Kriminelët tentojnë të ngjiten në piedestalet e heronjve

June 20, 2018 16:30

Kriminelët tentojnë të ngjiten në piedestalet e heronjve

Mohuesit e mëdhenj të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe personaliteteve të historisë dhe kulturëskombëtare. Cilët ishin ata që dhunuan veteranët te Varrezat e Dëshmorëve ditën e 5 Majit. Çfarë synojnë teoricienët e “nivelit zero” dhe “çekut të bardhë”?

 Nga Sevo Tarifa

(Vijon nga numri i kaluar)

Mohimi i gjakut

“Morali i çdo politike fillon me respektin për luftën dhe kjo do të thotë me respektin për permendoret”. (Klinton) Kush mohon LANÇ, duke e quajtur “luftë civile”, mohon gjakun e dëshmorëve, që ranë në emër të Atdheut. Nga mohimi i këtij gjaku burojnë qëndrime e veprime thellësisht antiatdhetare, antinjerëzore e antishqiptare ndaj luftëtarëve të lirisë e të udhëheqësave të Luftës. A nuk e tregojnë këtë zhvarrimi natën i komandantëve dhe i komisarëve që udhëhoqën Luftën? Përpjekjet për të ndaluar homazhet në varrezat e dëshmorëve më 5 Maj, në fillimet e pluralizmit? Prishja e muzeve të luftës në fshatra, duke përdhosur historinë e popullit në breza? Heqja e emrave të dëshmorëve nga shkollat dhe zëvendësimi i tyre me emra të tjerë që s’e meritojnë?. Zhdukja e lapidarëve kushtuar luftëtarëve të lirisë, që “dhanë jetën si me le”? Spostimi i busteve dhe monumenteve të Heronjve të Popullit, siç ndodhi në Shkodër, nën pretekstin e zbukurimit të qytetit? Heqja e shpërblimit të familjeve të dëshmorëve? Përpjekjet që bëhen jo një herë për zhdukjen e 29 Nëntorit, Data historike e Çlirimit të vendit? E të tjera.

Ose, mospërkujtimi në rrugë shtetërore i ngjarjeve dhe i datave madhore të LANÇ? Çarmatosja e veteranëve, duke u marrë edhe reliket, që i mbanin me leje, të cilat i kishin kujtim nga Lufta, për trimëri të treguar duke mos pyetur për sakrifica dhe jetën e tyre në çlirimin e vendit? Zërat që dëgjohen e dekorimet e ballistëve e të diversantëve të dërguar në Shqipëri, të cilët përgatiteshin e pagueshin për rrëzimin e pushtetit popullor, që synohet të quhen “dëshmorë”, ndërsa heronj e dëshmorë të quhen “kriminelë”?! Faktet që janë nderuar nga pushteti demokratik krerë të reaksionit, të cilët kanë vrarë djem e vajza, bij të popullit dhe janë mburrur e kapardisur duke folur në ekranin e TV-ve e duke u ngritur monumente?! I pyesim këta zotërinj “politikanë”, që e heqin veten “atdhetarë”, “demokratë” e “antikomunistë”: Na tregoni se në cilat vende demokratike të botës kanë ndodhur veprime të tilla të ulëta si tek ne?

Pse mohohet e nuk pohohet heroizmi e partizanëve dhe i gjithë veprimtarëve ilegalë të terrenit, që luftonin me “qefin në kokë” për çlirimin e vendit? Kush kërkon ta mbulojë këtë të vërtetë? Kështu flasin ata që humbën luftën dhe pinjollët e tyre, ata që nuk hodhën asnjë fishek kundër pushtuesve, por e zbrazën pushkën kundër partizanëve dhe gjithë antifashistëve dhe duan të quhen “fitimtarë”, “atdhetarë”. Njerëz të tillë, përpiqen të pushtojnë mendje e zemra të të tjerëve, nga të cilët ka që bashkohen me ta. Dhe bëjnë ku gjejnë. Por mund të gënjejnë një kompani, por kurrë një popull të tërë! “E vërteta është si dielli, edhe po ta fshehin retë, do të dalë përsëri”. Ka një dhe vetëm një të vërtetë: Lufta jonë është Antifashiste Nacionalçlirimtare!

   Tradita të Luftës

“Sa më shumë rriten lulet drejt diellit, aq më thellë shkojnë rrënjët e tyre në tokën ku rriten”. (F. Grim) Traditat e bukura të popullit janë si lulet që kanë mbirë natyrshëm ose janë mbjellë nga dora e njeriut në Tokën Mëmë. T’i njohësh e t’u shërbesh këtyre luleve, rriten e shkojnë përpjetë drejt diellit. Të tilla janë edhe traditat tona luftarako-atdhetare, në mes të të cilave edhe ato të LANÇ, të cilat përbëjnë një thesar të madh, të pazëvendësueshëm

Esenca e traditave partizane përbëhet nga zakone e virtyte të larta politiko-morale të luftës, të jetës e të marrëdhënieve midis tyre. Vlerësimi dhe pohimi i këtyre traditave, u shërben edukimit patriotik të brezave. Përçmimi apo mohimi i tyre bën të kundërtën: cenon traditat dhe idealet patriotike e përparimtare. Si të mos pohohet, por të mohohet krenaria e ligjshme e luftëtarëve të lirisë, të cilëve u vritej shoku në krah dhe ata rrezikonin kokën e vet për të mos e lënë trupin e dëshmorit të bjerë në dorën e armikut? Si të mos pohojmë për ata partizanë, të cilët strehoheshin në vatrat e popullit dhe nuk kërkonin pula të pjekura si ballistët, por hanin atë që kishte populli fukara: “bukë, kripë e zemër”? Si të mos pohojmë për partizanët, që kalonin arave të mbjella nga fshatarët, por nuk shkelnin asgjë me këmbë e të dëmtonin prodhimet, apo për gjestin e tyre, që megjithëse ishin të uritur e të etur, kalonin nën pjergullat e rrushit ose pranë mollëve dhe nuk zgjatnin dorën për të marrë një kokërr?

Si të mos pohojmë për atë vendosmëri e trimëri të partizanëve e të aktivistëve atdhetarë, që litarin armik në grykë e pranonin, ose e vinin vetë në fyt si “trembëdhjetë bilbilenjtë” dhe atdheun e shokët nuk i tradhtonin?! Si mund të mohohet vepra heroike e 5 vajzave shqiptare të varura në litar, nga 6 që janë varur gjithsejt në Europë? A nuk duhen pohuar ajo jetë e thjeshtë dhe ai solidaritet shembullor i luftëtarëve të lirisë, që pagurin me ujë e kalonin dorë më dorë për të shuar etjen e shokëve të skuadrës? Apo kur një cigare e kalonin buzë më buzë dhe duhani thithej nga pak prej të gjithëve? Ose gjesti bujar i atyre partizanëve, që kur familja u dërgonte ndonjë pako të vogël me ushqime e ata e ndanin me shokët e skuadrës, nga pak e të gjithë? Ç’solidaritet dhe bujari!

