:40

    Prandaj Ruçi falsifikonte karta identiteti?

    Reply to this comment
  4. METEH September 2, 15:48

    KOMENT i sakt & faqa e zeze e ministrave dhe qeverive tona per kohen qe flitet.Mre Saliu qe e beri rrumpall kete vend duke futur mjekroshet e xhamive kudo sidomos ne Tirane,apo ata te Guantanamos qe kerkoi amerika te strehoeshin ne vendin tone(Dhe qe ketu filloi Islamofobia),por Rama i di keto? O ZOT ÇPO BEHET NE KETE VEND TE MIRE,te drejtuar nga politikanet e djallezuar,hajdut e kriminel..!

    Reply to this comment
  5. nwo September 2, 15:53

    Në lidhje me “gabimin” që kanë bërë në pasaportat ku nga 5 kanë shënuar 10 vjet, duhet që çështja të shkojë në gjykatë! Të gjithë ata që janë të prekur nga kjo gjë duhet të kallëzojnë shoqërinë prodhuese të pasaportave dhe gjithashtu edhe Ministrinë e Brendshme që duhej të këqyrte rregullsinë e lëshimit të pasaportave!

    Reply to this comment
  6. XUME PROTOPAPA September 2, 17:12

    ME HAJDUTET JEMI GJTNJE VIGJILENTE

    edhe pse nuk kemi mundesine ti pergjigjemi ne kohe reale kesaj krijese amorfe, me DNA-ne e grabitesit te shqiptareve, Sajmir Tahiri keto perralla me lesh dhie le t’ja tregoje te tijeve kur rrjeshtohen çdo mbremje per te thene myftarin, spurdhjakeve te posa ardhur dhe atyre qe tashme do ikin nga kjo bote.

    Dihet se pasaportat kane nje afat skadimi, andaj te gjithe heret a vone jemi te detyruar ti ribejme ato, duke mbushur arken e defrimeve te ketij pushti me dollare e eurot e djerses e stermundimit te shqiptareve emigrante.

    Pikerisht keta te fundit goditen nga keta hajdute te pabese, seppse nuk mund te mbrohen drejt per drejt ndaj ketyre skermilljeve njerezore.

    Votimet po afrojne dhe aty do marrin pergjigjen e pare keta te degjeneruar veseshumte: po vjen edhe fundi i tyre i ndyre.

    Ne vonojme pak por nuk harrojme Saimir Tahiri i dy shkelesve te ligjit Bashkim e Luiza Tahirit.

    Reply to this comment
  7. pellumb September 2, 17:14

    zoti minister Dita po te vjen pas hakut dhe te pakten ne kete shkrim ka shume te drejte.

    Mos u mundo që disa paaftësi policore në zbulimin e krimit t’i zbusësh nëpërmjet shtimit të “elementëve të kollajllëkut policor” nëpër pasaporta.

    Rrit profesionalizmin dhe intensitetin e trajnimeve jo mustaqet e policëve.

    Kjo jep garanci në zbulimin e krimit jo pasaporta. Hajt tung!

    Reply to this comment
  8. enea September 2, 17:15

    Pasaportat e fundit po behen duke u mundesuar koncesionin me firmen ALEAT dege e SAGEM France. Nga perfaqesuesi ne Shqiperi na u be e ditur (Jean-Alain JOUIN) se jane pasaportat me te mira dhe me te sigurta qofte dhe ato franceze. Ne vijim Shqiperia liberalizoi vizat dhe hyri ne Shengen….Kosto e madhe per ne shqiptarucet e vegjel….

    Ne tetor 2014 ju na thate se do forcohen perseri?!!

    Kjo nuk eshte e drejte dhe justifikimi qe ju nxorret nuk mjafton.. Ndoshta ky eshte presion nga firma Aleat per koncesionin se nuk kane fituar aq sa donin ose ju doni te vidhni dhe njehere e na mbushni me rrena per komisariate dixhitale… Ju nuk keni police akoma e do beni dixhitalizim komisariati..

