Kriminelit të papenduar

Kapo Labi January 21, 2016 13:25

Kriminelit të papenduar

Si e ndien veten sot
Në njëzet e një Janar
O kriminel i papenduar
Për ata katër të vrarë?

Ti dhe treqind do të vrisje
O i zi si kremastar
Një shkak të vogël e prisje
Të veproje mor barbar.

Shkatërrove Shqipërinë
O Juda krye kusar
Mbolle frikën e varfërinë
Tek të varfërit shqiptarë.

Nga Ahmeti e Toptani
Ti ndodhesh në vend të parë
S’të rri larg dhe evlati
Lul hajduti kollovar.

Si nuk t’u mbyll ajo gojë
Leh më shumë se dhjetë zagar
Në fytyrë nuk ke më bojë
Bashkë me hienat që heq zvarrë.

S’ju pëlqen asnjë reformë
Se e dini se ç’ju pret
Ke në krah dhe LSI-në
Bashkë vodhët për tetë vjet.

Nuk e doni drejtësinë
Se ikin vilat e larta
Në çdo banjë nga një pishinë
Bencat e jahtet e gjata.

Kini vjedhur e kini vrarë
Tjetërsuat det e tokë
Keni shpifur e keni sharë
Poshtë e lartë nëpër Evropë.

Po s’firmosët o zagarë
Sovrani do ta vulosë
Ligji do ju marrë zvarrë
Të bindi si bëhesh bos.

Kapo Labi January 21, 2016 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*