Mësohet se Halil Lita 65 vjeç ka qëlluar për vdekje me breshëri plumbash kallashnikovi gruan e tij Dije Lita 60 vjeç. Më pas me të njëjtën armë ka qëlluar edhe veten e tij.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.
Ndërkohë, çifti Lita kishte 5 fëmijë 3 vajza të martuara dhe 2 djem në emigracion.
Në momentin e krimit dy viktimat kanë qenë vetëm në banesë, ndërsa policia i ka gjetur të mbuluar në gjak pak pas ngjarjes së rëndë. Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit në familje.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento