KRIMINALISTIKË / Analiza e ADN-së së pulës i jep të drejtë Ramës: Mithat Frashëri nuk ka qenë kryetar i Ballit Kombëtar

April 1, 2019 22:15

KRIMINALISTIKË / Analiza e ADN-së së pulës i jep të drejtë Ramës: Mithat Frashëri nuk ka qenë kryetar i Ballit Kombëtar

TIRANË – Vite të tëra debatesh, sherresh, kapje flokësh dhe shkulje vëthësh kanë marrë fund ditën e djeshme, pasi zyrtarë të Ministrisë së Brendshme deklaruan se 139 vjeçari Mithat Frashëri çlirohet nga çdo akuzë se ka qenë ndonjëherë kryetar i Ballit Kombëtar.

Lajmi është konfirmuar për Gojët e Liga nga kriminologu Selfo Qorri, i specializuar për pulofagji.

Duke u kujdesur se mos përcëllohej nga disa pula të dënuara për motive të dobëta që ishin shkuar në hell, Qorri deklaroi se përparimi shkencor dhe aplikimi masiv i analizave të ADN-së, e ka pafajësuar 100 përqind të pandehurin Mithat, bashkë me apostrofën e munguar mes t-së dhe h-së.

“Nuk e dimë ende përse dikush apo disa të papërgjegjshëm kanë pretenduar se janë Mithati, dhe në periudhën 1942-1949 kanë luajtur me emrin dhe fotografinë e tij duke u shtënë si kryeballisti dora vetë. Ndoshta besonin se do t’i shtonin besueshmërinë organizatës duke përdorur pinjollin e famshëm të Frashërllinjve,” pohon Dr. Qorri.

Për të hyrë më në detaje, eksperti pohon se gjithçka nisi pas zbulimit të një kofshe pule që ishte konfirmuar si e kafshuar nga Mithati në nëntor 1942, dhe që nxorri krye shumë dekada më pas si artifakt në muzeun historik antikombëtar të partisë BK.

“Analiza laboratorike e kofshës nuk gjeti asnjë gjurmë ADN-je të padrejtësisht të pandehurit Mithat. Mbi të është hedhur baltë e pamerituar,” shtoi Qorri.

Një nga hedhësit e fundit të baltës në rivarrimin e Frashërit, kryeministri Edi Rama e përshëndeti suksesin kriminalistik të Ministrisë së Brendshme.

“Kjo tregon se e vetmja baltë e vërtetë dhe e sinqertë ndaj Mithatit, ishte ajo që i hodha unë në ceremoninë e para një viti. Ai rrezik ka qenë ndonjë komandant a komisar brigadash partizane, kur të gjithë e akuzonin për ballist. Së dyti, kjo tregon se Ministria e Brendshme është në krye të detyrës në luftën kundër krimit,” deklaroi Rama.

“Kjo është ministria që duam, ky është Mithati që duam,” shtoi Rama.

****

Shënim: Gojët e Liga është rubrika satirike që ka zbuluar gjurmë ADN-je të Adriatik Alimadhit në një pjatë supë pranë Parlamentit

Një grup laborantësh të Ministrisë së Brendshme duke testuar miellin e gjermanit

April 1, 2019 22:15
Komento

16 Komente

  1. Wow April 1, 22:24

    hahahahaha, sa ka hec shkenca shqiptare. Me dhine ato laborantet e miellit te Merkelit hahaha

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku April 1, 23:25

    I njejti kriminolog tregoi qe gjenet e viçave dhe desheve vertetonin qe Enver Djali ishte vegjetarian dhe… (FSHIRË NGA MODERATORI) sa here i vinte qejfi.

    Reply to this comment
    • Tirona April 2, 03:31

      Plak-Matuf-ZemerKatran-Plehrre-Banal,mbase te ka vajtur mendja vasil zagari !

