FAKSIMILE: “Policia paralizon rrjetin terrorist të PS”… Titujt e shtypit të PD në majin e ’96-s

May 30, 2016 12:09

FAKSIMILE: “Policia paralizon rrjetin terrorist të PS”… Titujt e shtypit të PD në majin e ’96-s

Av. Idajet Beqiri

Ngjarjet e 26 dhe 28 majit 1996 janë pika kulmore, vija e demarkacionit, e cila vulosi në Shqipëri vrasjen e zgjedhjeve të ndershme, ose thënë më shkurt, futjen e Shqipërisë në rrugën pa krye të një autokracie absurde, pa rregulla, pa ligje, pa moral, pa dinë e pa iman.

Komisionerët e opozitës u larguan me armë nga qendrat e votimit, dhe duke i mbushur më pas këto kuti njerëzit e SHIK dhe të Policisë. Aq të pashkolluar ishin sa futën në kutitë e votimit 30-40 për qind më shumë se sa zgjedhës kishin në lista. Pastaj nuk dinin t’i rakordonin. Kjo bëri që në 23 zona zgjedhore të anulonin vetë zgjedhjet sepse çuditën botën.

“Fitoren” e 26 majit 1996 e kishte paralajmëruar vetë Berisha te gazeta “Albania”.

Kjo gazetë në 25 maj 1996, një ditë para zgjedhjeve, shpallte “fitoren historike” të Berishës ende pa u votuar. Sipas saj në Sheshin “Skënderbej” Berisha kishte mbledhur “rreth 500 mijë shqiptarë” (!) dhe ky ishte “votimi”.

Përgjakjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996 e paralajmëroi edhe drejtori famëkeq i Policisë së Shtetit Agim Shehu, i cili një ditë para zgjedhjeve, doli në një konferencë shtypi dhe përmes një “raporti” me të dhëna nga “burimet e SHIK” të Gazidedes, u bëri me dije shqiptarëve se PS kishte krijuar “grupe terroriste” të armatosura, me anën e të cilëve do të sulmonin kutitë e votimit.

Parimin nazist “akuzo rivalin për atë që sapo ke bërë vetë apo ke ndërmend ta bësh” ose lënien e “dobiçit” në derë, Berisha e ka përdorur në vijimësi.

Gazeta “Albania” e botoi “zbulimin” e Agim Shehut në faqen e parë të saj pikërisht ditën e zgjedhjeve në 26 maj 1996 për të realizuar dy qëllime,  nga njëra anë e trembte elektoratin e majtë shqiptare, duke u thënë që të mos dilnin në zgjedhje sepse do të kishte trazira dhe do të stigmatizoheshin si “terroristë”, dhe nga ana tjetër justifikonin realizimin e dhunës që kishin përgatitur, duke u justifikuar me paralajmërimin që kishin bërë një ditë më parë. Me një paturpësi që i kalonte përmasat e çmendurisë edhe masakrën ndaj votës “Albania” e propagandoi me tituj bombastikë si fitore historike të PD.

Në fakt PS dhe aleatët e saj, duke i tërhequr komisionerët nga të gjitha strukturat zgjedhore, bënë që dhuna të mbetej vetëm në “portën e shqyer” të Berishës. Kjo lëvizje e koalicionit të majtë e nxori “nga shinat”  treshen Berisha – Gazidede- Shehu dhe i çoi ata në humbjen totale të logjikës, duke e zbrazur gjithë mllefin në 28 maj 1996, dy ditë më vonë, kur populli i kryeqytetit bëri përpjekjen e fundit me një protestë paqësore masive.

Akte të pashembullta dhune u kryen atë ditë dhe në ditët në vijim jo vetëm në Tiranë, por në gjithë vendin.

28 maji 1996 është krim i rëndë shtetëror kundër lirive dhe të drejtave të njeriut që binte ndesh me Konventën e OKB dhe Konventën Europiane për liritë dhe të drejtat e qytetarëve; krim i cili ende nuk është ndëshkuar.

Krimet kundër njerëzimit janë të paparashkruara,  sado vite e dekada të kalojnë, mjafton që autorët e tyre të jenë gjallë. Provat janë të gjalla, ato janë të shkruara e zeza në të  bardhë në vetë shtypin e tyre.

Mosndëshkimi i atij krimi solli krime të tjera të njëpasnjëshme, solli 97-n dhe grushtin e shtetit të 98-s, solli Gërdecin dhe vrasjet e 21 janarit. Kjo ndodhi sepse “barku që e polli (atë krim), ende nuk është shterpëzuar”, po të përdornim fjalët e Bertolt Brehtit tek “Arturo Ui”.

Arturo Ui sot vazhdon të terrorizojë shqiptarët.

Albania1

Albania2 Albania3 Albania4 Albania5 Albania6

May 30, 2016 12:09
Komento

9 Komente

  1. TJ May 30, 13:05

    Nuk mbaj mend mire :-a ishte ylli Rakipi pronar i gazetes Albania?

