Krimi për pasion, Fqinjët: Sokrati qejfli femrash

August 16, 2016 09:45

Krimi për pasion, Fqinjët: Sokrati qejfli femrash

Pas krimit të dyfishtë, prokuroria e Lushnjës ka marrë në pyetje familjarët e viktimës Sokrat Shani, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar një krismë arme rreth orës 06:00-06:30 dhe kur kanë shkruar në dhomën ku banonte 65-vjeçari, kanë konstatuar se ai ishte i shtrirë dhe i gjakosur në fytyrë.

Gjatë marrjes në pyetje, ata janë shprehur se kanë qenë në dijeni të lidhjes që kishte Shani me 29-vjeçarin nga fshati Kryekuq të Divjakës. “Sokrati ka qenë i lidhur me atë vajzë që prej më shumë se 3 vitesh. Në dijeni të kësaj lidhjeje, ka qenë edhe familja e saj.

Gjithashtu, familja e vajzës e dinte se ajo shkonte me Sokratin herë pas here edhe në Golem. Ne e dinim se ata shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe se nuk kishin konflikte. Jemi tronditur nga kjo që ndodhi”, thanë të afërmit e biznesmenit.

 

Nga ana tjetër, bashkëfshatarë të viktimës dje u shprehën për “Gazeta Shqiptare” se 65-vjeçari jetonte i vetëm dhe se ishte qejfli femrash. “Pasi ndau bashkëshorten, Sokrat Shani ka pasur lidhje edhe me femra të tjera.

Prej disa kohësh ai ishte lidhur me këtë vajzën që mbyti në Golem. Jemi shokuar nga kjo ngjarje”, thanë banorë të zonës së Krutjes së Sipërme.

Nga hetimi, rezultoi se biznesmeni ka pasur lidhje dhe ka bashkëjetuar me shtetasen Jonida Çanaku, të cilën e shëtiste me fuoristradë.

Gjithashtu, burime zyrtare nga policia e Lushnjës sqaruan se 29-vjeçarja Jonida Çanaku ishte nga fshati Kryekuq i Lushnjës. Fillimisht u tha pas ngjarjes se vajza që u gjet e vrarë në një apartament në Golem të Kavajës ishte studente.

Por, ky version u hodh poshtë nga policia, e cila deklaroi se 29-vjeçarja ishte shtëpiake. Nga ana tjetër, të afërmit e 29-vjeçares dje u shprehën për mediat se ajo ka qenë e fejuar para disa vitesh dhe se është ndarë me mirëkuptim.

August 16, 2016 09:45