Si të mos pohohen, por të mohohen ato marrëdhënie model të sinqerta e të ndershme midis shokëve e shoqeve partizane, që ishin si motra e vëllezër? Për ato 250 dëshmore e 24 Heroina të Popullit shoqe?! Për atë trimëri të madhe e sakrificë të lartë deri dhe të pionierëve, 60 nga të cilët ranë dëshmorë?! Mohimi i këtyre cilësicve e traditave atdhetare e njerëzore bëhet thërrime përpara pohimit të të vërtetave.

Mohimi i djersës

“Do të dënohesha si njeri i keq po t’i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon prej meje”. (M. Barleti) Kaluam një periudhë 45 vjeçare socialiste. A ka gjëra të mira e të bukura kjo periudhë, të cilat duhen pohuar me krenari që të përfitohet prej tyre e jo të mohohen? Brezat e kohës i kanë parë me sy si të mirat dhe të këqijat e atyre viteve dhe s’ka më mirë se ata për të thënë të vërtetën. Ndërsa brezat më të rinj, që s’i kanë jetuar ato vite, nuk i kanë parë, por i mësojnë duke dëgjuar nga paraardhësit e tyre.

Do të mjaftoheshim të kujtojmë vargun e veprave të pesëvjeçarëve: Vetëm në pesëvjeçarin e tretë (1961-1965) u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 430 vepra. Në planin e katërt pesëvjeçar u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 200 të tjera. Të gjitha me djersën e popullit. Po ç’u bënë këto vepra? Pse nuk janë edhe sot? U shkatërruan në këtë tranzicion nën moton “Janë të komunizmit, ne do t’i ndërtojmë më të mira”! Teoria “do ta fillojmë nga zeroja”, e “çekut të bardhë” e të tjera, ishin përralla. Sot nuk i sheh më ato që u shkatërruan, pa le të shohësh “të reja”.

Kalon drejt varrezave të Sharrës, kthen kokën majtas dhe nuk sheh Uzinën “Enver”, as Ndërmarrjen e Zdrukthtarisë “Misto Mame” e të tjera. Shko më poshtë dhe kthe kokën djathtas ku ishte Kombinati ushqimor dhe gjigandi i Tekstileve. Vetëm në këtë të fundit punonin rreth 6 mijë veta, shumica gra e vajza, ku të kënaqej syri e të gjitha ndjenjat nga njerëz të pararojës, nga lulet, kultura e pastërtia, ndërsa sot e sheh të shkatërruar, siç thuhet shpesh, si “vende dhe popuj”! Kështu u katandisën dhe qindra fabrika e uzina të tjera, të cilat u shkatërruan, që të nesërmen u blenë fare lirë nga vetë pushtetarët dhe njerëzit e tyre!

Si të mos pohojmë ato aksione të mëdha kombëtare të rinisë, si rruga Kukës-Peshkopi, hekurudhat e para, shigjeta e kuqe të të cilave u shënua për herë të parë në hartën e Shqipërisë, se ishim i vetmi vend në Europë pa rrugë të hekurta? Si të mos pohojmë atë punë kolosale që u bë në Bregdet për tarracimin e kodrave dhe mbjelljen e tyre me portokalle, mandarina e limonë, por që u prishën?! Tiranasve u kujtohet ajo punë e madhe që u krye për ndërtimin e Liqenit artificial e Parkun Kombëtar rreth tij, apo ajo punë të madhe vullnetare që zhvillohej rreth pallateve në lagje për pastrim a mbjellje pemësh?Atë varg të gjatë të aksioneve vendore, që u kryen nëpër rrethe? Ato dhjetë aksione që u realizuan brenda dhjetë ditëve për nder të 10 Korrikut, ditës së Ushtrisë, në fshatin Hoshtevë të Zagories në Gjirokastrës, të cilat nuk janë më? Atë entuziazëm, gjallëri e dinamizëm të rinisë në fshat fill pas Çlirimit, që mbillnin grurë e misër edhe në arat e familjeve pa krahë pune ose që bijtë e tyre kishin rënë dëshmorë apo kryenin shërbimin ushtarak?

Po atë punë të madhe lavdëruese të njerëzve, të rinisë e të pionierëve, të cilët luftonin deri dhe kundër karkalecit, që kishte sulmuar prodhimet bujqësore, në kohën që buka ishte me triska, 400 gramë ditën për njeri? Punën masive në muajt e pyllëzimit, në çpyllëzime e krijimin e tarracave, deri në fitoren e madhe, sigurimin e bukës në vend? Krijimin e ambulancave, çerdheve e kopshteve në fshat, të cilat më vonë vandalët do t’i zhduknin pa nam e pa nishan? Ato qindra e mijëra vajza, që dilnin nga turni i tretë i natës në qytete dhe shkonin në rrugë e në rrugica, pa frikë se dikush do t’u dilte përpara e do t’i ngacmonte e provokonte? Njerëzit që kalonin me para në xhep dhe askush nuk i rrezikonte? Ose si janë shkatërruar pyje të tëra, mushkëritë e qyteteve dhe të fshatrave.

E sa e sa arritje të tjera, të cilat të vjen keq që nuk pohohen, por mohohen, se qenkan “të kohës së komunizmit”, madje flitet edhe kundër tyre! Jo, të gjitha veprat e ndërtuara në periudhën e socializmit kanë firmën “Popull”! Janë realizuar me mendjen dhe djersën e tij dhe s’ka pse të mohohen. Është krenari e ligjëshme dhe gëzim i madh të pohohen. Të kujtosh e të mësosh nga të mirat e së kaluarës,-kjo i shërben zhvillimit të vendit, edukimit të njerëzve, sidomos të brezave të rinj, që të mos e hanë “sapunin për djath”, “gjarprin për ngjalë”, “helmin për mjaltë”, sikur në 45 vjet nuk qenka bërë asgjë në Shqipëri!

“Politika duhet të jetë njerëzore”. (Karl Shmid) Loja në politikë është si loja me thikë. “Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, në piolitikë shumë herë” (Çërçill) “Në politikë është si në shah: një lëvizje e gabuar dhe keni rënë në mat” (De Mirvili). Edhe në arritjet dje dhe sot, nuk janë fjalët, por faktet që flasin. Sado që të bëhen zbukurime, “fshati që duket s’do kallauz”.

Mohimi i të mirave është gënjeshtër. “Të gënjesh do të thotë  të mohosh vetveten” (Balzak) Ka politikanë që ç’thonë sot nuk thonë nesër. Ndryshe flasin e ndryshe veprojnë. Një amerikan shkruan se “janë politikanë të dobët ata që e dredhin”. Një grek shprehet: “Njeriu gënjen dy herë: një herë kur martohet duke zbukuruar biografinë dhe një herë në zgjedhje që të sigurojë votat”. Përfytyroni deputetë, të cilët për t’u zgjedhur, bëjnë premtime të pambajtshme , madje njëri u zotua për të ndërtuar edhe urën, kur ai fshat s’kishte lumë!