      Reply to this comment
      • zhaku i pamposhtur April 2, 11:08

        ‘Tirona’ pse u mërzite me plakun. ..ngaqë të shau qoftëlargun enver? Duhet të vizitoheni dhe të pranoni edhe mendimet e kundërta sepse monizmi i përket të shkuarës. ..e kuptoj nostalgjinë tuaj por edhe ju duhet të kuptoni pasojat që i shkaktoi popullit ay qoftëlargu juaj. .kanë kaluar kaq vjet nga koha që qoftëlargu ngordhi dhe akoma i referoheni historisë së tij të qelbur të mbushur plot me trillime dhe deformime. .shqiptarët tani më tepër se kurrë kanë nevojë të mësojnë të vërtetën nga historianë të vërtetë dhe jo sharlatanët e qoftëlargut me shkollën e partisë të shkruajnë historinë e Shqipërisë. Kur të kapni Mit’hat Frasherin me gojë duhet ta lani gojën mirë sepse bëhet fjalë për një intelektual dhe patriot të betuar. .nqs vazhdoni të shikoni filmat e qoftëlargut u jap plotësisht të drejtë për bindjet tuaja

        Reply to this comment
  3. Leskovik April 2, 03:27

    Plehrra cileziu i lsi . Ne familjen time ka patur deshmore dhe jo komuniste,por ti ,ti nxjerr me zorr:C’fare rroge kishte E.H. dhe cfare prona la
    krahaso me liderat e vendeve te tjera ?Krahaso me kusarite tuaja o politikane te qelbur,plehra te shkerdhatokracise ?
    HAJDUTE TRADHETARE TE KETIJ POPULLI !

    Reply to this comment
  4. Midhe Hati April 2, 06:28

    Po ky eshte miell per petulla moreeeee!
    Hahahahaaaaa!

    Reply to this comment
  5. intelektuali April 2, 08:08

    Pas nje studimi te gjate dhe kryerjes se analizave te ADN-ve te feceve dhe te shurres te Nexhmije Hoxhes, te perftuara me kujdes nga specialistet dhe laborantet famoze te gazetes DITA ne halet dhe WC-te e viles se Kryeballistit dhe Kryefashistit Omar Bahrit, rezultoi se:

    NEXHMIJA, NUSJA E KUNATIT TE TIJ, VER BYTHOS ISHTE ANTARE E PARTISE FASHISTE TE DUCES QE NGA KRIJIMI

    Ky ishte nje suskses kriminalistik i papare i specialisteve te Ministrise se Brendeshme te gazetes DITA qe bashkepunon ngushte me historiane me fame boterore si Kryetari i Veteraneve te Luftes te Vero Bythos, Mazllem Peci, babai i te cilit, Shefqet Peci u beri ADN-ne te gjithe kosovareve ne Tivar te Malit te Zi, te cilet rezultuan gjithashtu si Nexhmija e Ver Bythos, antare te Partise se Hitlerit.

    Shenim: “Gojet e Liga” eshte nje rubrike totalisht satirike qe zbavit dhe gajas Boten Demokratike dhe ate Antidemokratike pa dallim feje dhe besimi,

    sepse:

    Me shkrimet e saj zbavitese zbulon papushim Dinosaure Prehistorike te Ver Bythos ne postet me te larta te Shtetit dhe Pushtetit shqyptar qe po kerkon te antarsohet gjuhejashte dhe bythenderur ne BE-ne Antikomuniste qe nga Gerdalla Gramoz Ruci, Hetuesi Fatmir Xhafaj, Prokurori Spartak Braho me shume VENUSA te Sigurimit nga pas.

    Reply to this comment
    • Leskovik April 2, 10:03

      Informacion ballisto-zogist ,shpellar pula-corbe-ngrenes:8 me 200
      1991—> 4
      1997—>4000
      Gerdeci—> ?
      2001—> 4
      Te tjerat i di
      saLESHbisturidocikaraxhicserbo-rusi
      Pseudo-Intelektuali , Aj dru me pre !

      Reply to this comment
      • intelektuali April 2, 14:16

        Ballisto-Zogist eshte term i njohur i propagandes enveriste, ballistet ishin kundershtare te perbetuar te zogisteve,

        prandaj:

        Beji te fala Bahri Omarit (ja ke degjuar emerin bamiresit te Enverit dhe Nexhmijes) qe ishte kryeballist dhe kunat i Enverit, qe ky pederasti i Gjyles dhe kopil i Bimbashit punoi si sekretar i Ambasades se Ahmet Zogur ne Bruksel kur ishte spiun besnik 100 % karat i Mbreterise Zogiste, (kush te emeronte sekretar te Ambasades pa shkolle dhe pa dipllome po te mos ishte spiun besnik zogist?)

        O BOLE BUDALLAQE FANATIKE E ENVERIT?