    Reply to this comment
  2. normali May 30, 13:28

    Ketu ka shume per te shkruar e per te folur, por une do te shkruaj vetem dy gjera; Kush e drejtonte gazeten Albania Dhe ku eshte “udheheqesi” saj sot e çfare emisionesh drejton? Mos ka qene ai me mbiemer Rakipi? Burre i poshter dhe kriminel nuk eshte vetem ai qe vret me pushke, por edhe ai qe ka bere tere kete reklame mafioze: Ylli Rakipi. Ja vlen ta peshtyjme ne rruge se e dime qe drejtesia nuk egziston akoma. Tjetar ishte se shikoni çfare thote gjaroeri me syze i asaj kohe Sabri Godo: Ne do te shkojme ne parlament…ne cilin parlament do te shkonte Sabriu? Ne ate parlament te krimit me pushke ane e mbane Shqiperise? Ne ate parlament gjaku ne Tirane?! Po mire, Sabriu na la , na ka lene Fatmirin mbrapa qe e beri kuje me Gerdecin…Po kane te mbaruar bemat e ketyre maskarenjeve kriminele? Per Saliu? Per Saliun s’ka me as varr ku te futet me gjemat qe ka bere. Per Lulezimin? Lulezimi duhet jape llogari per ate rrugen dhe per ata kater te vraret me 21 janar, pa per ate çeshtjen e kosovareve, le ta therrasin ata ne gjykatat e tyre ne qoftese u dhimbsen njerezit qe shkaterroi Lulezimi. E kuptoni qe duhet cunam me keta njerez?!

    Reply to this comment
  3. naku May 30, 13:44

    Gazeta “Albania” nje gazete terroriste si dhe ai qe e posedonte qe quhej Ylli Rakipi. Ky kriminel qe sotvazhdon po si kriminel neper tv ku qelbet era e berishianeve ,kjo fytyre e piste e urryere ,kriminale por e pa ndeshkuar. Une qe shkruaj kam qene vezhgues ne nje qender votimi dhe nuk u largova deri sa u mbyll procesi. Masaker,masaker e vertete. Me vjene neveri kur i shohe perdite keto fytyra prej cakejesh qe na derdellisin e qelbin jo vetem mjedisin ku jetojne por edhe me gjere sepse ky mjedis su pastrua dote kurre,po hale mbeti ku dhjesin vec Berisha e Rakipi e soje e sorollopi i tyre i urryer. Veases! Hajduter! Vdekja edhte pake per ju.

    Reply to this comment
  4. Diko May 30, 15:11

    Ai Ylli RAKIPI ISHTE BASKEPUNTORI I

    KREMINELIT BERISHA.

    KUR E PYETEN NE STUDIJE SE DJALI I TIJ

    KISH VJEDHUR LEKE TE SKEMAT PIRAMIDALE,

    YLLI U PERGJEGJ

    I LUMTE QE KA VJEDHUR, ESHTE I ZOTI/

    KY NJERI DUHET DJEGUR ME BENZINE DHE

    GAZETA E TIJ KA QENE KRIMINALE..

    Reply to this comment
  5. BLACK SWAN May 30, 16:10

    mbaruan “deshmoret” e partise me Braqen ,Servet Sorren
    Zenepja e di une me sa jane biroistet
    po dhe Idajet Beyqiri mungonte
    e mban mend dajakun qe hengre ti Beyqiri ??
    ju ka marre malli perseri ,demek kane kaluar 20 vjet
    ju doni rrahur para dhe pas buke 😛
    mos kini dert ,se ja erdhi 2017 ,jua tregon mire Berisha juve ,jo se ai thyen rekordin e notit cdo vit ,udheheqesi juaj vetem rekordin e miellit thyen ….
    po aman mi gazete , ngelet me keto lajme te leshta ,ashtu lashta 20 vjecare …po Berisha po ju …shoqeron nenat cdo dite ne pallament ,se me fb ju shoqeron dhe baballaret ….ju ngelet duke u marre me Beyqirin
    po hajdeni ne vete dhe juve ,mire ky se nuk ka me se te merret 😛

    Reply to this comment
    • VANDALET E PD-se May 30, 18:05

      MOS U CUDITNI ASPAK ,QE KA EDHE SHTAZE ,SI PUNA E “BLACK SWAN” , NDRYSHE NUK DO TE MUND TE VEGJETONTE AKOMA NE POLITIKE DORA E DJATHTE E BEOGRADIT MEGJITHE FAMILJEN E TIJ , QE KA VENE NE DISPOZICION TE UDB-se NJE PARTI TE TERE DHE KREJT ATA QE VETEQUHEN TE DJATHTE , NE KETE VEND .

      Reply to this comment
  6. matjani May 30, 16:54

    28 maj 1996 ne shesh Skenderbej policia e komandu direkt prej Paulin Sterkajt i dha dajak socialistave. Ket e din mir socialistat, e di dhe vet ky av B..qiri po nuk guxon ta thote si nuk guxon ta pranoj padine e vet ateher kunder Izet Haxhis per rrahje.

    Reply to this comment
  7. niku May 30, 18:48

    Ylli rakipi eshte nje pjelle bastarde e cmendurive te Saliut,njeri I formuar vetem nga vreri qe po ta shtrydhesh qelb dynjane.meqense Rama nuk ja ka var asnjehere tani bene si I terbuar per drejtesi E demokraci.Njeri ordiner qe I ka vene vulen E turpit Kolonjes fisnike

    Reply to this comment
  8. Illo May 31, 16:19

    Ne nje emisjon te Rakipit , njeri nga analistet I tha : duhet te kemi parasysh voten e popullit . Ne menyren me te pa turpshme , ylli e nderpreu biseden , duke I thene : Enveri votohej me 99 % . Turp per kete gazetar , qe injoron voten e certifikuar nga te tera instancat ne 2013 dhe 15 . Kush ja jep ket te drejte ? Pronari duhet ta hedhi ne ruge , kete gazetar pa as nje prirje dhe pa kulturen minimale te gazetarit . I. Foto

    Reply to this comment
  9. tarrasi October 24, 04:28

    Plehrat si Rakipi me shoke kane perfituar si me Saliun ashtu edhe tani. Rakipra jane bere te tere tani dhe ne nje shtet qe nuk ka bythe te te fusi nje Sali muti brenda, do hane e shijne keta gjiriza. Poshte politika e qelbur shqiptare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*