Krimi prek Vlorën, 27-vjeçari godet më sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait

September 11, 2019 19:55

Krimi prek Vlorën, 27-vjeçari godet më sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gumenicë të Vlorës.

Mësohet se një27-vjecari ka goditur me sëpatë bashkëshorten dhe vajzën e xhaxhait.

Dy gratë e sulmuara janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes së rëndë si dhe identitetet.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes

l.h/ dita

 

September 11, 2019 19:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*