Analiza e zv.ministrit që nuk jeton më për 21 janarin

January 19, 2018 03:00

Analiza e zv.ministrit që nuk jeton më për 21 janarin

Dje në mesditë më ra telefoni. Më telefononte miku im i vjetër, deputeti Besnik Bare. Pas fjalëve të zakonshme të hyrjes në një bisedë telefonike, më tha: I dashur Xhevdet, kam një material ekskluziv për 21 janarin që dua ta botoj në ‘DITA’. E ka shkruar im vëlla, Sokol Baraj, i cili sikurse e di ka zenë zëvendësministër i Brendshëm dhe Drejtor i Policisë së Shtetit. Koli u nda nga jeta më 11 mars të 2017-s dhe unë kam bërë homazhe në nder të tij…

Më tej, Besniku më tregoi:

“Dy vjet më parë më kishin ftuar në një studio për të dhënë një intervistë në përkujtim të 21 Janarit. Vëllai im i ndjerë sigurisht më ndoqi, pasi në përgjithësi e lajmëroja kur dilja në intervista. Pasi mbaroi intervista, me shumë ëmbëlsi e kujdes (për të mos më lënduar) më tha “Mirë ishe Besi, por sa kam parë deri tani, ende nuk nxirrni qartë thelbin e problemit të 21 Janarit”. I thashë, “ Koli, po më shkruaj opinionin tënd dhe ma nis ta kem parasysh për herë tjetër”.

Po atë ditë, në 21 Janar 2016 Koli im i dashur më nisi këtë opinion të tij, që po ja përcjell gazetës tuaj, në kujtim të vëllait tim dhe me mendimin se realisht është një gjykim profesional.”

Kjo ishte pak a shumë biseda që bëra dje me Besnik Barajn. Materialin, apo dëshminë autentike të vëllait të tij të ndjerë e kini në vijim. Është një dëshmi dhe një analizë mjaft kuptimplote që nuk ka nevojë për koment.

Xhevdet Shehu

 

***

Nga Sokol Baraj

Tashmë për çdo shqiptar është e qartë se 21 janari është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar, ashtu sikurse janë për të ngjarja e Gërdecit,  viti 97, zgjedhjet e 96 etj. E përbashkëta e këtyre ngjarjeve është se në pushtet ka qënë gjithmonë Sali Berisha.

Sado që 21 Janari është analizuar nga analistë e shoqëria civile, në përgjithësi, ajo ende nuk është zbardhur nga drejtësia, në mënyrë që të vendosë  përpara ligjit përgjegjësit e vërtetë, urdhërdhënësit e hapjes zjarr nga garda, me pasojë vdekjen e 4 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Nga hetimi i sabotuar për këtë ngjarje, mjaft elementë nuk janë evidentuar plotësisht. Do shtoja se edhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave, vrasësit materialë, kanë arritur të dalin të pa lagur nga ky krim i bërë ditën për diell, në qendër të kryeqytetit, buzë rrugës së godinës qeveritare, ndjekur live nga sytë e Kryeministrit.

Sokol Baraj

Ku qëndrojnë veçoritë e këtij krimi shtetëror, të cilat e bëjnë atë një kazus për t’u studiuar nga katedrat e të  drejtës  penale, pranë fakulteteve të drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

1-Vrasjet u bënë nga forca rreptësisht të organizuara dhe të instruktuara për rastet e përdorimit të zjarrit dhe taktikisht të përgatitura për raste kritike.

2-Vrasjet u benë jo nga ato forca, të cilat ishin në vijë të parë dhe nën presionin direkt të turmave, pra jo nga  policia.

3-Nga ana e turmës nuk u provua për asnjë rast të jetë përdorur armë zjarri ose lëndë shpërthyese, elementë qe do të justifikonin përdorimin e armëve .

4-Në asnjë rast nuk u pa që turma të organizohej për të hyrë me dhunë në mjediset e kryeministrisë (pamjet filmike tregojnë një moment kur u terhoq policia dhe turma hypi në pjesën e lartë të shkallëve,  pa bërë asnjë veprim  tjetër, përveç se duke ngritur duart lart).

