FUSHATA / Rama: Luli, Iliri e Monika çetë karagjozësh të futur në qorrsokak

November 11, 2020 13:06

FUSHATA / Rama: Luli, Iliri e Monika çetë karagjozësh të futur në qorrsokak

Rama ka theksuar se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm në dhënien e infosmacionit në lidhje me vetëvrasjet që po ndodhin nga të prekurit me COVID dhe në shifrat e të prekurve apo vdekurve, sepse kjo ka sjellë panik tek të gjithë duke ndikuar për keq tek qytetarët.

Sipas tij e gjithë bota po përballet me pandeminë vdekjeprurëse dhe jo vetëm Shqipëria. Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe mbajtjen e qëndrimit të kreut të PD-së Lulzim Basha, presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi duke thënë se ata janë kthyer në një çetë karagjozësh që janë futur vetë në qorrsokak.

“Në këto kushte kur duhet përgjegjshmëri se si duhet të jepet lajmi. E mendoni sesa njerëz janë me këtë ankth se nuk guxojnë të hapin tv se fillohet me Lulin vijon me Ilrin, e kornizohet me Monikën . Nuk kemi bërë asnjë mrekulli, si gjithë bota kemi një sfidë të madhe. Dje presidenti i SHBA-së doli e paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. SHBA po arrin në shifra që nuk i ka arritur në asnjë luftë. Pse nuk e ndalon me formulën e Lulzim derdimenit e psalmet e Ilir kushit? Pse nuk i ndalon infeksionet Gjermania që ka një qeverisje në të gjithë pikëpamjet ekselente? Pse del e thotë me keqardhje që gjurmimi ka hasur në vështirësi dhe nuk e ndjekin dot zinxhirin? Pse u doli jashtë kontrollit të tyre, kur Franca arriti të bënte miliona teste brenda një dite? Pse? Pse? Po vjedhin ata me ppp të gjithë? Kjo është një tallje poshtëruese për politikën. Është lehaqenje kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz që janë aty për të dhënë alternativa. Bën pa asnjë dyshim krim. Është kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra, dëshpërim me sajesa, fabrikime. Shprehja kuptimplotë e dëshpërimit të të humburve, janë të humbur të marrë fund. Ata janë futur vetë në atë qorrsokak, çetë karagjozësh, njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë zinxhirin e infeksionit, tjetra thotë shkoni në kisha e xhami se s’ju gjen gjë, pa folur për atë të pakallurin e pesetës së Lalzit. Vetëm dje kanë vdekur në Itali kanë vdekur aq sa kanë vdekur në Shqipëri që në ditën e parë e çdo të thotë që ne jemi më të zotë? Çfarë është kjo gjuhë, çfarë është kjo flamë? Boll me ta, ju lutem shumë ndihmoni popullin,vendin, njerëzit”, tha Rama.

o.j/dita

November 11, 2020 13:06
Komento

5 Komente

  1. Predator November 11, 13:24

    Kur eshte kriminale pse nuk arrestohen??
    Ik ore karagjoz

    Reply to this comment
  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet November 11, 13:35

    Karagjozet dhe kriminelet kane 30 vjet qe tallin bythen me popullin dhe ky popull gomar i duartroket ashtu sic beri 50 vjet

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. November 11, 13:56

    I sëmuri psiqik qe flet dhe merr vendime vetem nën efektin e droges,politikani më i papërgjegjshëm qe ia ka perplasur BE derën në fytyrë,
    mashtruesi patalogjik,Kryekaragjozi,Kryeministri i vetëm në Botë qe ka TV personale,flet per karagjozë dhe ankthin e shqiptareve kur hapin TV!

    Reply to this comment
  4. mirel November 11, 15:53

    Po more kurve e Dule Vucicit, kemi kohe qe te bejme llogje me karagjozet, po te mos e permendiim Detin kush e fali more qelbesire?
    Po Kosoven kush e nisi si cjapi te Kasapi per mareveshjet me Serbine.
    Po Minishengenin serb, te mos e zeme ne goje as ate, vetem te merremi me Monen Lulin dhe Meten, ashtu sic ja do oreksi Ramut tradhetarit. Te flasim per karagjozet qe te harrojme tradhetine e ndyre te Rames.
    Plumbin ne goje, zagari i Esat pashes

    Reply to this comment
  5. Soc.jo rilindas November 11, 17:41

    Pa pike respekti per presidentin dhe kryetarin e opozites,turp per Edi ramen ,haron se ata perfaqesojne nje pjese te popullsise,te ka hyp vetja ne qejf o Edi rama ju thoni jane karagjoze,po ju c,fare jeni .?a e dini se jeni bere I pa durushem dhe I shpifur duke ofenduar kundershtaret tuaj.A e dini se jeni k/ mini I shtetit,dhe duke share ata ke share gjysmen e popullit ?PS do humbas shume vetem nga sjellja Juaj.?kete mos s haro!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim