Krimi kibernetik, vidhen 45 milionë USD në 25 vende

Redaksia Online May 10, 2013 09:56

Krimi kibernetik, vidhen 45 milionë USD në 25 vende

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se një grup i krimit kibernetik ka vjedhur 45 milionë dollarë, duke sulmuar një databazë të llogarive debitore dhe duke tërhequr para nga mijëra bankomatë, në më shumë se 25 vende. Aksioni është cilësuar si një nga vjedhjet më të mëdha bankare në histori. Vendet ku janë vjedhur paratë nga bankomatët përfshijnë Francën, Gjermaninë, Britaninë, Italinë, Japoninë, Pakistanin, Rumaninë, Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara. Prokurorët amerikanë kanë thënë se vjedhja ka ndodhur në dy faza: në dhjetor dhe në shkurt. Autoritetet në SHBA kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar se janë pjesë e grupit. Ata akuzohen se kanë tërhequr 2.8 milionë dollarë kesh në më pak se një ditë. Drejtuesi i akuzuar i degës amerikane raportohet të jetë vrarë në Republikën Domenikiane, muajin e kaluar.

Redaksia Online May 10, 2013 09:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*