Por të gënjesh do të thotë të mohosh veten. Mohon ato që vetë ke pohuar. Dhe kur mohon veten, s’e ke për gjë të mohosh edhe arritje të kundërshtarit. Kur mohon ato që vetë ke pohuar, ke cënuar edhe krenarinë tënde, personalitetin tënd, ke krijuar një imazh tjetër, nuk ke dëmtuar vetëm elektoratin, por ke humbur edhe vetë moralisht, e pëson autoriteti yt. Ndaj thuhet se “krenaria e njeriut qëndron në dy cilësi: në ndershmërinë dhe sinqeritetin.

Ndodh që nga të dy krahët jepenn shifra të zmadhuara ose të zvogëluiara. Por “E vërteta sado e hidhur të jetë, është shumë më e mirë se mashtrimi i ëmbël”. (V. Belinski)

Përfundime    

para, mohimi i së kalarës, sidomos LANÇ dhe i peridhës 45 vjeçare, si dhe gënjeshtra, shfaqen në mendime, veprime e mosveprime të demokrtatikasve për baltosjen e tyre, të gjakut të dëshmortëve, të punës ndërtimtare në vitet socialiste. E vërteta i verbon. Gënjeshtra është ferra, që mbin pa mundim te dera. Ajo s’gjen rehat, se e ndjek e vërteta nga pas, me vrap! E vërteta bëhet thesar, kur vërtetohet në zjarr. E vërteta dhe gënjeshtra nuk mund të banojnë bashkë.

E dyta, “Nga e kaluara duhet marrë jo hiri, por zjarri”. (Zhan Zhores) Të parët me sy kritik i dobësive, i të metave, i gabimeve, i dobësive dhe i shtrembërimeve në periudhën socialiste. Megjithatë kjo nuk mjafton, është njëra anë. Ana tjetër më e rëndësishme është: jo vetëm të mohosh, por të përfitosh, nga gabimet e së kaluarës; të korrigjosh, të reflektosh nga arti i drejtimit të paraardhësve; të mxjerrësh mësime nga pësimet. Këtë e kërkon dinamika e zhvillimit, e ecjes përpara, e progresit.

E treta, Nihilistët nuk e shohin zhvillimin në të gjithë dimensionet e veta, por vetëm në minuset e tij, janë mohues, shohin me syza të zeza, nxijnë çdo gjë. Duke mohuar, pa pohuar, je balëthedhës, harron se baltos edhe fytyrën tënde, zverdhej, zbehej, bie vetë në baltë, je gojëbaltë, e ke baltën në duar dhe në majë të gjuhës, je mohues, je nihilist. Nuk ke parasysh se e meta duhet godiur, e mira duhet vaditur. Njollos të bardhën e kundërshtarit, por njollos më shumë veten. Baltos, por baltosej dhe vetë. Shan e shpif se s’ke argumente. “Balta është njëlloj për të gjithë, pranon të bukurit dhe të shëmtuarit, hesht për budallenjtë, rënkon për të zgjuarit”.

LSI-ja, duke u bashkuar me opozitën u largua nga idealet socialiste. Karakteri i saj u puq me atë të pëdëistëve. Është e drejta e tyre dhe të dyja bashkë e bëjnë “të bardhën të zezë”, “të zezën të bardhë”, “qimen, tra”, duke parë jo trarin në syrin e tyre, por qimen në syrin e kundërshtarëve. Prirjen e kanë të mohojnë, aspak të pohojnë. Kanë “arsye” pa arsye: nuk presin sa të vijnë zgjedhjet politike, duan sa më parë pushtetin! Kush ka “mizën nën kësulë” e sheh rrezikun e Drejtësisë së Reformuar. Dhe bëhen baltavecë, gatuajnë baltë për ta hedhur në drejtim të qeverisë socialiste, me fjalor banal, pa kulturën demokatike. Shigjetat e tyre të helmatisura mbeten në ajër, të qepura me pè që duket qartë në copën e bardhë.

E katërta,“Vetëpërmbajtja është peshorja e zemrës dhe e mendjes”. (S. Frashëri) Është fjala sidomos për ekstremistët, të ciët janë të rrëmbyer, të ashpër, të egër. Tipa nervozë. Kur goja e tyre kalon kufirin, dëmin e paguan mendja. Ekstremistit i flet gjuha para mendjes. Por “të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë”. Edhe kur grinden dy kundërshtarë politikë, ka raste që bëhen armiq me njëri-tjetrin. Kësaj i thonë “armiqësi mes atyre që banojnë në një shtëpi”.

“Ekstremet e majtë e të djathtë për çdo problem politik qofshin, janë gjithmonë të gabuar”. (Ajzenhauer). Kanë pikëpamje tepër të skajshme për diçka, për një çështje të caktuar, sidomos me ngjyrë politike. Në mendime, në gjykime, në qëndrime e në veprime ata kalojnë çdo masë. Gjuha e tyre shkon tej kufijve dhe arrin deri në fyerje, sharje e shpifje. Ekstremistët, edhe kur s’kanë fakte, mbështeten në thashetheme, në çka dëgjojnë kafeneve ose kulisave. Dhe inatin e mbajnë “në evidencë”, ndaj “shigjetat” i kanë gati, qëllojnë dhe, numrojnë të meta e gabime të kundërshtarëve, por “harrojnë” të metat dhe gabimet e tyre.  Ai që është ekstremist, i majtë ose i djathtë, “atë që lëvdon sot, e shan nesër dhe atë që shan sot, e lëvdon nesër, është një shtazë me gojë dhe pa mend e pa zemër”. (S. Frashëri),

Ekstremistët sipas rasteve flasin me gojë ose me shkrim. Por në çdo rast janë me nerva. Kur shkruan e përgatitet “se do diskutojë në Parlament” ose është ftuar të flasë në një emisionin televiziv, nuk përmbahet, gjen rastin dhe shfryn! Në atë çast mendja e tij nuk është e ftohtë. Në raste të tilla, ekstremisti harron këshillën “Mos shkruaj gjë kur je me nerva. Përderisa plaga e gjuhës është më e keqe se ajo e shpatës, mendo se çfarë mund të jetë ajo e penës”. Në këto raste pena e ekstremistit është më shumë se shpatë e pushkë!

Nuk ka parti politike që të mos ketë ekstremistë anëtarë ose simpatizantë të saj. Të dy palët kundërshtarë politikë, mund të jenë bashkë në kafene duke pirë një kafe, por njëri-tjetrin e shikojnë shtrembër. Ka vetëm një ilaç që u bën mirë ekstremistëve: ky ilaç e ka emrin ekuilibër. Ekuilibri është pjekuri, maturi, durim, gjakftohtësi, drejtësi, fisnikëri. Dhe për të gjithë jetike është harmonia, jo urrejtja, jo hakmarrja, e cila i mban plagët të hapura. S’ka fuqi, pa bashkim, pa tolerancë. Shqiptarët, për shqiptarët!

