Kriminaliteti në Tiranë, dominojnë vjedhjet e banesave dhe automjeteve

July 11, 2018 15:52

Kriminaliteti në Tiranë, dominojnë vjedhjet e banesave dhe automjeteve

 

Policia e Tiranës ka analizuar se në 6 muajt e parë këtij viti janë shfaqur 2 fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit, të cilat janë vjedhja e banesave dhe ajo e automjeteve.

Ndonëse ka rënie të numrit të grabitjeve të banesave apo automjeteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 163 shtëpi private ose apartamente në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve nga janari në qershor.

Sa i takon lokaleve, 36 të tilla janë vjedhur po në të njëjtën periudhë kohore, ndërsa 20 qytetarë ose biznese janë grabitur me dhunë.

Si krim problematik ndaj pronës autoritetet cilësojnë edhe vjedhjet e automjeteve, ku në 6 muaj janë regjistruar 51 raste dhe janë zbuluar vetëm 10.

Policia thotë se rastet e vjedhjeve shihen të shtuara sidomos në korrik dhe gusht, kur qytetarët lënë banesat dhe i drejtohen bregdetit për pushime.

Ekspertët rekomandojnë që të mos nxirren informacione nëpër rrjete sociale që tregojnë largimin nga banesa, pasi kjo i nxit hajdutët. Si dhe shtojnë së thënuri se dyert duhen kyçur mirë.

s.a/dita

July 11, 2018 15:52
Komento

2 Komente

  1. Toni July 11, 16:31

    Dhe tani per krahasim disa pjese nga statisktikat e Gjermanise per 2017:
    Vjedhje banese: 116540
    Vjedhje dyqanesh: 116540
    Vjedhje cantash: 127376
    Vjedhje makinash: 33263
    Demtim objektesh: 577010
    Vrasje: 2379
    Perdhunime dhe ngacmime te renda seksuale: 11282
    Demtime te renda trupore: 137058
    etj.
    Pjestojini keto shifra me 100 (Popullsia ne Gjermani krahasuar me ate ne Tirane) dhe nxirrni vete konkluzionet.

    Reply to this comment
    • info analitike July 12, 18:57

      Duhet te shohesh edhe sa prej tyre jane gjermane e sa te huaj duke pasur parasysh perqindjen e te huajve ne raport me popullsine gjermane.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*