    Kujdes zoti Minister se po abuzoni me elektoratin…

    Reply to this comment
  9. RAFAEL September 2, 17:21

    Sa cudi ne Shqiperi!Gjithmone qellon qe kontratat me te huajt lidhen ne dem te shqiptareve?!
    Edhe kjo eshte nje ceshtje per t,u hetuar,sepse cdo tre vjet nderrohen pasaportat dhe parate e te pares qe ka afat 5 ose 10 vjet nuk iu kthehen njerezve.Kur do te jete shteti shqiptar i shqiptareve.?Nje zot e di!…

    Reply to this comment
  10. alma September 2, 17:21

    Pasaporta e karta e identitetit nuk jane buke e makarona qe do i blesh cdo dite apo jave.Sado qe te jete cmimi e justifikon se eshte per dhjetra vjet.

    Reply to this comment
  11. lali September 2, 17:22

    Une besova se me 23 qershor mbaroi shteti i rrumpalles por qenkam gabuar.sa here kane ndryshuar cmimet dhe pasaportat ne kto 24 vjet.

    Reply to this comment
  12. arjan September 2, 17:22

    Po unë që kam paguar për kartën e identitetit në gusht por nuk arriti të prodhohej sa isha aty dhe më thanë që mund ta marrësh deri në fund të dhjetorit 2015 (duhet të vish vetë thanë nënpunësit tek lagja 10), duhet të paguaj + 300 lekë tani për ta marrë?
    Dhe shkruani sic tregohet në kartmonedhë ose në monedhë o njerëz, o ju gazetarë – thotë 12 mijë e pastaj rritet në 1500, jeni në rregull ju që shkruani lajmin?
    Në monedhë shkruahet 1000 lekë dhe aq është, s’ke pse thua të vjetra apo të reja. Bëni një fushatë të mësojmë sa do jenë cmimet. dmth ishte 1200 lekë një kartë identiteti, është bërë 1500 lekë, Kështu????

    Reply to this comment
  13. KASEM September 2, 17:22

    KJO EHTE RILINDIA E EDI RAMES DHE PASUESVE TE TIJ. TA GEZPJME MASHTRUESIN DHE PS-NE E SRVILAVE TE TIJ QE VJEDHIN POPULLIN DHE E NDESHKOJNE ATE. DERISA KY POPULL ESHTE FEMIJE NGA MENDIA KUPTOHET QE NE ZGJEDHJET E ARDHESHME DO MASHTROHET NGA GENJESHTRAT E BUKURA TE EDI RAMES DHE DO T’IA JAPI PERSERI VOTEN. POPULL QE E MERITON KETE LLOJ TRAJTIMI SI NGA SALI BERISHA ASHTU EDHE NGA EDI RAMA. VUAJ!

    Reply to this comment
  14. vesa September 2, 17:23

    Dita Sajmiri eshte i lumtur qe po e lini rehat me temen e hashashit.
    Keto shkeljet me pasaportat i ka sh te lehta per te thene “qe jane vendime kolegjiale”
    🙂

    Reply to this comment
  15. makarena September 2, 17:24

    Sa budallenj jeni.
    Po me cfare mendoni se i ben pushimet ne hotelin e sheikeve Sajmiri ore me rrogen e shtetit?

    Reply to this comment
  16. naci September 2, 17:24

    Ju rrit nafta ketyre t pasaportave rriten dhe cmimin….
    Mban ky milet .

    Reply to this comment
  17. emigranti September 2, 17:26

    Nuk e degjuam Sajmirin te mbante qendrim per “gabimin teknik” qe ishte bere me pasaportat e femijeev nga qeveria Berisha.
    Kush eshte pergjegjes per kete “gabim” Sajmir?
    Cfare do beje ti po te ishe ne opozite me kete “gabim”?
    A do ulerije qe te mbrohej qytetari?
    Pse nuk e ben tani qe je ne pushtet dhe mu ne vendin e duhru per te ndeshkuar ata qe kane “gabuar”

    Reply to this comment
    • gani usa September 2, 17:27

      Sakte fare!!!!!
      le te paguajne ata qe kane bere gabimin.
      Pse duhet t paguaj pasaporte tjeter une si prind kur e kam paguar te paren dje e kam deri ne 2020 vlefshmerin?
      T ma japi falas shteti tjetren.
      Shtet karagjozash
      Nuk mjafton qe ajo pasaport nuk te mbron askund se esht nje cop levere pa dinjitet, po duhet t mbajm n kurriz edhe “gabimet” tuaja