***

Baltën, e cila “është më e ëmbël se mjalta”, ta lëmë siç është, siç na e ka dhuruar natyra, pa e ngjyrosur, pa u përpjekur për të sajuar shigjeta ndaj kundërtshtarëve politikë. “I pavdekshëm është edhe guri, por natyra tru s’i a vuri”. Njeriu me mend, duhet ta kuptojë se një ditë balta do t’i duhet të gjithve, në dy metro vend, pa pyetur fare se në ç’parti ke qenë, je i majtë apo i djathtë. Është e vërtëtë qe “Zogu i bukur dhe skifteri i shëmtuar nuk fluturojnë bashkë në qiellin e jetë”. Balta ka bukuri siç është. Nderi përdoret për së gjalli, respekti s’hyn dot në varr. Më mirë i harruar, se mbi dhè i çnderuar. “Të keqen që ke në shpirt, mos e krasit”, shkule nga rrënjët!”

Fund

June 20, 2018 16:30
Komento

31 Komente

  1. PETRO June 20, 19:15

    eSHTE E VERTETE QE NE VITET NENTEDHJETE KRAHU NAZU FASHIST NE PARTINE DEMOKRATIKE JO VETEM QE KERKOI RINGJALLJEN E FASHIZMIT NE SHQIPERI POR DHE PRETENDIMIN QE TE BEHESHIN HEROJTE E LUFTES SE DYTE TE BOTERORE QE NE FAKT KANE QENE HUMBESIT ME TE MEDHENJ TE ASAJ LUFTE SEPSE ALEANCA RTOM BERLIN TOKIO QE KRYESOHEJ NGA GJERMANIA NAZISTE HUBI ME TURP PERPARA KOALICIONIT ANGLO SOVJETO AMERIKAN.POR KETA DEL BEDER TE HUMBUR DU KE SHFRYTEZUAR DISA PIKPAMJE TE ORGANIZIMIT SHOQEROR ME ANEN E DREDHISE E TE MASHTRIMIT SPOSTUAN DEMOKRATET E VERTETE SI AZEM HAJDARIN ME SHOKE DHE VENDOSEN NE KRYE TE PARTISE DEMOKRATIKE SALI BERISHEN I CILI E KISHTE SHITUR BASHKE ME RAMIZ ALINE PRAPANICEN TE ISH BARAKTARET E MIRDITES TE CILET ISHIN BASHKEPUNTORET ME TE MEDHENJ TE NAZISTEVE .PER SALI BERISHEN ARSHI PIPA ISHTE NJERI SHUME I RENDESISHEM.POR PUPLLI SHQIPTAR E MORI NE ORE KETE CESHTJE DHE VOTOI PARTINE SOCIALISTE ALEATE ED AMERIKES DHE PO I ZHDUK KETO QELBESIRA QE I KANE BERE SHUME DEME SHQIPERISE.

    Reply to this comment
    • Dinua (anetar i PPSH qe nga viti 1959) June 21, 14:20

      E o shoku Sevo, na late ti, shoqja Nexhmije,shoket e tjere te Partise, dhe sot jemi pa udherrefyes, shoh se mesimet e KOMANDANTIT nuk ke guxim t’i citosh ketu as zotrote, PSE?
      Ju jeni sot per neser, por ne duhet te shikojme perpara dhe te kthejme edhe nje here socializmin e vertete. Jam i bindur se kjo gje do te arrihet shpejt, populli eshte lodhur me Berishen dhe me Ramen, njerezit duan drejtesi.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku June 22, 17:49

        Dino, te kam thene te mos i harrosh ilaçet.Ti pish rregullisht dy here ne dite ashtu siç ta keshilloi edhe psiqiatri, perndryshe shko sa me shpejt tako KOMANDANTIN aty te vërra e sat’ëme.

        Reply to this comment
  2. Labi June 20, 21:22

    Me e shemtuar eshte kur shikon ish pallatin e pionereve te kthyer ne kafe e mejhane, dhe kjo i shitet shqiptareve si europe.

    Reply to this comment
  3. vladimiri June 20, 22:29

    I mjeri Tarifa, akoma nuk e pranon se ishte LANC e udhehequr nga komunistet shqiptaro serb mallkimi dhe tragjedia me e madhe e popullit tone. Matufeve si ky u duhet edhe nje jete tjeter te kuptojne lojen miskine te armiqeve tone.

    Reply to this comment
    • sopiqoti June 22, 08:31

      E o Vladimir e, ke te drejte te flasish e te shprehesh keshtu,SE kur trimat partizane benin luften dhe jepnin jeten ,ka te ngjare qe zotrote te ishe ne fazen feminore “..te perpelitjes ne pelenat e mamase..”

      Reply to this comment
  4. BLACK SWAN June 20, 23:17

    Fund ??! mbaroi dmth??
    Dita,
    ende per 80 leke punon shoku Sevo ??
    apo keto shkrimet i ben gratis si e “dita e enferrit” !?
    😛

    Reply to this comment
  5. onkezmi June 21, 00:27

    Plehra si Vladimiret dhe Co nuk do te mundin te verteten,se ajo eshte si Dielli…

    Reply to this comment
  6. vasili June 21, 10:16

    Pafundesisht,qen i terbuar i diktatorit te kuq,qe vazhdon te kafshoje trupa dhe shpirtra njerzish,shqiptare te pafajshem,te dale nga vrimat,ku ishin strukur mbas 90,te vetdishem se kush ishin dhe cfare kishin bere..
    Por tani dhe shume me te shemtuar dhe cnjerzore se me pare,duke vene nje maske te cjere,ne surratet e tyre pa surrat.

    Reply to this comment
  7. Fuat Babani June 21, 16:04

    Shoku Tarifa,radiografine e LNC ja ka bere Shefi i Partise tende,i madhi Edi Rama.Lexo Refleksionet dhe nje here dhe pastaj ti dhe te gjithe SI ti do heshtni.Ai liber eshteLapidari i L NC.

    Reply to this comment
  8. partia ime June 21, 16:37

    Prape, paska shkruar Fatoshi me pseudonim?