5-Asnje viktimë nuk u vra se po tentonte të hynte me forcë, ose pse ishte në posedim të mjeteve ose lëndëve të rrezikeshme. Të gjithë ishin dhjetra metra larg godinës.

6-U shkelën të gjitha kriteret për përdorimin e armëve përballë turmave (kur turma është e paisur me mjetet e lartë permendura,  individualizohet organizatori  ose organizatorët, të cilët mund të neutralizohen).

7-U qëllua direkt mbi turmë në kundërshtim me çdo ligj për përdorimin e armëve.

Pasojat qenë mjaft të rënda, 4 të vdekur e dhjetëra të plagosur, disa dhe rëndë.

Në një shtet serioz, autoritetet shtetërore, menjëherë pas kësaj ngjarje do merrnin të gjitha masat e duhura për zbardhjen e sajë, duke i krijuar prokurorisë të gjitha kushtet për një hetim të plotë dhe të paanshëm, me qëllim vënien para përgjegjesisë të personave,  që çuan në pasoja  kaq të rënda.

Por ndodhi e pabesueshmja. Kryeministri filloi manipulimin  e fakteve dhe të ngjarjes duke bërë lajthitje nga më banalet dhe duke instruktuar dhe mjeket e urgjences të spitalit për mënyrën e plagosjes dhe afërsinë e qitjes, sikur viktimat ishin vrarë nga po vetë turma (çadra pistoleta,thika me helm etj). Gjithashtu nuk u bë asnjë veprim për  ruajtjen  e vendit të ngjarjes, bllokimi i armëve të efektivave të gardës që ishin me sherbim, ruajtja e filmimeve të kamerave etj. Kulmi qe kur nuk u zbatua  nga ana e forcave të policise as vendimi  i  prokurorise për shoqerimin e të ashtuquajturit “”Grupi zjarrit””, në shkelje flagrante të ligjit nga ana e policisë, e cila nuk mund të gjykojë ose të diskutoj vendimet e prokurorise. Si rrjedhojë, filloi manipulimi  i vendit të ngjarjes (fshehja e gëzhojave), manipulimi i armëve të përdorura (ndërrrimi i tytes së pistoletes) dhe fshirja e të gjitha pamjeve të regjistruara nga kamerat.

Me të drejtë lind pyetja: Nëse garda e policia do kishin vepruar konform ligjeve në fuqi,  do i bënin te gjitha këto veprime të paligjshme?

Absolutisht jo. Ne filmime do dukej qartë, që urdhri  ishte dhënë nga komandanti i gardës (ky padyshim i urdhëruar nga dikush më lart) edhe pse viktimat nuk kishin tentuar të hynin brenda godinës së ruajtur nga këto forca dhe të rrezikonin jetën e Kryeministrit. Policia do bënte bllokimin e armëve dhe do  kishte shoqëruar “grupin e zjarrit” për t’u pyetur nga prokurorët dhe do merrte masa për ruajtjen e vendit të ngjarjes, në pritje të detyrave të tjera nga prokurorët e ngarkuar për këtë ngjarje. Në rastin konkret do ishte fare normale që nga prokuroria të merreshin në pyetje që nga Kryeministri, ministri i brendshëm e me radhë drejtuesit e policisë e të gardës. Por fatkeqësisht asnjë procedurë normale sa më lart nuk ndodhi.

Me të drejtë lind përsëri pyetja PSE?

Sepse duheshin mbuluar gjurmët e një krimi. Sepse viktimat ishin shumë larg perimetrit të ruajtur nga garda. Sepse nuk kishte asnjë kusht për përdorimin e armëve, nga e cila rrezikohej objekti i ruajtjes nga ana e gardës, ose aq më pak rrezikohej  jeta e  personit  që mbante postin e kryeministrit. Sepse urdhri për hapje  zjarri nuk ishte dhënë si pasojë e një reagimi profesional e ligjor por… politik. Dhe çdo vrasje politike është antiligjore. Prandaj duhej fshehur e vërteta.