        Reply to this comment
  6. ME EMER April 2, 14:26

    ME VJEN SHUME KEQ QE NUK PO MUNDEM TE GJEJ NJE ZAZETE SERIOZE ..! BALLI NJE ORGANIZATE “NAM KEQE ” QE RRAHU , VRAHU E PREU POPULLIN SHQIPTAR . NE BASHKEPUNIM ME FORCAT NAZI FASHISTE , PASKA DHE SOT RRENJE TE THELLA , NE KOHEN QE ESHTE SHUME I DOMOSDOSHEM QE TE KUPTOHEJ NGA TE GJITHE SE ATO I KA VLERESUAR HISTORIA DHE I KA DENUAR LIGJSHMERIA E PUSHTETIT POPULLOR . NUK DUHET PROPAGANDE LUFTENXITESE NE VEND , PERKUNDRAZI , BASHKIMI DHE VELLAZERIMI ESHTE I DOMOSDOSHEM , PER TE PERBALLUAR KRIMINELET DHE TE KORRUPTUARIT E POLITIKES . GEZETARE ” NXITES “SE
    PERPLASJEVE SHOQERRORE NDODHEN DHE TEK GAZETA TEMA , E CILA NUK I “PELQEN” KOMENTET E MIJA ..! NUK E KUPTOJ KU E KA BURIMIN KY “FRYMEZIM ” QE NUK I SHERBEN TE MIRES KOMBETARE ..!

    Reply to this comment
  7. zhaku i pamposhtur April 2, 15:59

    Ha ha ha aaaaa. .po e filloj nga fundi të replikoj me ty “pa emër ‘…mos u mërzit se nuk je i vetmi si ‘i padëshiruar’tek tema. ..ashtu si ty kam pësuar edhe unë dhe gjeta furrik në këtë gazetë. ..tema është gazetë filogreke, po nuk fole mirë për anastasin çensurohesh. .për mendimet që ke mbi historinë dhe ballin kombëtar të mos jesh kurr i sigurte. .ku e ke mësiar historinë ti zotni? ..atë që të serviri enver qoftëlargu sepse nuk kishe rrugë tjetër. .pastaj është kollaj që diktaturën ta quajmë pushtet popullor sepse ashtu i interesonte qoftëlargut i bëri këtij populli një larje truri saqë akoma janë si të hipnotizuar njerëzit. .jam dakord me ty kur flet për bashkim dhe vëllazërim por që të bashkohet populli do dënuar ai që e degradoi këtë popull ai që hapi kampet e internimit ai që bënte gjykime me salla të mbyllura dhe me dëshmitarë të rremë ai që shikonte ëndrra me armiq në të gjitha fushat e jetës ai që nuk arriti të fitonte zemrën e babait të tij sepse plagët që ai la vazhdojnë dhe kullojnë gjak kështu nuk mund të miqësohet i torturuari me torturuesin pavarësisht se kanë kaluar vite. qoftëlargu enver çdo gjë që bënte thoshte në emër të popullit kur populli i shkretë e kishte gojën të mbyllur. ‘Pa emër ‘ monedha ka dy faqe thotë populli do dëgjuar edhe ai krahu tjetër apo jo këta pushtetarë që na qeverrisin janë të gjithë nostalgjikë të enverit dhe në mos këta vetë prindërit apo të afërmit e tyre kanë qënë shërbëtorë të oborrit prandaj edhe kakarisin këta sot. .

    Reply to this comment
  8. pirro April 2, 16:01

    Mit`hat Frasheri mbetet nje kolaboracionist me nazi-fashistet. Kjo eshte e Dokumentuar.

    Kush do me shume per Mit`hat bej Frasherin – le te lexoje Klubi i Selanikut i botuar nga Cajupi , i cili tregon fytyren e vertete te ketij plehre te Shqiperise , te nje Proturku dhe te nje pronazisti. Turp per ata qe nuk njohin historine.

    Reply to this comment
  9. Teupegal April 3, 21:34

    Po ky qenka miell more
    Mbaje se me shpetoi

    Reply to this comment
  10. Pa emocione rrusho April 10, 04:48

    Jane plehrat e kombit jo balli kombetare !
    Si me gjermanin dhe me italianin patrullonin 1 ballist dhe nje gjerman rrugeve dhe ky eshte fakt .
    V.F.L.P.

    Reply to this comment
  11. ballisti April 17, 10:25

    po pse ofendndoni je te vdekur si M.:B:Frasheri more debila,,,, sa ka bere ai per shqiperine se kane bere dhe sdo ta bejne servilet komuniste qe vune flamurin e stalinit ne kapele ne vend te shqiponjes per qindra vite…. mos hani mut kot se enveri ishte kucka e titos dhe pastaj kucka e stalinit dhe me pas e maucedunit… turpi i i historise shqiptare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*