    Ceku i bardhe eshte i djslit te Josiphit, o xhaxhi Sevo, i Gramoz Pashkos! Ju e kishit, ju e keni pushtetin, ju i beni reformat, ju na nxoret nga Evropi, ju po na fusni ne Euro…!
    Edhe fatoshin, vete e bete mambasador, vete ju e shkoqet!
    Vdisni per nje cike Lufte Kllase, ne lufte Civile e ktheni!
    Shkruaj ditar per veten, o mavri, lerja radhen djalit… Nuk ti mbaroka helmi, nje qind vjet…

    Reply to this comment
  9. Toleranca 0 e Donaldit ? June 21, 17:05

    I nderuar Tarifa senior !
    *
    O dil the thuaj te verteten sic eshte ose me mire hesht.
    Thenia juaj me poshte eshte mashtrim i neveritshem
    qe “”Kriminelët tentojnë të ngjiten në piedestalet e heronjve “”
    eshte mashtrim i neveritshem
    **
    Eshte e neveriteshme sepse ato jo vetem jane ngjitur por dhe i kane pshurrur heronjte e LNC-&Rindertimit..dhe kjo nuk ka nevoje per vertetim..eshte aksiome.
    ***
    Po analizojme nje shprehje te Kadarese ku ne vitet 70′ thote ne nje poezi brilante :Qe te permbysin ty Shqiperi..duhet te ngrene nga varri dhe te rivrasin te renet….Dhe kjo i nderuar Tarifa senjor jo vetem ndodhi por dhe vete Ismail KADAVRA qe i pari qe i pshurri jo vetem heronjte e tij por dhe te kombit.
    ****
    “rajerson case”
    Ne kohen kur Rajersoni ishte president (mbret) ne 1991-1994 nje nga pikat kryesore te “dekomunistifikimit” te tij ishte barazimi i Hitlerit me Enverin..barazohet Hitleri qe u vra si qen rrugesh me Enverin qe ju be nje nga varrimet me madheshtore ne kohet moderne..pra u barazua gjermania hitleriane qe sulmoi boten me Shqiperine socjaliste qe e sulmoi “bota”
    *******
    “arvizu case”
    Akoma mbahet mend perversiteti arvizuse jo vetem qe i tha burre shteti Sali Kriminelit POR..ne studjon e Tele Boles Arjan Cani pasi tha ne menyre te felliqur “enveri ishte monster” me vone i kishte ngelur pishman qe para se te ikte te takonte nje” vrome-whore” Olta Gixhari…no coment
    …..
    terroristet e Mynihut
    .Midis qindrave veprimeve ne reabilitimin e figurave terroriste-filofashiste-ballisto-zogiste akti me antishqiptar me anti amerikan dhe me anti human eshte dekorimi nga Bujar Nazi Sali Nishani i terroristave te Mynihut & Maltes & Baltes.

    Nuk kam asnje ankese dhe i nderoj ata qe shqiptare qofte dhe tradhetare qe per aresye te ndryshme u ndodhen ne vendin e gabuar dhe bashkpunuan me armiq te urryer ( mos harrojme se angloamerikant ne sulmet terroriste diversioniste jo vetem qe perdoren bashkpuntore te fashizmit por bene trampolin Berogradin & Athinen–Armiq shekullore te Shqiperise) por nese dekorohen si terroriste qe gjasme do permbysnin “kamunizmin” qe i rruajten lesht..dhe nga ana tjeter poshtrohen ata qe bene luften NCL- RINDERTIMIN ky eshte me shume se pushtim klasik eshte poshtrim kombetar.
    *******
    Sot nuk ka asnje rendesi kush eshte ne piedestal partizanet apo ballistat& zogistat..sigurimi i shtetit apo terroristat.
    _
    Ora e demokracise ne Shqiperi ndaloi ne 5 mars 2018 Kur ne nje emision te Sokol Palles Nje perbindesh i pa pare ne shoqerine njerzore me emrin Saleh Rom Berishaj deklaron:
    1- Une vrava ne 21 janar 2011
    2-Do te vrisja dhe Edi Ramen me doren time
    3-Zbatoj kanunin e Lek Dukagjinit
    4-Poshtrova dipllomatin e Obames
    ————–
    E pra senjor Tarifa …Sali Perbindeshit nese do ti shtojme faktin qe ai pshurri ekspertizat e FBI per 21 janarin…qe i tha NY time-sit LETER HIGJENIKE….per gerdecin dhe te pakten dy ambasdore Arvizu-Dionald Lu i trejton si KAPTERRA TE TIJ..atehere cfare duhet te themi:
    .Duhet te themi qe Sali Bythishen duhet ta bejme Hero qe “poshtroi” Ameriken…..si duket me lejen e kesaj te fundit.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN June 21, 23:25

      pupupupu,
      na ti more hajvani ktu me siper , vetem ate rreshtin e pare lexova , ku e quan (hajvanin) Sevo senior;
      fshije shpejt komentin se do ma vdeseç Sevon me pahir,
      Shoku Sevo thuaj tu mbyllte, se ‘senior’ jane borgjezet;
      thuaj dhe hajvan por aman te keqen borgjez mos ma bej, mos ja bej kte turp ne pleqeri, se ai per 80 leke nder rron ….

      Reply to this comment
      • Toleranca 0 e Donaldit ? June 22, 16:07

        B.S

        faleminderit qe me lexon por me lejo te bej nje sqarim:

        .
        e kam perdorur fjalen “senior” qe perkthehet afersishisht njeri i moshuar ku per moshe realtivisht te re perdoret fjala “junior”
        .
        . ne kete kontekst

        Sevo eshte seniori kurse Fatosi eshte Juniori..
        .
        .
        edhe gazetat amerikane ne rastin e Xhorxh Bushit te madhit i thonin senjor dhe te voglit junior.

        . Duke te falenderuar ndiq nje kenge qe e kendonte

        BLACK SWAN SENJORI (yt ate) ne kohen e partise punes:

        Jam nji çikë nga Dragobija
        Hije m’ka sot çiftelia

        Vetë e gdhena me nji dru mali
        Dern’e shpellës bac’Bajramit

        Vetë e thura o kangen time
        Enver Hoxhës me gjith’ urime

        O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
        Lavdi venit ku ti leve

        Pyet Evropa e pyet Bállkani
        Kush po i prin ktij karvani

        Nji parti trimneshe e rrallë
        Enver Hoxha gjithmon n’ball

        O vrulli ynë o nuk mund të nálet
        Sup me sup jem lidh si malet

        Per rrethimin n’katër anet
        Kemi zemrat bashë si t’parëve

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN June 22, 20:49

          andej nga Dragobia im ate ka ardhur vetem ne pune vullnetare , dhe çiftelise nuk dinte ti binte, por ngelet gjithmone obcioni qe ja ka mesuar jotem …
          flet gjithmone mire per ato kohe 😛

          Reply to this comment
  10. Kopshtari June 21, 17:17

    Vdekje fashizmit. Lavdi deshmorve te kombit dhe luftetarve te LNÇ

    Reply to this comment
  11. demo June 21, 18:03

    Nuk ishte lufta jone,ishte e Serbise.
    Per pjesen tjeter qe e ke mbushur me citate,me mire cito klasiket e Marx-stalinizmit,shiko mos gjen ndonje citat te Pol-Potit!

    Reply to this comment
    • sllobodemo June 21, 19:22

      Ke te drejte demo si gjithmone.

      Edhe Berishoviqi njelloj si Gjergj Kastrioti kur erdhi ne Fushe Kruje i tha demove ne 22 maes se bashku me Ivanoviqin dhe Rajersonoviqit:
      .
      Lirine (Sllobodanken) nuk e solla une une por e gjeta ketu mes jush…dhe dihet si serbët kthyen Sllobodankën në Liri dhe Milicën në Vera.