Dhe ajo qe: Kush urdhëroi  për të qëlluar mbi turmën?

(21 Janar 2016)

January 19, 2018 03:00
Komento

18 Komente

  1. Krimineli qe s'ka frik Ligjin edhe pse pranon krimin ! January 18, 12:28

    Nuk arrij te kuptoj kte llogjike ,
    te diskutuari nji ngjarje edhe atehere kur s’eshte aspak e nevojeshme ,kur vet Krimineli e ka deklaruar Boterishte
    para Parlamentit Shqiptare ,para gjithe Botes !

    ( sali berisha deklaroj ne nji seance parlamentare ,
    opozitaret e PS-se qe sot jane ne Pushtet ,duke i kercenuar ;
    Pushoni se ju a bej prap si ne 21-Janare
    e Gerdec . )
    Shume shqiptare mundet ta quaje nji deklarate te tille ,ku krimineli i qendron krenar Krimit qe ka bere ndoshta si nji rreshqitje e castit e ish kryeminstrit shpellar kriminel, i ndodhur ndoshta nen eurforine e drogave ,ose Gradimit te papritur si “Burre Shteti” prej ambsadori amerikan Arvizu dhe gjithe ata nderkombetare qe Heshten so psh BE-ja me mendimin se te gjithe Bota e huaj ,qe e risolli ne pushtet ,qendron mbas tij ? Porse jo . Kryekrimineli sali terroristi islamik berisha , me kte deklarate mbi krimin e bere me 21-Janare duke urdheruar vrasjen e 4-qytetareve shqiptare para kryeministrise ,qelluar nga snajperat mbi kryeministrin e tij ose kushedi ndoshta edhe prej brenda Kryeministrise ,tregon se cfar Sigurie i kan afruar atij ambasadoret e huaj pra aleatet tane , duke formuar ke ai nji bindje e tille ,se ai do mbetet ne cdo kohe i paprekshem nga Ligji ne Shqiperi .
    Dhe nqs shqiptaret , sot perball pritshmerise intriguese se Vettingut jetojne ne Dilemen se sa Realist eshte Vettingu ,pra zabatimi i tij nga Aleatet tane sot , duhet ne cdo raste ,ti referohen qendrimit ne opinion te kryekriminelit dhe bishtit te tij basha ,pse jo edhe aleatit te tin ,presidentit te lsi-se meta . Per aq kohe sa kta kriminele te afrimuar e deklaruar publikishte ,do jene te qet ,madje do vazhdojne ta ndjejn veten te sigurte e krenar per te gjitha te kqiat e krimet qe i kane shkaktuar atij shteti dhe popullit shqiptare , tregon se kta gezojne mbeshtetjen e atyre qe flasin per Vettingun dhe se asgje s’ka per ti ndodhe e Vettingu do jet thjeshte fasra e radhes e Nderkombetareve qe do largohen me xhepat plote te ndjekur nga miljana sy te zhgenjyer ,te trishtuar njereuish te pashprese . Pra shikoni si sillet sot banda antishqiptare dhe kuptoni sa serioze eshte Vettingu

    Reply to this comment
  2. bejto gorishti January 18, 12:45

    Nuk besoj se do kete njer me sado pak mend te kete ne tru, qe te mos jete i bindur se kete urdher e ka dhene vet krimineli me i madhe i te gjitha koheve,Sali Ram Berish. Kete ai e ka deklaruar vet, kurtha se n.q.se. do ta provonin prap do te vriste 3000 vet

    Reply to this comment
  3. Toger Lukashi January 18, 13:13

    I paharruar qofsh Sokol Baraj.
    Shtetari me i ndershem qe kam njohur ne jeten.

    Reply to this comment
  4. Arben January 18, 14:42

    Fakti eshte qe plumbin kokes e meritonin ata qe nisen makinat me bomba dhe shqyen deren e k.ministrise, jo keta qe thjesht po protestonin.