      Reply to this comment
  18. Dajti September 2, 17:27

    Sa per sqarim te opinionit, leshimin, procesimin dhe personalizimin e pasaportes shqipetare nuk e ben Ministria e Brendeshme, por e bejne kompanite private, Sagem, Kompanite e maskuara mafioze te Fondit Shqiptaro Amerikan, i krijuar nga mbeturina te mafies italiane ne New York. Tenderi i pashaportes ju dha ketyre kompanive nga Sali Berisha me firme te Bujar Nishanit, ish Minister i Brendeshem. Çmimi i pasaportes u rrit me disa fish dhe kontrollin e te gjithe database te te dhenave individuale dhe familjare te shqipetareve e kane keto kompani.
    Partia Socialiste e kritikoi ashper kete veprim antikombetar dhe premtoi se do ta korrigjonte dhe do ta anullonte koncesionin. Por ndodhi e kunderta me ardhjen e PS ne pushtet u rrit perseri çmimi. Ministrin e Brendeshem, si perfaqesues te shtetit shqipetar ne kete çeshtje e moren francezet dhe e mbajten nje jave ne France, ku edhe e korruptuan me kete vizite.
    Shteti shqipetar ka mbyllur gojen dhe kot del e flet edhe ne kete rast sepse keto kompani nuk e pyesin fare.
    Ky eshte nje turp i madh jo vetem per gjytyrymin qe iku, por edhe per qeverine e Rames. Sa per kete Saimirin e dime qe perveçse i korruptuar, nuk merr vesh nga keto pune, sepse ska punuar asnje dite ne jeten e vet.

    Reply to this comment
  19. Edi September 2, 17:28

    Na mbyten hajdutet.

    Reply to this comment
  20. korcar September 2, 17:30

    Ky shkrim ngre edhe problemin e pasaportave te femijeve te bera gabim
    Flitet per 150 mije pasaporta
    nje llogari e vogel:

    150.000 femije x 10.000 leke = 1.500.000.000 Leke

    10.000.000 Euro

    NO KOMENT

    Presidenti shkon ne mal
    Kryetari Kuvendit i bo fresk maqedonise
    Kryeministri la kalamonin

    populli ha bar

    Reply to this comment
  21. vini September 2, 17:31

    Po do te marresh profesionin “Hajdut” hajde ne Shqiperi, edhe universitetet edhe Qeveritaret e Parlamentaret per kete pune punojne.

    Reply to this comment
  22. hehe September 2, 17:32

    Ky shtet drejtohet nga bandat, vrasesit, hajdutet ordinere, trafikantet, genjeshtaret, mashtruesit, demagoget, karaputanat etj, etj. Populli duhet te marre ne dore fatet e tij. Pa Saliun e vjeter e te riun, pa Like floririn, Pa Rame ndertuesin, pas Tos Kazinone dhe pa askend ka bandat e vogla qe u sherbejne. Keta po u pijne gjakun o njerez.

    Reply to this comment
  23. votues i plehrave September 2, 17:33

    Sajmiri dhe keta qurrashet e rilindjes qe shesin mend me fukarain dhe lene Saliun te livadhisi, mendojne se i lane duart me koncesionet dhe “gabimet teknike” duke thene “i beri Saliu”:
    Ore karagjozat e Ed debilit.
    C me duhet mua kush e beri gabimin.
    Une lidhjen si qytetar e kam me shtetin jo me partit tuaja t qelbura dhe qeverit qe i keni per tu majmur ju dhe raca juaj hajdute.
    Minimalisht na jepninpasaporta t reja pa pagese.

    Reply to this comment
    • pirro athine September 2, 17:34

      jam sh dakord
      Clidhje ka populli me budalleqet e njeres apo tjetres qeveri . Kjo nuk duhet kurre ti faturohet popullit.kam thene shpesh here derrat nje surrat kane per Popullin e gjore nuk ndryshohet gje.kemi vetem ndrrim qeverisje por sistemi dhe skema e mashtrimit ngelet e njejte.bejne premtime te kota para fushates na zgjidhni ne, se ne nuk Ju vjedhim me shume se pala tjeter, Pastaj sa vijne ne pushtet ndodh prap e njejta gje,si pala tjeter.