      Historia e trishtë e gruas dhe vjehrrës së Sali Berishës.
      Ja pse Berisha është dhëndërr i Serbisë.
      Ja si Sllobodanka (gruaja ) u kthye Liri kur u martua me Berishën . Ja si Milica (vjehrra) u kthye në Vera.Të gjitha me firma në UDB dhe Ozna .
      …Vjehrra e tij, z.Milica, ishte një malazeze , e lindur dhe e rritur në Beograd. Ishte një oficere e OZNA-s jugosllave( shërbimi i fshehtë jugosllav )….Ajo u martua me një kuadër ushtarak , i quajtur Rexhep Rama (Balidemaj) , me origjinë nga fshati Martinaj, komuna e Plavës…ishte vendosur në Shkodër në vitet 20. Kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali para LDB…hyri në radhët e partizanëve.
      Në vitin 1946 dërgohet për “specializim” në Beograd .Atje pas një “dashurie” martohet me Milicen. Kjo martesë ( politike e ndoshta agjenturore) I kishte befasuar dhe zhgënjyer të afërmit dhe bashëluftetarët e tij.
      Në vitin 1948 pas prishjes me “vëllëzërit” jugosllavë, Rexhep Ramës i vihet kushti përfundimtarë : “O me Milicën, o me ushtrinë shqiptare”.Rexhepi vendosi për Milicen. Rrjedhojë ishte largimi nga ushtria. Një personalitet, deri atëherë i njohur , shëndrrohet në një të dyshimt. Kurse Milica i bën kërkesë gjygjit të Shkodrës dhe e ndryshon emrin në “Vera” …Edhe zonja Liri Berisha, ( e lindur Rama) , ishte regjistruar në Shkodër me emrin ” Sllobodanka” . Edhe ajo me gjyq e kishte ndryshuar emrin në ” Liri”.
      .
      e cfare ka me shune sllobodanka se demo yne qe thote se Tito ishte shpetimtari i shqiptareve?

      Reply to this comment
  12. Zgalem June 22, 03:00

    Sevo Tarifa , e ka analizuar hollesisht situanen e nderrimit te pushteteve , me te mirat dhe te keqiat . Disa opinioniste ngrene problemin e ideollogjise se asaj kohe , duke I thene Sevos te perdorte citat e klasikeve . Shkrimi nuk kishte detyre , qe te tregonte historine reale , por ka atakuar ceshtje , qe jane trajtuar extremisht gjat tranzicionit . Ja ka dale mbane me kete shkrim , ne dy pjese . Ka shume fakte bindese nga lufta dhe nga paqja, kur historia eshte marre neper kembe . Si mund te quhet lufta civile , kur vendi eshte I pushtuar? Pas luftes , se nxehta , lufta klasore kishte ekzagjerime te pa falshme . Rindertimi dhe ndertimi I vendit ishin sic I sqaron autori . Mbeshtetja ne forcat tona solli shume peshtjellime . Po te kishte vijuar aleanca me Kinen , vendi do te ishte shume ndryshe . Solidarioteti I popullit , ne lufte dhe ne paqe , ishte per t’u admiruar dhe per shembell te brezave , ne menyre , qe te evitohen krimet makabre qe vihen re . Jane ekstremizma opinionet , qe gjoja s’kemi c’mesojme nga e kaluara . Ajo eshte e lavdishme , per pjesen , qe I takon popullit .Ne jemi ne krahun e fitimtarve . Kjo eshte gjithcka . Zgalem

    Reply to this comment
  13. demo June 22, 08:50

    o sllobodemo !Rexhep Rama ishte Billbordi i Reklames enveriste ne te gjitha shkollat dhe kendet e Emulacionit socialist ne Ushtri dhe Ndermarrjet e Shqiperise.Nga viti 1965 deri ne 1985 fotografia e qitesit Rexhep Rama,vinte pas anetareve te Byrose Politike.
    Rexhep Rama ka qene sekretar partie i Shkolles se Bashkuar Ushtareke,kuader i edukimit fizik.
    Rexhep Rama me Milicen dhe Sllobodanken,nuk ka ardhur ne Shqiperi pas prishjes se maredhenieve me Jugosllavine si te gjithe,por eshte kthyer disa vjet me vone. A e di cdo te thote kjo ne nje regjim policor-ushtarak ku shtetasve u numurohen edhe luget dhe pirujte?As Culle Mullai nga Fushe Bardha qe qendroi ne Oborrin mbreteror te Zogut ne Bruksel,nuk eshte trajtuar nga regjimi enverist si Rexhep Rama!Kjo do te thote qe ti sllobodemo mos na bej te paditurin ketu,por ne vend qe te hedhesh insinuata per lidhjet e hereshme me sherbimet e fshehta te Serbise te familjes Rama ,na trego perse i duhej enver hoxhes Rexhep Rama me Milicen.Kam njohur nje fakir montator,nje cope mekanik,qe i therrisnin Met Qorri,se i kishte syzet si fund kavanozi.Kur ishte djale i ri qe derguar ne Jugosllavi si aksionist ne Autostraden bradstvo-jedintsvo Beograd-Zagreb.Atje u harbua pas nje serbe dhe u kthye disa muaj ,pasi u prishen miqesite vellazerore me serbo jugosllavet..Megjithese ishte shtrese e varfer me biografi te mire,ato dy muaj qe ndejti pas shokeve ne Jugosllavi,nuk ju harruan gjithe jeten.Edhe kur do merrte televizor,ne mbledhje kolektiivi ja kujtuan ato dy muaj te sevdase jugosllave..
    I di ca me mire se une ti linjen qe bashkon enver hoxhen,Rexhep Ramen dhe Sali Berishen.Dyert e KARRIERES ne Bllok per Sali Berishen u hapen pasi hyri dhender ne familjen e Rexhep Rames.Mua me quaj Titist gjithe diten,une te verteten kam thene,por kopilat e juaj ne preher nuk i mbaj dot.

    Reply to this comment
  14. Mark .U.K June 22, 09:14

    Edhe dita e deshmorve eshte fallco more komunisti tarifa ne se jeni ju ai qe na thue rrena komunistesh.Me vjen keq per ata qe u rrejten prej komunistve e shkuan si qeni ne rrush ne luft ne mes shqiltarsh.Ata qe u munduan te mos na azurpojshin komunistet duhet nderuar.Edhe tash mbas 28 viteve po shifet se cfar po i bejn kti populli.Shko e mbledh ata komunistet e beju histori partiet se sot nuk ta vare kush.

    Reply to this comment
  15. Agon June 22, 09:28

    Mungon nje ndergjegje kolektive tek shqiptaret kjo eshte e keqja me e madhe e ketij populli … nuk na e ka fajin as komunizmi e as fashizmi keto jane kalimtare por po smenduam si nje komb keq e me keq do jemi shpejt do humbasim si kripa ne det …..