    Reply to this comment
    • edi January 18, 15:05

      Arben ,
      nga komenton zotrote ?
      nga Presidenca apo katedralja e janulles ?
      sepse tingellon njelloj si njeri e tjetri

      Reply to this comment
    • Mali January 19, 05:00

      Ti qenke Trap, po ku ishte makina me bomba? Ishte nje perrale e te ndjerut Sokol Olldashi. Perse atehere nuk u vra ky i makines me bomba? Po ik or Trap, Po guyshti i shtetit perse nuk u hetua? Flsim per 21 janar pa analizuar grushtin e shtetit.

      Reply to this comment
  5. Ylli January 18, 18:32

    Qe hipokrizia socialiste nuk ka fund per 21 janarin e tregon fakti qe sa here ka zgjedhje dhe sa here proteston opozita keta flasin per 21 Janarin.
    O hipokrite dhe mashtruesa historike.Ne 20 Janar shefi juaj Edi Rama deklaron qe ajo qe do ndodhi neser pra ne 21 Janar eshte qe “populli do ta tejkaloj kushtetuten” dhe ne si PS nuk mbajne pergjegjesi per cka do ndodhe neser.Te pakten ju “te dashuruarit e perjetshem me kushtetuten” ini burrerrine te pranoni qe ishit bere gati per te rrezuar Berishen.Po tju ecte plani “fajin e ka Berisha qe shteti ju shkermoq per disa ore” .Po tju deshtonte sic deshtoi ,”fajin e ka shteti i Berishes qe reagoi ashper.
    Ti besh thirrje popullit qe te tejkaloj Kushtetuten dhe te besh hipokritin se ate dite u shkel Kushtetuta nga Berisha ,je pervecese spurthjak edhe hipokrit.
    Tjetra eshte se jeni pa turp dhe pa pike njerzilleku kur flisni per 21 Janarin.Demostrata u be se u kap Ilir Meta “me video me ze dhe me figure” duke vjedhur.Nuk u kap Sali Berisha o palaco mashtrues U kap Ilir Meta i cili tha fjale per fjale…..Edi Rama eshte njeriu me pervers i shoqerise shqiptare dhe demostruesit ishin llumi ,kokepalaret dhe halabaket e shoqerise shqiptare.
    Kete njeri pra Ilir Meten e vendoset President te Shqiperise.E vendosi Edi dhe e votuat ju.
    Prandaj kur flisni per 21 Janarin jeni vrases ,palaco dhe mashtrues.
    Sic isha kunder 21 Janarit ashtu jam edhe kunder 27 janarit .Nuk e marr vesh pse njerezit duhen te nxirren ne proteste.?? Per Drejtesine ???? Mos na beni me qesh.

    Reply to this comment
    • Arben January 18, 19:13

      Ore cfare hipokizie thua ti,

      ata i thirren njerezit ne proteste dhe futen bandat kriminele te sulmonin institucionet, i bene njerezit mish per top.

      Reply to this comment
    • Sak Tirons... January 18, 20:12

      Militantet nuk u thirren Beno, por u vune ne rresht nga partia si delet per tu shpene me pas direkt ke goja ujkut. A e mban mend si kendonin lamashet e Dulles?

      Ne ne goje te ujkut hedhim valle
      lum moj Shquperi qe na ke… opaaaaaaa.

      Reply to this comment
  6. Fatmiri January 18, 18:45

    Pershendetje Besnik dhe ngushellime per vellane! Ket ngjarje e kam jetuar sepse kam qene atje ku ndodhi! Eshte ngjarja e ndodhur perpara kamerave e pamjeve filmike te pasqyryara direkt e te ndjekura nga miljona njerez brenda e jashte vendit , por me vone te manipuluara ne formen me te shmtuar nga ish kryeministri e partia e tij e aleatet ne pushtet nga media mediokre e deri mjeke e eksperte te “shitur” e te “blere”. Kjo ngjarje e pergjakeshme , ndoshta eshte nga premtimet e pambajtura te P.S , qe jo therret por akuzon per drejtesi !21 janari dhe Gerdeci jane kosto qe PS do te paguaje deri ne gjykimin dhe zgjidhjen e tyre perfundimtare!