      Reply to this comment
  24. antienveri September 2, 17:34

    M.q.s Brace e ngriti problemin ne prismin se kush do ti paguaj, nuk sqaroj se do i paguaj populli qe i ka paguar nje here apo shteti ?
    I thone 156000 cop pasaporta, ju i kerkoni votat pastaj prinderve te tyre qe behen 310000 persona qe ju ka vajtur ne maje te hundes me keta pusht etar qe ka ky vend.

    Reply to this comment
  25. . September 2, 17:35

    Ore a ktheu pergjigje Tahiri per punen e pushimeve ne Greqi? Pse nuk flasin Balla me Bracen qe te denoncojne?

    Reply to this comment
  26. toronto September 2, 17:35

    Po shndrohet gjithe vendi nje kopesht zoologjik.

    Reply to this comment
  27. eleni September 2, 17:35

    Nje shtet normal do ti ribursonte te gjitha pasaportat
    Then ndryshe pasaporta falas. Ca du me did un kush
    E ka fajin kete e zgjidh ligji !!! Po thuaj ligji si maliqi !?
    O zot na ndimo kam 15 vjet rrugeve te botes vetem se
    Politikanet ja kan zen frymen vedit tone. Vend I bukur
    Si shqiperia Po Pa shpresa ! O hajdute Nje dit do e paguani.

    Reply to this comment
  28. durrsaku September 2, 17:36

    Pyesni pak Sajmirin kush ia solli babain Bashkimin kur ishte ne Korfuz me pushime dhe cfare vendimesh u moren atje lidhur me hashashin ne Tepelene, Gjirokaster dhe Vlore?

    Reply to this comment
  29. erioni i bracajve September 2, 17:37

    “Gabim teknik ne pasaporta?!
    jo! eshte “shkelje ligji” dhe vlera arrin deri ne 11.3 milion euro!!

    Ndodhi ne prill 2009- korrik 2010 dhe minister i brendshem ishte lulzim basha!!

    Cdomethene “gabim teknik”?
    Eshte arsye? Eshte ndjese? Cfare kuptimi ka juridikisht?

    Ligji ka qene shume i qarte;
    Per shtetasit nen moshen 16 vjec, vlefshmeria e pasaportes eshte 5 vjet!!

    Cdo veprim i ndryshem nga ky eshte shkelje e ligjit;

    Per ata qe e kane patur nen pergjegjesi
    prodhimin dhe shperndarjen e pasaportes eshte po:

    “shkelje ligji”,
    “shperdorim detyre”,
    “dem ekonomik” etj.

    A e dini sa eshte vlera?

    Me cmimin 6.000 leke te reja, per 156 mije pasaporta, vlera arrin ne:

    6.6 milione euro!!

    Por mes te demtuarve jane shumica femije emigrantesh;
    ata per fat te keq vihen me vonese ne dijeni dhe mundesine e vetme e kane kur vijne ne atdhe;

    Per te gjithe ata qe duan nje procedure te pershpejtuar,
    Me cmimin 15.000 leke te reja, per vetem gjysmen e 156 mije pasaportave,
    vlera e plote e demit arrin ne:

    11.6 milione euro!!

    E shihni qe “gabimi teknik” nuk eshte nje llaf goje?!

    “Shkelja e ligjit” ka ndodhur ne periudhen PRILL 2009- KORRIK 2010;

    MINISTER I BRENDSHEM KA QENE LULZIM BASHA;

    KOMPANIA NEN KONTRATE KA QENE E NJEJTA:
    ALEAT!

    KUSHTET NE TE CILAT KA OPERUAR KANEN QENE TE NJEJTAT;
    MONOPOL!

    Me nje ndryshim te vogel;
    Cmimi i paracaktuar ne mars 2013 (nga Qeveria Berisha) ne rinovimin e kontrates me te njejten kompani, ESHTE RRITUR!!

    JANE SHUME PARA PER TE FOLUR PER “GABIM TEKNIK”!!

    DUHET PERGJEGJESI PENALE!!

    Natyrisht edhe civile;
    Ska perse te paguaj gjithnje qytetari per gabimet skandaloze te administrates dhe kontraktoreve te saj!!”