    Reply to this comment
  16. Bureto June 22, 10:09

    Sllobodemo! Më vjen keq po je shumë i cekët. Ato që shkruan ti janë shumë larg për ç’ka ka dash të thotë ‘demo’ më sipër, me tre rrjeshta. Që t’i kuptosh ato do të të duhet, nëse ke moshë ta bësh, që të lexosh e të lexosh pambarim, por pa syze të zeza. Në rradhë të parë, duhet fillosh të mësosh arsyet se pse filloi L. II Bot. që të kuptosh rolin e shqiptarëve (komunistëve shqiptarë të udhëhequr nga Tito) në atë luftë. Por po ta them sinqerisht dyshoj shumë nëse do të arrish. (Apo do të arrini, sepse jeni ca si shumë ju, edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga koha kur duhet të fillonit të hiqnit ndryshkun nga koka), sepse për këta tipa Anshtajni ka thënë që: “Budallallëkun sado hollë që ta presësh ai mbetet përsëri i trashë.”. Sa i përket milicave dhe sllobodankave ato nuk janë gjë tjetër veçse vazhdimësia e asaj që ka filluar qysh në mbledhjen e themelimit të PKSh, të ideuar e drejtuar nga komunistët jugosllavë, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha. Së fundmi, edhe komunistin Sali Berisha, dhëndërin e Milicës dhe burrin e sllobodankës, dhe të tjerë, i kemi peshqesh përsëri nga pasuesi i Enver Hoxhës, boshnjaku Ramiz Alia. E shikon pra që gjithnjë, qysh kur Shqipëria u pavarësua, dhe kur pjesa më e mirë e saj, nga Fuqitë e Mëdha nën presionin e Rusisë, iu la sllavëve të jugut (Jugosllavisë) ka fryrë erë e qelbur prej andej. Nuk kanë lënë, dhe vazhdojnë të mos lënë, gur pa lëvizur që Shqipëria të jetë e dobët dhe nën kontrollin e tyre, që të mos mundte e të mos mund ende, ajo të kërkojë çlirimin e shqiptarëve nga sundimi apo influenca e tyre. Por siç thuhet ‘e drejta mënon por nuk harron’, edhe shqiptarët më në fund u çliruan falë atyre që e kuptuan (kështu tha Toniy Blair) gabimin historik të vitit 1913 dhe NATO-s të udhëhqeur nga amerikanët. Kështu që sot ne po lëpijmë ende plagët që, fatkeqësisht, na ka lënë të hapura kjo histori. Gjithsesi shqiptarët do të fitojnë dinjitetin e nëpërkëmbur brenda dhe jashtë kufijve londinezë, në Mal të Zi, Preshevë dhe Maqedininë e Veriut. Problemi i Kosovës, më në fund, quhet i mbyllur. Një fitore e paimagjinueshme edhe nga më lndërruesit deri pra 10-15 vite më parë. Ndodhin edhe mrekullitë. Sllobodemo të uroj shëndet e gjithë të mirat për të ardhmen e Shqipërisë e shqiptarëve dhe jo të “Idhujve pa krena”, (Migjeni), që jo pak shqiptarëve u kanë shti , prej mbi një shekull, trutë e gomarit.

    Reply to this comment
  17. sllobodemo June 22, 14:55

    i nderuar Demovic
    .
    Te garantoj se nuk asnje lloj lidhje me sistemin /regjimin e Enverit por ju BALLISTO-ZOGISTAT-ISH FASHISTAT pas 1992 e vute perseri ne piedestal Djalin e Gjylos qe i kishte te renda ato te shkreta
    Akoma vazhdon me perrallat e 1991 te Xhon Megout qe qindra ton florinj i kishte cuar Enveri ne Zvicer dhe CEKUN E BARDHE te Gramoz Pashkos apo rrafshimin zero te monstres azem hajdari?
    si eshte e verteta e kucedres 1941 ??kush na i coi KUCEDREN SERBE NE 1941 DHE 1991 ??
    Ne 1941 Karta e Atlantikut ishte një marrëveshje e bërë mes F.D Rooseveltit dhe W. Churchilt (ShBA-së dhe Britanisë), mbi rendin e ri botëror të ardhshem, e bërë më 14 gusht të vitit 1941 në një anije në Atlantik. Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjit edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si Program te përbashkët…ku kucedres serbe i ngarkohet roli te organizoje luften NCL per llogari te Rooseveltit ,Churchillit…
    Ne tetor 1945 ne “The Percentages agreement “Joseph Stalin &Churchill dhe ambasdori amerikan Averell Harriman ndane Europen si kasape dhe shqiperine e gjore e lane ne dore te TITO RANKOVICIT DHE STALINIT
    pra me nje fjale keto 3 TE MEDHENJETE BOTES na lane ne urdherat e Titos kaq mjafton.
    PRA NESE NE 1944 KUR ARIU LUANI DHE TIGRI NDANE BOTEN….NUK E KISHIN NE DEFTER SHQIPERINE…
    KURSE NE 1960 DEL NJE ENVER HOXHE QE BERI HISTORI KOZMIKE…QE NE STROFKEN E ARIUT RUS BERI TE PABESUESHMEN BILES NE ATE KOHE XHON KENEDI U DORZUA NE 1961 NE KUBE…
    U desh nje lufte titanike e enver hoxhes te debonte serbet ne 1948 nga dera dhe ne 1991 i prune nga oxhaku lobi serbo-amerikan.
    Lexo me poshte zoti Demovic te bindesh:

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
    Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
    ****
    Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
    ****

    Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
    ****

    Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
    ****

    Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
    Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…
    pra zoti demovic berisha ishte nje dhender serbie qe na i nguli lobi serb-grek-islamik ne perendim..ku vazhduesi i tij eshte caktuar Ylli ne Qitje i Arvizuse qe megjithese shqiptaret i kane thene jo..nga ana tjeter ju petrovicet dhe ca sekte antishqiptare ne perendim ju ka ngelur ora ne 1941..ku tre fuqite e medha fituese na i futen si dhe sot ne kete kohe te koleres berishiane qe i ka te gjitha pushtetet paralele me te forta se te edi rames qe fiton vetem vota ne leter se fuqine e ka akoma “Kar ta” atllantikut e 1941

    tung demovic !

