Krimi makabër, e ëma tenton dy herë të vrasë veten

August 19, 2016 09:26

Krimi makabër, e ëma tenton dy herë të vrasë veten

Familja Zariu në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit përcolli për në banesën e fundit djalin e vogël të saj, të masakruar nga kushëriri me probleme mendore. Në vilën 4­katëshe të familjes Zariu në Fier është bërë si “shtetrrethim”. “Nuk është e mundur të futesh brenda.

Gjendja është shumë e rëndë. E ëma e djalit nuk di gjë se si i ka ikur i biri nga kjo jetë. Ajo e di që dikush e ka qëlluar me gur në kokë dhe ai ka vdekur. Nuk e ka marrë vesh të vërtetën e shkreta ajo”, shprehet kushërira për “Panorama”.

Për këtë arsye, të afërm të familjes Zariu mundohen që të mbajnë larg çdo person, prej të cilit nëna Brunilda mund të mësojë të vërtetën e dhimbshme. Kushërira tregon se e ëma e viktimës është në gjendje shumë të rëndë psikologjike. Prej saj mësohet se në dy raste ajo është penguar në çastin e fundit për të mos realizuar tentativën për të vrarë veten, duke u hedhur nga ballkonet e shtëpisë.

Ceremonia mortore e përcjelljes së viktimës Andrea Zariu në banesën e fundit u bë në orën 12:30. Në ceremoni ishin të pranishëm shumë banorë të fshatit Palasë, aty ku iu mor jeta 12­ vjeçarit Andrea. Viktima ishte djali i vogël i familjes së Platon Zariut.

Ndërsa djali i madh është 18 vjeç. Në vilën 4-­katëshe nga u përcoll dje 12-­vjeçari jetonin deri dy ditë më parë gjyshërit e tij, pasi familja Zariu banonte në Greqi. Ata kishin ardhur për pushimet e verës, ku kishin qëndruar në fshatin e nënës së Andreas, në Palasë, afër detit.

Pikërisht në këtë fshat kishte dashur të qëndronte edhe disa ditë të tjera fëmija i vogël, te gjyshërit nga e ëma, pa e menduar as ai vetë, por as familjarët e tij për të keqen që do t’u pllakoste. Megjithëse autorin e njihnin si person me probleme, në asnjë moment nuk ua merrte dot mendja se pikërisht ai do të bëhej tmerri i familjes.

August 19, 2016 09:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*