    Reply to this comment
  30. misri September 2, 17:37

    .Keshtu cdo dite shqipetarve po ju vriten shpresat per rilindjen aq te premtuar.

    Reply to this comment
    • kasta September 2, 17:38

      shqiptaret I japing grushta njeri-tetrit or ti..
      I pe ne Vlore, jane boksuar te pasaportat me gjithe gra e femije ne mes.
      eeee,, tragjedi tallese
      ne vend te grushtonin qeverine, prandaj rrojne e gezojne larot dhe balot

      Reply to this comment
  31. vlonjat me pasaport September 2, 17:39

    Qeveria te rimbursoj humbjet e qytetareve sic rimbursoi 7 milione dollare te vjedhura nje banke apo si I dha Bashes per pallatin e Vlores 4 milone dollare.

    Po edhe sic po i jep ketij deputettit te PD-se para per tu sheruar

    Reply to this comment
  32. Alban September 2, 17:47

    Fakte te servirura ne menyre te pavertete per te nxjerre konkluzione te gabuara. Sa per dijeni emri dhe mbiemri ne Shqiperi per nje periudhe eshte lejuar me ligj te nderrohet me deshire per 1000leke dhe mbiemri nderrohet sa here te martohesh.

    Reply to this comment
    • mamin September 2, 18:02

      ouuu pa lexoje edhe njeher ligjin o alban.
      Lejohet te nderroj emerin dhe mbiemrin nje kriminel?
      Ata qe kane kapur jane kriminela o zotni.

      Reply to this comment
  33. shpatar September 2, 17:58

    Si nuk ndalim dote palacolleqet me ato dokumente qe mbajne vulen e sĥtetit.Si nuk paskemi edhe mbas 25 viteve specialiste te kesaje fushe e te shporrim kompanite e huaja qe as u pellcet per ate qe perfaqson pasaporta.Deri kur do vazhdohet tua leme te huajve fatet dhe punet tona kaq te rendesishme.
    A kemi te rinje te talentuar ti specializojme ne keto sektore shume delikat.Sot teknologjia eshte e deklaruar ta pervetsosh e ta blesh.Kjo arrihet kur politika te ktheje syte jo nga ata qe ulurijne ne fushatat elektorale por tek talentet qe ka ne Shqiperi.
    Une jam befasuar nga disa djem qe punonin me paisje elekronike.Xhaxhi cfare do ta bejme.Vetem nendhe baba mos kerko.U dhashte me benin nje sistem sigurie per makinen dhe mbeta i mahnitur.Makinen vetem ne mund ta vjedhim.Per garanci shkova tek servisi i makines dhe nuk arriten ta cbllokonin.Me thane duam kodin ose lere ketu ta fillojme nga e para.Pra siguria eshte tek ata qe e ndertojne sistemin.Pergjegjisa tek ata qe prodhojne kartat e identitetit.Zhurma qe behet nga politika u sherben hajdutve dhe kriminelve.

    Reply to this comment
  34. VDEKJE FASHIZMIT LIRI POPULLIT September 2, 18:01

    qytetari thote qeveria do vetem mut dhe dru .ne kete pike po mban cdo premtim.po qeveria ca do ne kete rast?

    Reply to this comment
  35. rezi September 2, 18:02

    unë e kisha porositur kartën e identitetit që verën e kaluar, por nuk arrita ta marr. Kur erdha këtë verë shkova në sportelin ku duhej ta merrja dhe nuk kishte rradhë, tre veta para meje ishin. Po afrohej ora 12.00 që ishte pushim dreke dhe u trëmba se nuk do e merrja dot. Shërbimi i zyrës na pajisi të gjithëve me atë që duhej të merrnim, përgjigje ose kartë dhe pastaj iku për pushimin e drekës. Prandaj mbase secili thotë përjetimin e vet, unë po them timin, për 15 minuta mbaruam punë jo vetëm unë por tre të tjerë që ishin në rradhë. tek lagja 3 rruga Bardhyl. Sa për dijeni. ata të zyrës ishin të njëjtët që më kishin marrë të dhënat kur aplikova një vit më parë. I falenderoj.