    Reply to this comment
  18. kush nuk lufton per baraz,i eshte KAFSHE . June 22, 16:32

    S’ka nevoje te tjeresh fjale te teperta . gjithcka varet nga “kthimi i pronave ish pronareve” . kush nuk LUFTON PER T’U ABROGUAR ky ligj, te shpallet kriminel, injorant sadist dhe pjelle e ferrit . HERONJTE, per barazi PRONE, luftuan e duhet te …LUFTOJNE …e jo per ish pronaret (ish KRIMINELET) …

    Reply to this comment
    • kush Toptan e vrau Konomin ? June 22, 19:48

      Dukesh sikur ke dalë nga ndonjë spital i sëmundjeve mendore…
      .
      Nuk ka ngel Toptan apo Karaosman pa i marrë jo vetem tokat e tyre…por kane eleminuar dhe ndonje Skardilajd qe ju prishte pune.Kjo u duk në shkurt 2011 kur avokati i Blendi Toptan Fevziut, iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, me një kërkesë padi, ku kërkonte trashëgiminë për pasurinë dhe pronat e birësuesit të tij, shtetasit Ali Fevzi i njohur edhe si nipi i familjes Toptani. Sipas padisë me nr. 8124 të regjistruar pranë Gjykatës më 15 mars 2011, paditësi Blendi Fevziu kërkonte “lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë testamentare për testaorin Ali Fevzi”.Ali Fevzi njihet edhe si birësuesi i gazetarit Blendi Fevziu, i lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjik Hektor dhe Rezane Bregasi.

      .
      Me një vendim të datës 25 shkurt 2008, gazetari Fevziu ndryshoi të dhënat e aktit të lindjes, pasi, sipas padisë, kanë qenë të pasakta, konkretisht nga vendi i lindjes “Lushnjë” në atë “Tiranë”, padi kjo që u pranua nga togat e zeza. Ndërkohë, referuar dokumentave gjyqësorë, që në vitin 1983, kur Fevziu kishte mbushur 14 vjeç me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

      Historia mes gazetarit dhe një pjese të Toptanasve është e hershme dhe e mbushur me kërkesa gjyqësore vitet e fundit. Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, i cili ishte martuar me Advijen dhe kishte katër fëmijë. Iliazin, Ibrahimin, Niagjarin dhe Ganimeten. Advija u nda nga Refik Bej Toptani dhe u largua në Itali, ndërsa tre fëmijët mbetën nën kujdesin e Refik Bej Toptanit.
      .
      Pak kohë nga ndarja, vrau veten në Vjenë të Austrisë djali Ibrahimi. Tre fëmijët e tjerë u rritën dhe u arsimuan. Refik Bej Toptani e ndau dhe përpjesëtoi pasurinë e bashkëshortes dhe të tijën në katër pjesë, për vete dhe tre fëmijët, pra Iliazin, Ganimeten dhe Niagjarin. Iliazi e shiti pasurinë te dy motrat, Ganimete dhe Niagjar, dhe iku nga Shqipëria për në Itali

      . Pak vite më pas Refik Bej Toptani rimartohet. Me gruan e re, znj. Zybejte, pati dy fëmijë, Petritin dhe Pelazhin. Pelazhi vdiq pa lanë trashëgimtar. Ndërsa, Petriti pati katër fëmijë, Refikun, Ibrahimin, Vivianen dhe Evelinën.Tashmë, pas vdekjes së Pelazhit edhe fëmijët e Ganimetes dhe Niagjar Toptanit kërkojnë pasuri nga Pelazhi, por, trashëgimtarët dhe vetë Refiku, Ibrahimi, Viviana dhe Evelina kërkojnë që fëmijët e Niagjarit dhe Ganimetës të mos përfitojnë pasuri nga vdekja trashëgimia e Pelazhit, pasi pasurinë ata e kishin marrë.Ky kundërshtim mes tyre, ka bërë që avokati i Refikut, Ibrahimit, Vivianës dhe Evelinës t’i drejtohet me një sërë padish civile kundërshtimit të përfitimit të trashëgimisë nga dy motrat dhe trashëgimtarët e tyre, mes tyre edhe gazetari Fevziu.
      .
      Për këtë fakt, gazetari Fevziu është kallëzuar edhe në prokurori, nga avokati i Refik, Ibrahim, Viviana dhe Evelina Toptani të cilët e akuzojnë për “vjedhje me anë të mashtrimit” të pasurisë së tyre.

      . Ka ardhur koha te pyesim

      Kush ‘FEJZI’ ka paguar miliona per egzekutimin nga vrases me pagese te Skardilajt Konomit dhe Isa Cobes ?

      Reply to this comment
      • Kopshtari June 23, 07:42

        Ne Vlore flitet hapur qe djalin e Konomajve e vran per gjyqet e Topzive. Mos e gezofshin jeten ata qe e vran dhe femijet e tyre vrafshin njeritjetrin per pasuri. Nema e Konomajve i ndjekt kemba kembes, se jan njerez qe sbejn kurr keq

        Reply to this comment
  19. demo June 23, 19:55

    Ceshte ky mor?7 gjysher,4 prinde,3 mbiemra.17 pashaporta,3 qytete lindje,4 maternitete,10 mami,10 e kane ngjizur,10 te tjere e kane marre persiper,
    Edhe ne klonimin e majmunit Xhambo kane kontribuar me pak vete.Ky eshte nje monster per record GINES.

    Reply to this comment
  20. e verteta June 24, 13:29

    Ishalla fillo noj luftën dhe ti shikojmë kta shkerdhatat që shajn luftën dhe tallen me dëshmorët e heronjt. Se ne qe luftuam një her pra të parët tanë nuk luftojmë më se nuk do bëhemi objekt tallje e këtyre kurvave që shajn e hedhin balt sot për se dyti . Ti shikojmë kta kurva si do mbrojn atdheun. si të paret e tyre që u bashkuan me pushtuesin . se kta kurva antishqiptar vetëm shajn dhe denigrojn heronjt e kti veni pun legenash pa moral. Por për zot kti vendi i dalin të sharet. Kta pushta vetëm e vjedhin dhe e dhjesin kte vend si të parët e tyre qëmoti.

    Reply to this comment
  21. Besiana June 25, 05:08

    Nese nuk shtiresh, si komentues ne llogore,
    te lendon me kete sinqeritet te shprehjes, E Vertete…

    Po, do te ishte e rende fyerja e atyre qe luftuan per Atdhe.
    Per liri, nuk se eshte gati te luftoje kushdo: duhet te kesh ca liri brenda teje, qe te sjellesh liri per te tjeret!

    Ndaj them, kam frike se ju i/e nderuar E Verteta, nuk arrini te dalloni ate qe ka ndodhur dikur…

    Askush nga ne nuk ka qene atje. Edhe Driteroi qe shkoi ne Mal pa mbushur moshen, dhe nuk i fhane arme por e bene korier!, edhe ai IKU!

    Por ti mos u nxito t’i hedhesh nga ana e Armikut, ata qe e dinin c’ishte komunizmi, perpara se te vinte e ta bente gjemen ne kete vend!

    Le te flasim, te nxjerrim dokumente, te marrim vesh cfare ka ndodhur, te nderojme ata qe dhane jetet, dhe te jemi gati bashke, te presim beteja te tjera…

    Por, me preke si njeri me trishtimin tend prej dyshimtari per te dale ne luftra te tjera…

    S’ka problem edhe nese je shtire si i prekur…
    Ndjesia ka vlere per ne qe besojme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*