    Reply to this comment
  7. Che Guevara January 18, 21:22

    Cfare krimi kujtoni ju se do ndeshkohet?
    Fjale imzot fjale tallese se asgje nuk ka per t’u bere per popullin!
    Kush do t’i denoje kriminelet dhe hajdutet?
    Ne shtetin e Edi Rames sot nuk ke ku te ankohesh per nje hall e jo te pretendosh te ndeshkohen peshqit e medhenj!
    Shikoni se si e harxhon kohen kryeministri me llogje Kavaje ne facebook e twiter dhe nuk ben pritje populli qe te mesoje se si punojne vartesit e tij dhe t’u zgjidhe hallet qytetareve!
    Eshte turp i madh per nje kryeminister qe komunikon me hallexhinjte apo edhe me rrugacet qe e provokojne njelloj si ata!
    Sot administrata shteterore eshte larguar aq shume nga hallet e popullit sa dielli me token!
    Shkundu zoti kryeminister se po qeveris per vete e jo per ne!
    Boll me vreklama,por qaji hallet popullit se vjen dita dhe rrezohesh me peshtyme!

    Reply to this comment
  8. Kris 1 January 18, 22:58

    A ka ndonje pergjegjes per cuarjen para pushkatimit pa gjyq te njerezve te pafajshem por kokepalare.
    A ndjen turp Edvini apo cdo socialist i ndershem qe kryesia e ps jo vetem qe nuk i mbron njerezit e vet por mbuloi krimin berishian me pare.
    Perse per 5 vjet nuk investigoi krimin berishian me hetues privat neqoftese kish vullnet per te zbardhur te verteten?
    Perse Edvin Rama organizoi protesten por nuk mori pjese?
    etj,etj

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit January 19, 14:04

    ngushellime per vellane tuaj z. Baraj, ishte shume i ri per te ikur nga kjo bote! Fajtoret e 21 janarit, pikerisht se nuk ka gjykates ne bte ti mbroje, prandaj kapen pas njeri – tjetrit duke fshire gjurmet, qe nuk fshihen dot. Kapen te gjithe pas psikopatit te Vuçidolit, qe kushedi se perse amerikanet nuk ia dozerojne burgut, andaj jemi te denuar te shikojme padrejtesine sesi triumfon.

    Reply to this comment
  10. Po,Po January 19, 19:55

    Shume drejt dhe sakte , me logjike te ftohte e trajton kete ngjarje te kobeshme z. Sokol Bare ! Sali Berisha ka qene dhe mbetet njeriu me antishqiptar , qe e ka vene veten , familjen , partine demoktratike dhe gati te gjitha institucionet shteterore e jo shteterore ne sherbim te Beogradit e te Athines . Nuk duhet te gjeje qetesi asnje shqiptar i vertete , pa u demaskuar dhe ndeshkuar rrepte ligjerisht Sali Berisha .

    Reply to this comment
  11. lalai January 19, 23:41

    Bravo Gazetes Demokratike Dita-s qe nuk botoni komentet.
    Apo keni frike nga Mafia e Kuqe qe gjendet ne te gjithe politiken albanese!?

    Reply to this comment
  12. MH January 20, 23:39

    PLaget e viktimave kan drejtimin e hyrjes ne trup nga gardistet e qeverise Berisha.Armet nga Kryeministria kane gjuajtur turmen.
    Turp e faqja e zeze qe ka plot 7 vjet qe nuk u ndeshku asnji kriminel i qeverise me ne krye kryekriminelin Berisha.
    Cfare prite te shkohet perpara pa i vue para trupit gjyqesore keto kriminel qe mbahen per demokrat.
    Urgjent per ne bjeshken e Recit.E te kalben aty dite e nate deri ne shuarje.

    Reply to this comment
  13. zgalem January 21, 19:15

    Vellezrit Bare te Dibres jane personat adekuat te kohve tereja . E njohin thelle realitetin dhe dine te reagojne. besniku duhet te jete me fotografi ne c’do shkolle , per te treguar idhullin e korrekteses etike dhe sociale . Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*