    Reply to this comment
  36. MARTIN September 2, 18:30

    Me keqardhje shikoj se eshte nje sekt te vogel “anti Tahiri” ne gazeten dita qe u vu re qarte kur ishte koha e pushimeve te tij ne Korfuz qe nuk ja vlen ta argumentojme…

    Edhe nese eshte e vertete kjo grope e Tahirit si thote zoti Thanasi…perseri ajo eshte e paperfilleshme me gropen OQEANIKE qe ka lene kupola kriminale e berishajve.

    Sinqerisht duhen disa 10 vjecere te rregullohet sidomos kjo puna e pashaportave pasi ne 1992 krimi me I madh qe beri devili dhe debili Berishe ishte PRISHJA E REGJISTRAVE TE GJENDJES CIVILE

    hapni defteret e gjendjes civile dhe numrin e pashaportave..dalim mbi 10 miljon shqiptare…

    shtoni dhe mijra kosovare & islamike& shqip-serbisht foles te berishes ne vitet 1992-1997

    Por ajo qe eshte diabolike se ku arrin skizofrenizmi I satrapit berishe lexoni rrjeshtat e meposhtem……dhe pyesni

    akoma eshte jashte dyereve te burgut ky monster..”miku” I elez biberit dhe bill rajersonit te beogradit??

    Ja disa emra nga dokumenta zyrtare te fillimit te 1997-s ku gjendeshin emrat e personave qe ishin pajisur ne shkelje fladrante te ligjeve pa plotesuar asnje kriter- me pasaporta diplomatike, Mes tyre, edhe mbesa asokohe vetem 29 diteshe e Berishes.

    . Plot 476 urdhera per vetem 2 jave. Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997. Shkresat e firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, si dhe nga Shefi i Protokollit të Presidencës, Maxhun Peka, fillojne te gjitha me frazen “Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë…”

    Thuajse të gjithë emrat që përmenden në këto lista kanë ikur nëpërmjet Rinasit dhe stacioni i parë ku qëndronin ishte kryeqyteti austriak, Viena. Për të gjithë ata që e mbajnë mend korrikun e atij viti, kujtojnë se ai ka qenë një muaj shumë i nxehtë. Këta njerëz pajiseshin me pasaporta brenda ditës, për të mos thënë për një orë a dy, merrnin në dorë pasaportën dhe ia mbathin drejt Rinasit. Dhe incidenti ndodhi me Vienën. Në aeroportin ndërkombëtar të Vienës, ndodhi ajo që pritej. Aty u dha alarmi për atë që po ndodhte…

    … Nga shpejtësia në shumicën dërrmuese njerëzit që pajiseshin me pasaporta shërbimi nuk kishin kravata për fotografitë që viheshin në pasaportë. Ata bënin fotografi të çastit, ashtu të djersitur, me këmisha të zbërthyera dhe madje dhe me kanotiere. Kështu hipnim në avion dhe kështu zbrisnim në Vienë, për t’ia mbathur diku tjetër. Kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë tek autoritetet e aeroportit të Vienës. Alarmi shkoi deri në qeverinë austriake, e cila ngriu menjëherë hyrjen pa vizë të shtetasve shqiptarë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi sipas një marrëveshje të arritur pak vite më parë. Kjo ngrirje do të vazhdonte për 10 vjet me radhë nga pala austriake, pra deri në vitin 2007.

    Disa nga 476 emrat e dipllomateve me aromen e hales vicidolit

    Me pasaportë diplomatike:

    Keltis Kruja, mik i Shkelzen Berishes, asokohe minoren bashkë me gjithë anëtarët e tjerë të familjes së tij

    Me pasaporta shërbimi

    Sali Lusha

    Sokol Olldashi

    Dashamir Shehi

    Sadik Çela

    Isemadin Haxhiaj

    Ismet Haxhiaj

    Besnik Mulosmani

    Ali Mulosmani

    Përparim Mulsomani

    Fatos Hoxha

    Rasim Lumneshi

    Bedri Blloshmi

    Desada Metaj

    Zyhdi Dajti

    Avni Neza

    Marjan Gryka

    Desada Metaj

    Selim Hoxha

    nderpritet lista….per aresye kohe

    Reply to this comment
  37. lato September 2, 18:56

    Nuk e kam akoma nje pasaporte shqiptare..Mos m`u dashte kurre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*